Saturday, July 23, 2022

Musa JUPOLLI: Cikli poetik: Dielli është ZOT, retë thyen qafën

 Nuk më pengoj vapa,

Dielli sot shndriti si është më së miri,
Shqipëria është Evropë,
Evropa është Shqipëri,
Me shpresë, dhe pa dyshim,
Motra Dardane do të jetë aty,
"Open Ballkan" theu qafë!

Alfabeti
Diell, Dardani, Mesianë e Dashuri
Linden germat gdhendur në gur
Që të njihet historia dhe emërimi
Për lindje, për ara e pemishte
Pikë, presje, çuditëse, thonjëza
Pikëpyetje, shenja lulishte
Lum’ e bunim, katua, gatua ilirishte
Alfabeti
Diellarbëria në takim me historinë
Fjalët, tha e bukura, nuk shihen
Dielli kërkon shkrim, që të lexohet
Filozofia, kultura dhe ardhja jonë
Zbritur nga një planetë diku më larg
Alfabeti
Lotët nuk fshihen, nuk shlyhen
Kur Dielli lëshon rreze ata veçse
Janë vizatuar në letra të moçme
Memoare të martirizuara ! Linja
Zjarr në shpirtin tim për shkrime
Dardania e kujtimeve, Dielli në dëshmi
Mesiana vend parajsë me gabime
Ku lahen germat dhe dashuria
Që të shkruhet historia
Alfabeti
I yni ndrymë në biblioteka
Mos e zbuloni ardhjen e kësaj gjuhe
Derisa nuk arrijmë nga atje, nga larg
Koha që jetojmë është e vonshme
Jemi të huaj në këtë dhé, e harruam
Jo veç lindjen, po edhe emrin e parë
Zbërthejeni në gjuhën tuaj, emrin Ilirishte
Alfabeti
I yni ka gjenezë emërimi nga Dielli
Foljet e gjuhës sonë kanë notë dashurie
*
Mos u verboni e ta harroni këtë gjuhë
Të zbritur nga qielli, emëruar nga Dielli!
1

Dielli është Zot

Eva nuk u gabua
E dua Diellin
E lexova në librin e shenjtë
Atëherë kur iu drejtuam qiellit
I dua rrezet e Diellit në perëndim
Rrezet e lindjes për romane e poezi
Afron-Dita për dashuri e frymëzim
Me shiun që ujitë lule e bereqete
E dua Diellin në ballin e vashës
Jetë që ushqen zemër e shpirt
E dua Diellin kur shkon për fjetje
Që t’i kemi ëndërrat të ndritshme
E dua Diellin
Lule Dielli, që kthejnë kokën
Për falënderim me buzëqeshje
Me aq dashuri, me aq përkushtim
E dua Dielli që shndritë gjithësinë
Është i vetmi besim pa mëkate
Sikur njerëzimi ti falej Diellit
Nuk do të kishte përçarje të besimeve
Nuk do të kishte urrejtje në ngjyra
Të gjithë do të besonim në një ZOT
Liria do të ndërronte emër
Do të quhej DASHURI
Eva nuk u gabua
Ishte mollë e pa pjekur
Adami nuk u pendua
Ishte i Ri mbushur DASHURI !


Emrin LIRI ...
Emrin LIRI e mbanim të fshehtë,
E mbanim nën këmishë, në gjoks pranë zemrës,
Kur ndihej rreziku me filozofinë e prindërve,
E mbillnim në kopshte (bahçe), mbi to,
Kultivohej domate, tranguj e patate,
Po edhe Lahuta e Malcis’ endej,
Dorë me dorë nga qytete në katunde,
Kur ndihej rreziku edhe atë e mbillnim,
Mbi te grurë e misërnike, ruhej si sytë e ballit,
Natën e nxirrnim, e lexonim me zë të ultë!
Emrin LIRI e shkruanim edhe në dhé,
Kur kalonte “milicia” e fshinim,
Me delikates që mos të lëndohej!
Emrin LIRI e shihnim në ëndërr,
Kur zgjoheshim , koha e donte që
Ëndërrat mos të tregohen!
Emrin LIRI e kishim për jetë dhe vdekje,
Lirinë për lindje të reja,
Vdekjen që të vdesim të lirë!
*
LIRIA erdhi në përkëdhelje të shekullit,
Viti 1999 u gdhend me shkronja ari,
VEÇSE
Ëndërrat e natës ishin të ndaluara,
Po të bukura sa s’ka më,
Ëndërrat e ditës qenkan të dhimbshme !!!!
Dhe, më nuk flitet as për LIRI
As për 1999-tën e shekullit të Dardanisë!


Llapi e Shkodra i shkruajnë letër Evropës

Evropë e gjuhës sime
Si dallgore më rrahu zemra ime
N’ krah të Shqiponjës zbrita me t’pa
Moj e bukura sy ngjyrë deti
Pesë gjuhë të shenjta në mësim
N’ shqipe t ‘zgjodha Evropë t ‘emërova
Parisi foli shekuj më vonë
T ‘faleminderit për këtë emër
Aq të bukur që ma ke dhënë
*
Evropë, ti më je trupi, dhe ngjyra e zërit tonë
Në hapat e tu të ngadalshëm, me je shije e jetës
Bija jote shqiptare të mbanë në gjen të ngrohtë
Gjuhë Pellazge-Ilire, ngjyra të bukura shpirti
E quajmë Vashë e bukur, sy shqiponje
*
Evropë, gabimet nuk janë mëkate, janë plagë
Sy verbuar nga kjo bukuri, ti me je bërë hileqare
E pe me sy, jo veç hilen, po edhe helmin n ‘hardhi
Sot e asaj dite emri yt nuk ka të ndarë nga emri ynë
N’odat tona të ftuam për kuvendime! Eh odat tona
Nga Ode pellazge për shkrime, pyete Homerin tonë
*
Evropë
Merrma shpirtin, po shkruama Testamentin
Hapi letrat e mbyllura, lexoi me zë të lartë
Ky popull me kulturë të lashtë, na e dha emrin
Nga aty do të jesh e hyjnueshme! Ne gabimet i falim
Po thuaje para se t’ ma marrësh shpirtin mu si Krishtit
Nga ky popull kemi besimin dhe gjenezën tonë
*
Evropë
Kur flet Llapi e flet Shkodra, flet e tërë Shqipëria


Evropa dhe Dardania
Dritare pa dritë

Qiellin ia felem otomanit
Nuk e di pse aty është ngrirë Adem Jashari
Dritën ia falem otomanit
Nuk e kuptoj
Pse aty i ra terri I. Rugovës
Dheun e Dardanisë ia falem otomanit
Nuk e kuptoj pse iu ngri pushka Zahir Pajazitit
Mbi eshtrat e Dardanisë kulte otomani
Nuk e di pse nuk i fshihet emri Ulpianës
Kjo parajsë e 7 cop’ Shqipërive
Që ia mbyllem derën vetës
Në zemër të Evropës !


Oj Shqiponja e maleve tona,
Ne bijtë Tu me shpirt lirie,
Në kërkim të historisë.
Për atë ditë që t' fali jeta ,
N' ato burime ujë ku ke pi ,
N’ fusha e n’ male me lisa,
E dashur n’ tokë e n’ qiell,
Për atë dritë Dielli,
N' besim tënd jemi lidhë!
Gjuhë pellazge, gjuhë shqipe,
Fjalë e lirë nga Iliria ,
Ëmbëltore n' germa t’ mia,
Nuk lash vend pa e thënë:
N’ freski të Valbonës,
Në rrjedhë të Drinit,
Në liqe të Shkodrës,
N’ Ohër e në Pogradec,
N’ atë Mirushën e Dardanisë,
Ku lahen Zanat e malit,
Në Mesianën e Konstandinit,
N’ Lezhë e n’ Krujë të Gjergjit,
N’ Apolloni e në Syri i Kaltër,
Ulqin, Shkup e Çamëri,
Dallgët e shpirtit tim thanë:
Shqipëria është Parajsë
Oj Shqiponja e vajtjeve t’ mia
Po me dukesh pak sa e vetmuar,
Kur unë mora udhët e jetës,
Ti lotin e derdhe
Unë me vete mora vetëm fjalën,
Berlin, Vjenë, Londër, Parisi më tha:
Salamanka, Oxfordi, Vatikani e Sorbona,
Librin tënd e kanë, aty fjala ka kuptim,
Që të lexohet emri yt, emri shqiptar,
Kur u thash emri im është i ndaluar,
Më thanë: Mos ke dert,
Në libra të shenjta është i shkruar
Është e juaja ta deshifroni
Historinë tuaj!


Mollë sherri: “Viza e Ballkan i hapur”
L'Albanie
"Voix d'Encre"
Mon Albanie,
qui t'accable ?
Mon Albanie,
qui t'a fait tomber, baignant ton visage de larme ?
Ne pleure pas, Albanie ?
Reprends-toi, mon enfant.
Ne pleure pas, belle Albanie,
regarde tes filles broder,
broder l'emblème de l'unité,
ouvrant la voie de retour.
Mollë e pa pjekur ra në apetit të politikës shqiptare !
Nuk duam viza, as Ballkan të hapur, i kemi do punë më të ngutshme.
Mollë sherri me gjemba na është mbjellë n ‘oborrin e mbretërisë sonë : otomani, serbi e greku, plagë që duhet t’i shërojmë !
U lodha duke dëgjuar se jemi « popull i vogël », jemi Evropë me një Shqipëri as të vogël, as të madhe, jemi aq sa jemi, gjuhë e kulturë arbërore, e lashtë pak më shumë se e tërë Evropa !
Po i kemi do punë pak më të ngutshme, kur ne të bëhemi bashkë Evropa do të na ftoi në tryezë të parë !
E kemi Vlorën në pikë të botës, çelës të diplomacisë, Evropë, Afrikë e më larg për këmbim të ekonomisë, paqes dhe lirisë !
Ky shekull nuk e pranon « myhyrin » e otomanit në trojet e Arbrit, nuk e pranon dredhinë e serbit, grekut e të askujt në dëme të shqiptarisë !
I kemi do punë tejet të ngutshme :
Shkollim, punësim e shëndetësi për një një t ‘ardhme të ndritshme !
Me një fjalë, kulturë e diplomaci me një gjuhë, dhe nuk guxojmë t’i akuzojmë të tjerët nëse nuk ulemi e të flasim me një gjuhë, Evropa nuk është armiku ynë!
Nuk jemi popull as i vogël, as i madhe, jemi sa jemi, jemi Shqipëri, pjesa më vitale e Evropës, të gjithë e dinë, e jona ta dëshmojmë me punë dhe të flasim me një gjuhë!


I verbër jam, jam n’ udhëtim

Mos më kërkoni atje ku zërat e mekur,
Frikësojnë edhe zogjtë e malit,
Me atë gjuhë të shpatës,
Ku edhe emrin ma ndërruan,
Mos më dilni para se:
Penë e letër e kam gjakun dhe trupin tim!
Peng me është shpirti im, verbuar jam,
Dita më është bërë natë, e nata nuk më flet,
Nga lisi në lis koka ime,
600 vjet me plagë!
Jam n’ udhëtim, vetmia më mbyti,
Nuk gjej libër për lexim,
Veç një këngë e moçme më mbanë shpirtin tim,
Unë kalorësi dikur, tash këmbët nuk më mbajnë,
Hartën e Atdheut më nuk e shoh, i humbur jam!
Kërkoj barkën time mes tokës dhe qiellit,
Pres Diellin për shërim,
Një Zanë me një gjuhë t’ ëmbël më erdh në takim,
Me një roman që t ‘m’i shëroj plagët për udhëtim,
Loti që më rrodhi preku buzët ta them një fjalë,
Ma thuaj emrin, ç’ thotë historia jonë, kush jam?
Nuk të njoh më tha, veçse në trupin tënd lexohet:
MA GJENI ATDHEUN TIM

Të vdekurit varrosin të vdekurit
(Epitaf për vdekje të reja)
Rrezet e Diellit pikojnë lot dhimbjeje,
Nga një kometë që ra mbi dheun tim,
Ylli i Dardanisë u vra pas gjashtëqind vjetëve,
N ‘udhëtim me eshtra të thyer, koka dyshe.

(Epitaf dardaneje)
E ime Ëmë, pse me linde në kohë të ligë,
Ku emri dhe fjala më është zënë peng,
Ku mbi eshtrat e t ‘parëve të mi ngritët,
Pallati i haremeve për vdekje të reja.
Nuk dua ta ndjej edhe njëherë gjëmën,
Peshën mbi trupin tim, ende foshnje jam,
Syri im është i ri, ende nuk di të dashurojë,
Eshtrat i kam të njomë, vdes me plagë,
Varrosjen e kam të gjallë, nuk e duroj dot,
Vetëm të varrosurit mund të më varrojnë!
Gjaku më ra në sy,
Fjala mu tha!


Dardani
10 - 12 Qershor 1999
A ka klarinetë t ‘mi përcjell vargjet
Me dashurinë që kam për Ty
Apo edhe në fletë gjetheje
Notat e të rrahurave të zemrës sime
Në largësi mërgimtari me lot si shiu
Me netët pa gjumë, për tokën e flakshme
Arbëroren e legjendave shekullore
Me pamje nga Dielli, ku lahen zanat e malit
Dardani
Për herë të parë në histori të veshëm me fustan lirie
Duke ta mbuluar gjoksin e gjakshëm
Me rrobën e ruajtur në arkën e ndaluar
Dhjetëmiloin shqipe krushq lirie
Dardani
Mesiana, Dukagjin me zë Rugove, Malësi e Çamëri
E tërë Shqipëria, bukë katua e ujë kroi
Mollë e humë nga katërgjushja ime
Për Ty
T' më vishesh me të qëndismën e Arbërisë
Dardani nuse më e bukura e Ilirisë !
*
Nata që pret zbardhjen e zemrave shqiptare

AUTOPORTRET
SHQIPËRI & DARDANI
Po ta bënte Shqipëria autoportretin e saj
Një vepër poetike vizatuar me poezi
Do të ishte me mijëra e mijëra dritare
Me një portë që do ta thërrisnim PARAJSË
Po ta bënte Dardania autoportretin e saj
Një vepër poetike, gdhendur në shpirt
Do të ishte me mijëra e mijëra dritare
Me një portë të Bashkimit kombëtar
Po...në këto dy portrete do të ishin tok
Çamëri, Shkup e Preshevë me një emër
Një besim, dhe do të quheshim
Siç më tha Ulqini, siç më foli Llapi
Me një fjalë Dukagjin e Arbëni e Vogël
Tomori e tha:
Seç më dogji malli për atë Rugovë
Me NJË FLAMUR Prizren-Vlorë