Monday, April 15, 2019

Mentor Thaçi: ATDHETAR O BURRË I DHEUT


Image may contain: 1 person, eyeglasses(Artistit Agim Gashi, nderim postmortum)
E kam njohur një njeri,
që i thonin Agim Gashi,
pushtim shpirti kanga e tij,
e fortë guri, e butë mëndafshi!
Bariton n´solo këndim,
dhe rapsod i madh me vlerë,
ky artist i Kombit tim,
i la Shqipnisë emën dhe nderë!
Jem nderue e jemi dashtë,
kjemë vllazni etnie dikur,
donte trojet t´i lidhim bashkë,
t´iu bëhemi rrugë, t´iu bëhemi urë!
Pasuri s´deshte as bane,
atdhetar o Burrë i Dheut,
pasuri le veprën tande,
që nderë e vlerë i falë Atdheut!
Në k´të jetë t´shkurtër o v´lla,
sall kujtimet e veprat mbesin,
asgjë tjetër vlerë nuk ka,
se sa kur shekujt s´i tresin!
Merre ngryk President Rugovën,
që aq shumë o burrë e deshte,
iu këndove dhe i nderove,
Ali Podrimen e Anton Çetten!
Merr uraten nga Nënë Tereza,
ashtë Shëntore kjo Nanë Bote,
vargjet tua dhuratë për breza,
që ia kushtoj vet dora jote!
Përqafoje fort Ninelin,
ta shkrumboi zemrën për s´gjalli,
dhimbja e tij një çerek shekulli,
të pushtoi si sëmundja e malli!
Tash të erdh edhe NanaLoke,
merre ngryk e çmallu me të,
edhe Gëzim Uruçin, vëlla Shkodre,
xha Dilaverin nga Fterra, bre!
A e morre sharkinë me veti,
se pa të s´mund t´rrish´ o v´lla?
Kanga jote është tallas deti,
sa për t´qeshë, këndu dhe kja!
Lamtumirë o Agim Gashi,
lamtumirë të tha Shqipnia,
edhe të ligjët o burrë, prej tashi,
janë dorëzu, s´t´humbi lavdia!
...

Sunday, April 14, 2019

Sinan Kërpaçi: Cikël Poetik

Image may contain: 1 person, sitting, sunglasses and outdoorAR
Gishti im ka kohe
qe mban nje unaze floriri,
por jo aq kohe
sa pellemba ime
peshon dashuri.
Arin e dores se majte
ia kaloj pa medyshje
edhe te djathtes
kur eshte fjala per Ty.
Dhjete gishta
ngarkohen me ar,
dhjete gishta
kerkojne duart e
te behen fjale
perkedhelie
kur zeme “lojen”.

Më fal!
Vëllezërit e mi fshatarë në qytetin e madh
thonë “Më fal!” si të zënë në faj;
lanë pas një kodër, një qafë, një mal:
u bënë dy duar që mbajnë një “Më fal!”
Mbajnë një “Më fal!” dhe filxhanin e kafesë
pesëqind lekë me listë, 500 lekë!
Dy duar të lidhura sa më takuan,
dy duar të shpërfillura sa më përqafuan,
dy duar që nuk harrojnë të thonë “Më fal!”.
Edhe sot u përplas një me mua në trotuar:
dy duar më përqafuan, në supe më ranë
duar që s’harruan të thonë “Më fal!”
pa qenë në faj.


DËSHIRË BURRI
Shumë femra të bukura sot bënë sikur nuk më panë
në çastin që ua pashë me cep të syrit pasqyrën:
thua nuk deshën të ma tregonin mua, por vetes fytyrën?!
Qëndrova gjatë mbi gjemba duke i parë nga cepi si i strukur
e megjithë vuajtjen e vetmisë s`ua kurseva fjalën “e bukur”.
E thashë sa e dëgjoi edhe rruga lutjen për tek e puthura.
I ndesha në çastin që s`ishte për mua fatlum,
i ndesha në rrugë nëpër minuta mosmirënjohëset e lumtura
në këmbënguljen si mushkë për t`u dukur të bukura.
Shtohen femrat që nxjerrin pasqyrat e vockëla në rrugë,
shtohet, bëhet alfabet, ngrihet në qiell si e lutur:
bëhu e puthur gjigante, o dëshirë burri, bëhu e puthur!


AVIONI I JOLES

Unë dhe Jola jemi bashkë në planetin Tokë
me dëshirën për të zbuluar planete të tjerë:
ajo përkulur mbi biletat e fluturimeve si ujëvarë,
unë duke iu gëzuar si përherë.
Rrahjet e zemrës – aritmetika që numëron
ditët e qëndrimit tim larg saj në Azi
dhe orët pa fund në avion.
Hapësira ime ka përmasat e qiellit në pesë kontinente,
s`ka korridore fikse në aeroporte për avionin e Jolës.
Dal qiell më qiell dhe i flas:
avionit tënd i kam dhënë krahët e zogjve dhe të mitë
t`u ngjitesh qiejve pa kufizimin e kohës,
avioni juaj të fluturojë pa masë,
të jetë satelit në rrotullim rreth Tokës.
Me biletat e avionëve përpara sikur kërkon të thotë:
babi im, plot një vit nuk ka qenë në shtëpi.
Unë, jo sikur, por dal qiell më qiell dhe i përgjigjem fort:
më kanë munguar muret e kësaj ngrehine, por jo ti.