Here pas here, kësaj radhe, do të merremi edhe me shprehje, frazeologjizma apo thënie që kanë vlerën e një proverbi, fjale të urtë apo aforizmi. Dhe me shprehje që kanë përdorim të gjerë në jetën e përditshme, apo në literaturë.
1.
Kësaj radhe, le ta hedhim një vështrim mbi shprehjen “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara”, të cilën e dëgjojmë shpesh në ligjërimet e përditshme apo në literaturë.
Fraza, si e tillë, pothuajse haset në tël gjitha gjuhët që fliten në Europë e në Lindje. Përdoret edhe në gjuhën shqipe. Rëndom, fraza përdoret nga ai që e bën një veprim a mendim, duke u ballafaquar me kundërshtarin, i cili e përbuz, e nënçmon apo nuk e pranon. Njeriu i tillë (veprues, mendimtar, krijues etj), sipas fjalorëve frazeologjikë, e shqipton këtë frazë, duke shfaqur ndaj kundërshtarit injorimin: që qëndrimi i tij a mendimi i tij fare nuk vlejnë; që kësisoj, ai e lartëson vetveten. Vlerësohet që thënia e tillë ka të bëjë me përplasjet e opinioneve, qëndrimeve, mendimeve të kundërta. Në "Random House Dictionary of Popular Proverbs and Sayings" të Gregory Y. Titelman, thuhet që kjo thënie haset që nga Lindja e Mesme e deri në Indi, me domethënien: "Historia (ose progresi) lëviz përpara, pa marrë parasysh kritikat që mund t'i tërheqë mbi veten." Ndryshe, Fjalori i tillë e komenton këtë si proverb: Njerëzit mund të bëjnë bujë, por kjo nuk do ta ndryshojë situatën."
Nuk shtegtojnë vetëm karvanët e tregtarëve e të mallrave, por edhe ato të ideve, proverbave dhe anekdotave. Edhe proverbat shtegtojnë nga një rajon në tjetrin, nga një komb te tjetri, nga një kontinent në kontinentin tjetër.
Prandaj edhe historia e këtij termi ka të bëjë me karvanët që udhëtonin nëpër shkretëtirë të Lindjes së Mesme e tutje; karvani i deveve apo i kafshëve të tjera bartëse, ecën ngadalë, qentë lehin ndaj karvanit, por kjo lehje nuk mjafton për ta ndaluar arritjen e karvanit te caku iku duhet të arrijnë. Origjina e shprehjes mund të vijë nga Lindja e Mesme. Ndërsa fjala vjen prej frëngjishtes CARAVANE (ng shk XV) ,dhe prej persishtes kārwān.
Kurse Karvansaria është vendi ku pushojnë karvanët gjatë udhëtimit. Te nocionet e botës teknologjike, përdoret ngjashëm termi KONVOJ (i aeroplanëve, anijeve etj), fjalë që erdhi nga latinishtja, e bartur te frëngjishtja, me kuptimin: bart, bartje.

2.
Fjalori i shqipes, e jep shpjegimin frazeologjik për foljen LEH te fjala e urtë e shqipes: "Qeni që leh nuk të ha (nuk të kafshon) fj.u. ai që të kanoset me fjalë të shumta nuk ka fuqi të të dëmtojë, mos ki frikë nga ai që ka shumë fjalë." Ndërsa për shprehjen "Qentë le të lehin, karvani shkon përpara", Fjalori i shqipes thotë: "armiqtë le të flasin e të shpifin sa të duan, ne s'bëhemi merak, por punojmë e përparojmë." Fjalori i shqipes e jep kështu shpjegimin për fjalën KARVAN: "1. Varg i madh kafshësh, të ngarkuara me plaçka ose me ushqime e të shoqëruara nga qiraxhinj, që bëjnë udhëtime të largëta (në vende ku mungojnë rrugët automobilistike)", GJITHASHTU DHE ME KUPTIMET TJERA E PËRSORIMET FRAZEOLOGJIKE: varg njerëzish, kafshësh ose automjetesh që udhëtojnë bashkë ose lëvizin në të njëjtin drejtim, me shorehejt shpesh frazeologjike: Karvani i dasmorëve, Karvan patash, Karvan anijesh, Një karvan fëmijë, Një karvan plaçka etj.
Porse semantema QEN ka përdorim të gjerë kuptimor si mishërim i të keqes, ë sharje, fyerje e përbuzje për njeriun e pabesë dhe shumë të ulët, pabesinë, për tiparet e ligësisë, ku besnikëria e tij venitet si shërbëtor ndaj padronit.

3.
Mbi këtë frazë ndërtohen edhe vargje poezish, thuren e dhe fraza të tjera, si mbitekste, si vepron, bie fjala, shkrimtari turk Mehmet Murat: "Qentë le të lehin, ujqit le të ulërojnë, vetëtimat le të shkreptijnë, gjelat le t'u bien borive, ti vazhdo pupën tënde."
Kur mendon me kokën tënde, në jetë krijon një kryevepër,
dhe me vullnetin tënd vendos si ta do zemra,
Atëherë di si të mbrohesh nga rrethinë e egër,
dhe të jesh vetvetja, jo si ndonjë ishull pa emër.
Më tutje, shprehja mund të na drejtojë kah caqet tjera të meditimi e veprimit. Shopenhauer këshillon:“Gjysma e shqetësimeve dhe anktheve tona, rrjedh vetëm nga meraku që kemi se ç’thonë të tjerët për ne… duhet ta heqim këtë gjemb nga mishi…”

0 comments:
Post a Comment