Sunday, September 29, 2019

Kujtim STOJKU: NJË IMAZH


Image may contain: Kujtim Stojku Nga hapsirat e errëta të kujtesës,
Shfaqem përmes irritimit të zbehtë të dritës,
Trishtimi bie në të gjitha anët, si mund të heshtësh?
Në kufomat e zogjëve organet këndojnë duke cicëritur.


Pemët nuk hijezojnë më në reflektimet e tyre,
Formën atyre ua jap me penë në krijim,
Kur flasin vesh më vesh pëshpërimat e gjetheve mbledh,
Në kudhërën imagjinare godas me çekan hekurin që ujë të pij.

I mbushur plot me pupla u gjeta në hava,
Rruga nuk gjendet kur është zënë plot me shkurre dhe ferra,
Me ndriçues të gjeja shtëpinë kërkoja,
Torturuar nga ngricat e dimrit që çuditërisht kanë filluar të shkrijnë,
E më pas eci me hapa të mëdhenj nga dielli pamëshirë i inxirë...

Saturday, September 21, 2019

Kujtim STOJKU: HERËN TJETËR



Përmes pyllit të brendshëm diku e ndiej se është shtegu,
Artin e vetëdorëzimit e praktikoj me shakatë e mia,
Ai më qesh me zë të lartë një vështrim duke më hedhur,
Kurse unë përtej të gjitha këtyre mundohesha të shihja.


Mundohesha të depërtoja përmes dendësisë së ajrit,
Që përreth meje ishte mbështjellur,
Sytë e qiellit vështrimin s`ma ndanin,
Pikë – pikë i mblodha lotët që qefinin s`ishin duke qepur.

Në dritën që po ikën nuk e di se çfarë mund të jemi,
Ne s`i ndjejmë plagët që kullojnë në errësirë,
A mund të përmend emra se çfarë jam unë atje?
E di se ecim mbi kohë, hapat i ndiejmë natë e ditë.