Tuesday, January 31, 2017

Mentor Thaçi - DJALLËZISHT


një ditë, thanë
se vranë Satan´ë,
sall të djallëzuarët e qanë
u krekosen ca të mjerë,
paskësh qenë "mbret me vlerë"
vetngushëllimi n´rend t´parë,
paskësh lënë trashëgimtarë
dikur, sall me një Satanë,
tevona, satanizmi pushtoi dynjanë
heu, mallkimi i vërshoftë, i marrtë ...
s´ka gomar që ua çon barrtë

Prend Buzhala - FJALA, AKT I LINDJES


(Ese lirik: nga një sinopsis për Lutje për ta pajisur komunikimin), 30

Përse e lë fjalën të kalbet në zemër?
Përse Fjalën Më të Bukur, Më të Shenjtën Fjalë, e mbyll, brenda vetes?
1.
E di mirë që Fjala, kur të ka hyrë në zemër, ajo t'i ka vënë në lëvizje të gjitha fuqitë e shpirtit e të mendjes brenda qenies sate.
E tash, vetëm dëgjon?
E, vetëm shikon?
Kah të fluturuan fjalët me vlerë?
Kujdes, po e heshte Fjalën, e heshte të vërtetën për vetveten, sepse brenda Fjalës je ti, qenia jote. E vërteta jote.
U tha: Në fillim ishte Fjala.
Tashmë e lexuar kjo.
U tha:
Ta shqiptosh Fjalën, ke bërë aktin e lindjes. Aktin e Lindjes së Të Vërtetës.
Dhe, po e dhunove Fjalën, ke bërë aktin tjetër, vrasjen e një lindjeje.
Dështimin...
2.
Dhe ajo i drejtohet secilit, si hir i perëndishëm. Te Fjala e Shqiptuar perëndishëm, ti e ke dinjitetin tënd. Rreth vetes ke shumë miq e të afërm, të njohur e të panjohur. Te secila fjalë ke emra të njerëzve që i do, ke emrin e Atdheut Tënd e të Kombit tënd. Të Historisë Sate e të Shpirtit Tënd. Të Dijes e të Artit.
E po, po qe se e lë të heshtur Atë Fjalë, dije, do të humbësh shumëçka: humb emrat, humb miqtë, humb botën përreth. Humb edhe shikimin. Pa Fjalën gjërat mjegullohen, bëhen të paqarta, kuvendimi yt bëhet belbacak, që nuk e lidh si duhet një fjalë me tjetrën, një mendim lihet përgjysmë. Asnjë shenjë nuk mund të lexohet. Asnjë udhëzim nuk vlen, humbin kuptimet e tyre.
Pa Fjalën ti mbetesh i vetmuar.
Prandaj, bëju ti Zëdhënës i Fjalës. Ashtu e pasuron brendinë e shpirtit tënd.

Sinan Kërpaçi - GJITHMONË GJENDET NJË VEND PËR TY


Anne Campbell Gjendet gjithmonë vendi për ty në zemrën time Pa qenë nevoja kurrë të jesh i ftuar. Me ty kam për ta ndarë dhe një thërrime Dhe e di që do jesh shumë i gëzuar. Gjendet gjithmonë vendi yt pranë zjarrit tim Dhe nëse prushi bëhet thëngjill a hi, Dëshira dhe gëzimi janë të dy në zgjim Dhe miku i kujtimeve je ti. Gjendet gjithmonë vendi për ty në krahun tim, Do ndodhë dhe kur të jesh në kujtime emër, Do përjetoj e vetme çastin më intim Gjithmonë me një vend për ty në zemër. Shqipëroi Sinan Kërpaçi, Janar 2017, Bar “MATEO”


Chat Conversation End

Friday, January 27, 2017

Namik Selmani - Kështu jam unë

Kështu jam unë
nuk dua të bëhem kurrë kameleon pa ngjyrë
Kështu jam unë
në çdo shtegtim në tokë eci bash si hyjnesha
Askënd nuk qëlloj me gurë
e nuk e pështyj në fytyrë
e nuk trembem
nga prangat e ndryshkura e nga gjembat në ferra.
E dua botën
si këngë që këndohet pafund ditëve dhe netëve
e dua botën
në krah të zotit e jo të harbutëve të përjetshëm
O, sa keq!
Një ditë ata kameleonë të japin buzëqeshje
e një ditë
të ngulin thikën pas shpinë si Jago pas perdes

Charles Bukowski - Brenga e një manushaqeje të heshtur




Brenga e një manushaqeje të heshtur s’është për mua.
Une e di se shumë pleq tani kanë oren e çajit,
Kurse më parë shijonin grumësitë erë ndyra të Trockit.
Gota e vogël me wisky qëndron nën dritën elektrike.
Ja kjo është e gjitha
Miza fluturimin ndal mbi dorën time.
Ska gjë kjo është vetëm një dorë.
Por i prokupuar jam nga pamundësia e të qenit njeri.
Nuk mundem.Në Grejp Fruit shoh bombën atomike.
Pema ime mi fekondon eshtrat e përlotura.
Çfarë thua ?Miza!
Miza ec e jakë bën nën diellE veshur me të linjta.
Tregon kofshët.Vaginën tregon.
Trendafilet rozë rriten si fashistët.
Në gojë si tatuazh me është ngjitur miza
E cila rugëve të Parisit mban doreza heminguejane.
Dehem kur duhet të fle dhe fle kur duhet të dehem,
Asnjëherë nuk vendosa dot me veten rregull.
Të isha me i mençur
Më shumë ide do të kisha.
Miza m'u largua.
Në llogarinë time hodhi harxhimet e telegramit
Moj mizë,nëse dëshiron të kthehesh sërish .
Mizat janë me të këqia se gratë
Miza eshte e tillë që shumë herë
Ia ka hapur sytë hënës.
Më e poshtër se Miki Mausti apo Çarl Çaplini.
Gërvishti batanijen që mbaja mbi kokë
Shetit lart e poshtë nën dritën e verdhë
Si të vishte çorapet deri në gju.
Leviz për të gjetur pushkën lodër
Kruajtësen e dhëmbëve,apo një kockë akulli.
Bajgë!Papritur milingonat fillojnë ulerimën.
Pas koke,në qafë milingona…
Do te doja dikush të ma lëpinte por
Kur?Kush?Dreqi e di se kush dhe kur.

Prend Buzhala - MEA CULPA A KËRKIMFALJA SI VLERË CIVILIZUESE

(Çaste ri-shkrimi), 22
1.
Cvilizimi europerëndimor (e biblik) e përjeton dhe e shfaq MEA CULPA-n e vet në secilën kohë. Madje këtë kërkimfalje e praktikojnë edhe shtetet që kanë bërë gjenocid (si Gjermania kundër hebrenjve etj,).
Dihet se krejt shtetet evropiane kanë bërë këso KËRKIMFALJESH njëra-tjetrës, (madje kështu po veprojnë edhe shtetet sllave në Ballkan, duke i kërkuar falje njëra-tjetrës për luftërat e shkaktuara), por në raport me Kosovën të vetmet shtete që nuk veprojnë kështu, janë ish Perandoria otomane (e trashëguar nga Turqia e sotme) e Serbia që ende nuk e kanë bërë... Kur Franca kërkoi nga Turqia që ta bëjë këtë në raport ne armenët, dihet se si u soll Turqia...
2.
Shteti (a njeriu, a cilado bashkësi qoftë) që e paraqet njëherë këtë MEA CULPA dhe nuk e përsërit më KRIMIN,MËKATIN etj, atëherë të tjerët e kanë obligim etik, njerëzor, kombëtar e universal (e në daç edhe religjioz) që më të mos merren me atë problematikë (me to merren gjyqet etj)... por ta pasurojnë kthesën (shoqërore a njerëzore) me vlera të reja, me një FILLIM TË RI, ringjallës...
Kam pasur rast të lexoj, kur ndër ne një person i rëndësishëm e bëri këtë kërkim-falje, edhe më të egra ishin shfaqjet histerike pas kësaj kërkimfaljeje... Të tillët vetëm sa e dyfishojnë MËKATIN e GABIMIN e atyre që e theksojnë me akuzat që ashtu e kështu paraqiten shumëfish më të egra se kërkimfalja... dmth shkojnë përtej secilit postulat modern civilizues europerëndimor ... dhe krejt gjykimet e opinionet mund të ndërtohen vetëm në situatën pas kësaj MEA CULPA...
3.
As Gjermania, as Italia e as Franca kurrë nuk kanë qenë si Serbia, Rusia apo Turqia, me sjelljet e tyre. Ato shtete europerëndimore, që të gjitha, e kanë përjetuar një MEA CULPA (kërkim-faljen, për fajin e tyre të bërë), kurse Serbia në raport me ne, nuk e ka bërë këtë gjë! Këtë MEA CULPA, vendet evropiane (dhe Vatikani) e kanë bërë edhe për kohën e Mesjetës dhe të Inkvizicionit.
Kurrë nga vendet e Lindjes (Rusi, Turqi etj), nuk ka ndodhë kjo MEA CULPA! Kërkim-falja! Nuk qenka në thelbin e civilizimit të tyre kërkim-falja për krimet dhe pushtimet, për egërsinë e dhunës e të gjenocidit të ushtruar. Sepse në mendësinë e tyre ende bëjnë çerdhe politikat antidemokratike e ideologjitë e shfarosjes.
Kjo MEA CULPA i çliron nga barra e së kaluarës popujt, ua hap shtigjet dhe perspektivat për progres, liri, demokraci, paqe dhe zhvillim. Në të kundërtën, pa këtë KËRKIM-FALJE, këto shtigje të së ardhmes mbyllen...
A duhet shqiptarët ta ndjekin shembullin e këtyre shteteve të Lindjes, apo ta braktisin këtë trashëgimi e këtë mendësi? Pikërisht pse kanë këso mendësie, këto shtete mbollën ndër ne përçarjen dhe regresin historik.
Populli ynë askujt nuk i ka hipur në qafë. Nuk ia ka rrëmbyer lirinë askujt.
Në fund, le të përsëritet edhe një thënie e tillë postulative civiluzuese: "Të gabosh është njerëzore, por të qëndrosh në gabim është djallëzore"!

Thursday, January 26, 2017

Sergej Esenin - Letër nga nëna


Perse të flas, 
E ç'të mendoj gjë tjetër, 
Ç'të shkruaj, 
E ç'të them në varg? 
Mbi tryezën e mërzitur 
Kam një letër, 
Që nena ime 
Ma dergon nga larg. 

Ajo më shkruan: 
"Bëj si bëj, o bir, 
Dhe eja në shtëpi 
Per kërshëndella; 
Po mos harro, 
Nje shall për mua bli 
Për plakun 
Bli poture me tegela. 

Shafran në zemer kam,Që je poet, 
Që zure mik e shok një nam të rëndë; 
Per mua plakën fare s'ishte keq, 
Sikur të ktheje arat me parmendë. 

U plaka 
Dhe në gjunjet skam fuqi, 
Po ti sikur mos braktisje strehët, 
Tani do të kisha nuse 
në shtepi 
Dhe do përkundja 
Nipin tim në prehër. 

Po ti femijët 
nëpër botë i dhe, 
Ia fale tjetrit gruan mirë e mirë, 
Dhe mbete 
Pa familje, pa fole 
Në pellgun e mejhanes së pështire. 

Po ç'pate, ç'pate bir, 
pëllumbi im? 
Ti ishe kaq i brishtë 
E kaq pa fjalë; 
Dhe bota thoshte plot me përgjërim: 
Ky Sandër Esenini 
Paska djale! 

Po shpresa jonë vate 
Doli bosh, 
Na hidhëroi zhgënjimi shpirtin shumë 
Yt atë e kishte mjaft gabim kur thosh: 
Poetëve u derdhet parja lumë! 

Sado të marrësh, 
Në shtëpi s'dërgon, 
Këtë e di, 
Prandaj po flas kaq hidhur. 
Poetëve paraja s'u qëndron, 
Se janë xhepashpuar,qesezgjidhur. 

Shafran në zemër kam 
Që je poet 
Që zure mik e shok një nam të rënde; 
për mua plakën fare s'ishte keq 
Sikur të ktheje arat 
Me parmendë. 

Tani pa kuaj jemi 
E pa plëng! 
Sikur mos humbje rrugëve të qytetit, 
Ketu në fshat,o bir, ti kishe mend 
Të beheshe kryetar komiteti. 

Dhe ne do mbroheshim 
E s'do na merrnin ters, 
Dhe ti s'do bridhje i mërzitur vonë; 
E bëja gruan tënde të endte lesh, 
Të kishte paqe pleqeria jonë". 

................................... 

Une letrën hap 
Dhe mendtë i kam ujem; 
Mos vallë e humba daljen nëpër shtigje? 
Por ç'ka mendoj 
Më vonë do t'ju them 
Kur nënës sime 
Shpejt t'i kthej pergjigje. 

Namik Selmani - Udhetimi i poetit




Po vija nga malet e thinjur, i lodhur, i uritur
Ç’të vija më parë në Sofrën e begatë të fjalës?
Të heshtja si vuv a të flisja për ditën e pritur?
A të nisesha sërish në krahë të pulëbardhës?
Unë vija nga detet me shijen e kripës në buzë
Mes gjuhës së sirenave kisha mësuar mistere
Një patericë e drunjtë kish mbetur si relikë në ujë
E leksioni i dashurisë kishte humbur mes fletëve
Mes çarçafëve mjegullorë shikoja ylbere
Që shfaqeshin në ëndërr si flaka e zjarrit
Isha bërë Mbret i Dritës pas një nate që tretet
Në duar kisha Mollën e kafshuar të Adamit.
Po Eva, Eva ku është, që mes qiejve të rrëfejë mëkate
A kishin mbetur më mollë në degëzën e tharë?
Unë vija nga malet mbi kalë si Kostandin balade.
A si një Sfinks që rilindja mes orteqeve të bardhë.
Vija nga arena me ofshama klithëse gladiatorësh.
Në heshtjen e drurëve urithët plugonin brazda.
Thinjat më ndërroheshin me kaçurrela diku, mes shqote
Në rrëfimet e pathëna si pengje, në fletët e bardha.
Po vija si detar i palodhur që ecën në jelet e dallgëve
Po faret e detit ishin fikur të tërë te Bregu
Litarët e shiut bënin brazda pikëlore në faqe
E porta e lesës së drunjtë ishte mbyllur te shtegu.
Po vija… Po shkoja.. Në udhëtim….
o .

Prend Buzhala - MENDIMI I HAPUR THYEN TIRANINË E VETËMBYLLJES

(Çaste eseistike, rishkrime nga viti 2013)), 20
Kosovën e izoluar e vret indiferenca e sotme e qarqeve europerëndimore, njësoj si ndodhte para luftës (për qarqet aziatike as të mos flasim se si interesohen për ne).
Ndërgjegjësimi ndodhi më vonë...
1.
Edhe sot kjo ndodh me fajin tonë. Sigurisht, që të flitet për Kosovën, është e domosdoshme, si buka; domosdoshmëria e vetëndërgjegjësimit, e vetëdijesimit, jo vetëm brenda nesh, po edhe jashtë nesh... rreth nesh. Por jo si reduktim a ngushtim i të folurit në rrethin POLITIK, POR SI MENDIM JETËDHËNËS, SI IDE E GJALLË (hapi i dytë për ta çliruar mendimin, të folurit dhe vetveten). Të folurit politik, po shihet, e bën të pamundshëm dialogun, marrëveshjen me njëri-tjetrin...
Dhe, në këso situatash, na kaplon edhe së brendshmi TË MOSFOLURIT, dmth mungesa e të folurit të gjallë, sepse edhe brenda qenies sonë, mendësia e tillë e mbylljes, e apriorizmit, secilin prej nesh (edhe intelektualin e krijuesin) na bën të jemi të pamundshëm! Prandaj, është borxh, jo vetëm i intelektualëve dhe krijuesve, që ta rikthejnë mendimin e gjallë, idetë e gjalla, të folurit e gjallë, që dialogun politik ta kthejnë në vatrën e bashkëbisedimit autentik, jetësor, të gjallë, të të vërtetës.
Aty është edhe triumfi i të vërtetës. E ky rikthim, do të thotë KTHIM TE VETJA, sepse ekziston bashkëbisedimi, të folurit a dialogu jashtëpolitik pikërisht për tema edhe të jetës politike.
2.
Te e fundit, kudo në botë DHIMBJA NJERËZORE E KA VETËM NJË GJUHË, ashtu sikundër HUMANIZMI E KA VETËM NJË GJUHË - NJERËZOREN. Sepse atëherë veprojmë "jashtë programit" që përhap zhgënjim. Dhe, të bashkëbisedosh, të bësh dialog, ti je në anën e kundërt të këtij realiteti tiranie. Nuk është e habitshme, pse kultura përpiqet t'i thyejë këta kufij të tiranisë brenda nesh, por edhe brenda hapësirës ballkanike, kurse ajo të sulmohet që në hapat e parë. Pra, NJERIU I MBYLLUR (argat i vetëtiranizimit e i tiranisë), nuk do dialog, kurse dialogu e thyen këtë skemë. Tirania që na ka kapluar, na detyron që të kapitullojë dhe shpirti ynë. Një shpirt shkatërrimtar i kësaj tiranie brenda nesh, që na e arratis dhe kulturën e trashëgiminë e saj në barbarizëm e në regres kulturor; sado që prej viteve '90 e këndej, u krijua një traditë e re e përkujtimit të vlerave tona, e integrimit të të mënjanuarve brenda hapësirës kulturore e politike...
 rishkrime, 20 janar 2017)

Grigor Jovani - KASANDRA E TROJES


Mund të ndodhë sot,
nesër mund të ndodh.
Vdekja pret një rast.
E keqja do të vijë.
Fundi është një çast.
Do dëgjohet shpejt.
Mbi një kalë dorik
afrohet gënjeshtra.
Nga ora në orë
do mbushemi eshtra.
Fundi është këtu.
Kali-korb i zi
i kaloi kufinjtë.
Nesër është nën mur,
do shpëtojnë minjtë.
Thika është në grykë.
Zgjohuni të gjithë!
Sa nuk është vonë...
Unë nuk kam faj...
Kasandra më thonë.
------------------------------------
*) Kasandra, princeshë dhe profeteshë e Trojës,
që parashikoi fundin.

Nehat Jahiu - FYELLI I NJË DËSHMORI” LIBRI MË I RI I AUTORIT ALI QERIMIT


Doli nga shtypi libri “Fyelli i një dëshmori” i autorit të mirënjohur të letrave shqipe z. Ali Qerimit. Për lexuesit emri i aktorit, poetit dhe shjkrimtarit Ali Qerimi është që herët i njohur me krijimtarinë e tij të mirënjohur letrare në botën e artit shqiptar. Tani që çdokush me një dëshirë të madhe do të kishte dashur të lexojë nga opusi i gjërë i tij letrar i deritanishëm të cilin poeti Ali Qeimi ia afron lexuesit që me ëndje të lexohen vargjet poetike dhe artit dramatik të veprave të tij e sidomos të moshës fëmijërore të këtij autori, sepse me të vërtetë veprat e botuara deri më tani të këtij autori janë mirëpritur aq mirë dhe ngrohtësisht në të gjitha trojet tona shqiptare që gjatë leximit shumë shpejtë lexuesin e fusin në një botë të artit që vështirë e ka për ta lëshuar nga dora librin e Aliut pa e përfunduar së lexuari dhe mbresat e çdo lexuesi janë aq të mëdha që shpeshëherë nga përshtypjet që u lënë librat e këtij autori ata ( ato) lexues/se dëshirojnë të rikthehen edhe njëherë për ti riulexuar edhe njëherë librat e autorit z. Ali Qerimit. Librat e këtij autorit në vete përmbajnë një mesazh shumë të fortë në aspektin përmbajtësor dhe mesazhet që përcjell autori deri tek lexuesit janë ngjarje shumë interesante, tërheqëse dhe të veçanta nga shumë krijues tjerë, sepse ky autor dinë të kombinoj aq bukur letërsinë me arsimimin dhe edukimin e fëmijëve sidomos ky kombinim ose kjo lidhe e ngushtë mes vete dhe e gërshetuar aq bukur me penën e tij të një poeti mbushur me një shpirt poetik e bënë veprën e tij aq të këndshme dhe tërheqëse për të gjithë grupmoshat, por sidomos të atyre të botës fëmijërore të cilët më padurim presin çdoherë që të ju sjellë risi në krijimet e tia poeti , shkrimtari, dramaturgu z. Ali Qerimi. Edhe në këtë rast dua të përmendi dhe të them ate që edhe më takon ta them, sepse pata fatin dhe nderin që të jem i nderuar nga autori që të jem redaktor dhe recensent i këtij libri kaq të dashur dhe tërheqës për lexuesit siç është edhe libri më i ri i autorit Ali Qerimit “ Fyelli i një dëshmori”. Ndjehem më shumë se i priveligjuar që autori i këtij libri më besoi që jo vetëm që të jem redaktor dhe recensent i këtij libri, por ndoshta dhe isha njëri ndër lexuesit e parë pas autorit që pata rastin ta lexoja dhe rilexoja disa herë këtë libër pas autorit. Isha shumë i lumtur të jem mu unë ai që do e lexoja para se të botohej ky libër, kështu që posa e kam lexuar për herë të parë këtë libër më ka tërhequr ta rilexoja edhe disa herë derisa tani më ky libër sot ka parë edhe dritën e botimit dhe nga dita e nesërme do të jetë në duartë e lexuesit që me padurim do e presin për ta lexuar e sidomos shkollarët e vegjël. Me një përgjigjësi do e them se çdo lexues pas leximit të këtij libri do jetë shumë i kënaqur, por nuk mund të mos e them edhe këtë se tek lexuesi do të shkaktohen emocione, por edhe do të jenë shumë krenar me protogonistin kryesor të këtij libri dhe amanetin e një dëshmori siç është në rastin konkretë në këtë libër një dëshmor që kërkon që amaneti i tij dhe shokve të tij të realizohet, sepse vetëm në këtë mënyrë amaneti i tyre për të cilin flijuan to shkoj në vendin e duhur sëbashku me idealin e tyre që kishin dhe mu për këtë ideal nuk kursyen për ta derdhur gjakun dhe pr të flijuar jetën e tyre. Njëherit edhe personazhet tjerë që autori Ali Qerim i ka futur në brendinë përmbajtjes së këtij libri janë aq tërheqës dhe janë aq të edukuar të pranojnë me shumë dëshirë dhe vullnet dhe të realizojnë dëshirën dhe amanetin e Luanit ,dëshmorit në rastin konkretë të këtij libri të poetit Ali Qerimit. Të nderuar lexuas unë nuk do të shkruaj më tepër rreth përmbajtjes dhe mrrekullive të këtij libri, sepse këtë dua të ua lë juve që gjatë leximit të librit të zbuloni dhe të përjetoni shpirtrisht brendinë e librit” Fyelli i një dëshmori” të autorit Ali Qerimit, Të njiheni me kryepersonazhin Trimin, Zonjën Liri, nënën e dëshmorit etj. Në fund përgëzoj përzemërsisht autorin e libri më të ri “ Fyelli i një dëshmori” të autorit Ali Qerimit. E juve lexues të nderuar ju dëshiriroj lexim të këndshëm!

Tuesday, January 24, 2017

Prend - Buzhala - DIALOGU,MENDIMI I HAPUR

(Çaste rishkrimi), 19
Sot thuhet, se dialogu është tipar i kohës postmoderne; ashtu sikundër dialogu antik sokratian përligjte urtinë... kurdoherë e në secilën kohë, dialogu kërkon përpjekjen për ta kuptuar Tjetrin dhe tjetrën që është krejtësisht ndryshe...
Unitas in diversitate, bashkim në dallime...
1.
Dialogu është emër tjetër PËR DASHURINË. Emër i ri i dashurisë,- do të thoshte Papa Gjon Pali II... sepse dialogu e ka gjunjëzuar shekullin 20, si shekull të monologut totalitar.
Shpesh në kohën tonë ndodh të kemi shumë monologë e pak dialogë. Kjo do të thotë se nuk jemi të përgatitur për dialog. Dialogu kërkon dy veta të përgatitur për temën e caktuar... të cilët, në fund, dalin më të pasuruar. Ai që ngre zërin, bërtet, etj, ai bën monolog... i papërgatitur për dialog. Atëherë njerëzit kapërcejnë kufirin e dialogut dhe GRINDEN...
Në dialog e mëson tjetrin,por edhe mëson nga tjetri: sepse bashkëbisedimi të begaton, e kundërshton dhunën dhe imponimin e vullnerit tënd, kurse mosmarrëveshja, acarimi a konflikti të varfërojnë. Thuhet: barazia, vëllazërimi dhe liria mund të përhapen e të shtrihen vetëm me anë të dialogut. E, megjithatë, dialogu kërkon respektin e ndërsjellë...
2.
E kemi dëgjuar atë shprehjen: MENDIM I HAPUR. Në letërsi ekziston dhe përkufizimi i shkrimit letrar si VEPËR E HAPUR (Umberto Eco), ku depërtimi te shtresat e veprës bëhet nëpërmes shumë rrugëve e çelësave... Në realitetin e hapur ka shumë çelësa për zgjidhje (ky është hapi i tretë për çlirim të vetes, mendimit dhe dialogut nga tirania). Në të mbyllurin duhen shifra, "norma", rregulla...e ku ka moskomunikim, shtim të tiranisë. Në këtë HAPJE, krejt interpretimet, krejt rrugët, krejt çelësat, janë të rëndësishëm, janë të barabartë. Prandaj në këso rastesh nuk nevojitet çelësi për ta zbërthyer ndonjë gjëegjëzë. Rrugët janë të hapura..."
 19 janar 2017)

Monday, January 23, 2017

Servet Bytyçi - NË NDER TË KUJTIMIT TË LORD BAJRONIT !

LORD BYRON ( Xhorxh Gordon )
Një përkthim i imi të cilin e solla pas shumë vështirësish tek ju .
Jo të gjitha janë njëlloj pasi disa përkthehen shumë kollaj !!!)

( AJO ËSHTË BUKURIA VETË )

Ajo ecën bukur si nata hyri
Në qiell pa re ku yjet ndrijnë
errësirë e dritë së bashku ngrijë
e shkrihen bashkë ndër ata sy..
Kur qetësi e natës lehtas pushton
më atë dritë të lehtë që qielli ditës ja mohon.

Një hije hyri një re që doli
eklipsuar bashkë në atë shëmbëlltyrë
floku i derdhur si pendë korbi
ëmbëlsisht ndriqon atë fytyrë !
Mendim i dëlirë sa këndshëm shprehet
Në atë vend ku bukur e ëmbëlsisht prehet!

Oh ajo faqe,vetull balluket
ai nurë e nazet në harmoni
buzëqeshje ndjellëse ku mërzia zhduket
ku dita i jep jetës kaq dashuri
Mendja në paqe seq mbretëron
kur PAFAJSHËM një zemër veq dashuron !

Përktheu
Servet Bytyçi
22/01/2017
She Walks in Beauty
George Gordon Byron, 1788 - 1824
I.
She walks in beauty, like the night
Of cloudless climes and starry skies;
And all that's best of dark and bright
Meet in her aspect and her eyes:
Thus mellowed to that tender light
Which heaven to gaudy day denies.
II.
One shade the more, one ray the less,
Had half impaired the nameless grace
Which waves in every raven tress,
Or softly lightens o'er her face;
Where thoughts serenely sweet express
How pure, how dear their dwelling place.
III.
And on that cheek, and o'er that brow,
So soft, so calm, yet eloquent,
The smiles that win, the tints that glow,
But tell of days in goodness spent,
A mind at peace with all below,
A heart whose love is innocent!

Friday, January 20, 2017

INTERVISTË EKSKLUZIVE ME INTELEKTUALIN, POETIN ,SHKRIMTARIN, PUBLICISTIN DHE… NEHAT JAHIU

 


INTERVISTOI: KUJTIM STOJKU

 1.Përshëndetje z Nehat. Ju tashmë jeni në pension.E gjithë jeta juaj ka qenë e lidhur me arsimin. A mund të na thoni si e shikoni zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe në Maqedoni?
-      Pëshëndetje edhe për ju miku im i nderuari dhe shumë i respektuari z. Kujtim! Është më se e vërtetë se që nga 10 tetoti i vitit 2016 unë jam në pension. Ashtu është i nderuari z. Kujtim se gati e tërë jeta ime deri më datën dhe vitin e latpërmendur ka qenë e lidhur shumë ngushtë me arsimin, sepse ky ishte profesini im të cilit iu përkushtova plot 40 vite të pandërprera në këtë profesion shumë fisnik dhe të shenjë siç është profesioni i një mësuesi, edukatori dhe pedagogu.
-      Këtë mund ta them  se si e kam shikuar gjatë tërë këtyre viteve që isha në proçesin eduativo- arsimor, po sinqerisht po ju them se një gjë të tillë e bëj edhe sot edhe pse tani gati me teper se një vit jam larguar dhe gjendem në pension, por këtë shkëputje mund ta kem bërë vetëm fizikish, drërsa psiqikisht nuk jam i pashkëputur aspak nga rrjedhat dhe zhvillime iearsimit shqip në Maqedoni.
 2. A ka interes që fëmijët  të arsimohen në gjuhën shqipe?
Po nuk e di se ka diku në botë që fëmijët, gjegjësisht nxënësit mos të jenë të interesuar që të arsimohen në gjuhën e tyre amtare. Në gjuhën e nënës. Në gjuhën e bukur dhe të ëmbël shqipe. Ky interesim sa mbaj mend unë, por edhe sa njeh historia shqiptare e arsimit shqip ka qenë gjithnjë një dashuri e madhe shpirtërore që fëmijët shqiptarë të mësojnë në gjuhën shqipe që nga shkollimi fillo, i mesëm dhe deri tek ai univerzitar, por për fat të keq gjithnjë kanë pas pengesa dhe barrier që mos të kenë të drejta ta realizojnë një dëshirë të tillë edhe ate mu në trojet e tyre ku kanë lindur e janë rritur brez pas brezi.
3. Si është zhvillimi i arsimit të gjuhës shqipe në krahasim me ato të pakicave tjera.
Zhvillimi i arsimit në gjuhën shqipe në krahasim me ate të pakicave tjera që jetojnë këtu ka dallim dhe nuk mund të ankohemi ne si shqiptare, por krahasimi mes nesh dhe pales maqedone ka qene nje krahasim shumë i madh dhe i pakrahasueshëm sa qielli dhe toka edhe pse që nga viti 2001 ka ndryshime, por në shumë aspekte ne ende jemi shumë mbrapa me etnitetin maqedonas e që ky dallim nuk duhet të ekzistoj fare dhe duhet të jemi të barabartë.
 4. Po në raport me gjuhën maqedonase?
Mu këtu ishte poenta ime në raport me gjuhën maqedonase ne kemi qenë shumë të diskriminuar edhe pse po e përsëris se nga viti 2001 shumë gjëra në këtë aspekt kanë lëvizur para në interesin tone, por prap se prap akoma ka dallime të mëdha që janë evidente akoma dhe duhen angazhime permanente që të arrijmë në një barbarësi në sferën e arsimit, sepse kjo na takon që ta kemi dhe nuk duhet të diskutohet më rreth kësaj çështje në kohën e këtij shekulli.
5. Ju jeni një një njeri i penës.Keni botuar shumë libra.Si e shikoni zhvillimin e letërsisë shqipe në raport me atë Maqedonase?
Po është e vërtetë se pos profesionit tim të një mësuesi, edukatori dhe pedagogu unë një kohë të gjatë në botën shqiptare njihem edhe si një njeri i penës dhe është e vërtetë se deri më tani kam botuar shumë libra. Se si e shikoj zhvillimin e letërsisë shqipe në raport me ate të letërsisë maqedonase ka një dallim shumë të veçuar, sepse në letërsinë shqipe nga shteti ivestohet shumë pak, ndërsa në letrsinë maqedonase investohet me të madhe dhe lirisht mund të them se ka një diskriminim marramendës në këtë aspektndaj letërsisë shqipe.
6. Si e shikoni zhvillimin e letërsisë dhe të artit për brezat e rinj në Maqedoni?
Po nuk ka nevojë aq shumë të shikohet nga afër, sepse këto gjëra shihen edhe nga qielli e mos të themi se nuk duken nga toka ku jetojmë dhe veprojmë. Zhvillemet në këtë aspekt janë shumë kontradiktore për të gjitha brezat e mos të flasim për gjeneratat e reja. Zhvillimi i letërsisë dhe artit në përgjithësi ndër brezat e rinj është shumë i mjerueshëm, sepse ka shumë pak stimulim dhe mbështeje te brezat e reja dhe tek ata të rinjtë e popullit shqiptar. Investohet shumë pak në këtë aspektë për të mos thënë aspak. Me të vërtetë është në një gjendje të mjerueshme letërsia jonë shqipe.
7. Sa të interesuar janë brezat e rinj për letërsinë dhe artin në zhanret e ndryshme?
E tani pamarrë parasysh peripetive, sfidave, pengesave, mos stimulimit e shumëçka tjeter me keqardhje do e thoja se shumë pak brezat e rinj janë të interesuar për letërsinë dhe artin në tërësi gati në të gjitha zhanrat, pa bërë ndonjë krahasim njëri prej tjetrit me disa përjashtime të vogla që këtu edhe duhet  tat hemi hemi troç e shqip se kësaj gjëje në një pjesë të madhe për fat të keq i ndihmojmë edhe vet neshqiptarët.
 8. Si e shikoni zhvillimin e aktiviteteve kultutore që janë zhvilluar deri më sot.Po në të ardhmen,a mendoni se këto aktivitete do të jenë nga më kryesoret?
Edhe tek aktivitet kulturore zhvillimet e aktiviteteve kulturore që janë zhvilluar deri më sot janë shumë interesante dhe ka një dallim shumë të madh. Nëse marrim një kohë më të largët të një sistemi komunist edhe pse ka pas shumë pengesa në këtë aspekt në shpirtin e shqiptarit ka vluar një entziazëm dhe nën shumë trysni e pengesa nga pushteti shqiptarët në mënyra të ndryshme angazhoheshin dhe ishin shumë entuziastë për ta kultivuar dhe prezentuar kultrën  tone shqiptare autoktone në të gjitha vendet e banuara me shqiptarë, ndërsa sot është për tu habitur se ky intresim ka humbur edhe pse ndoshta nuk kanë kushte, nuk ndihmohen matrialisht nga shteti, por duhet potencuar se gjërat për fat të keq dhe të dhembshëm janë privatizuar. Njerrëzit shumë e kanë humbur  këtë intresim dhe gjithnjë e më tepër nuk po mbjellin dhe kultivojmë asgjë në këtë aspekt pos në një minimum të vogël për të mos thenë gati aspak .Më parë shumë gjëra punoheshin vullnetarisht dhe me një entuziazëm të madh, ndërsa sor gjërat janë shëndruar në komercializëm dhe vetëm deklarativisht një numër intelektual shiten si atdhetarë,ndërsa aspak nuk kultivojnë në kultuvimin dhe ruajtjen shgpirtrore të kulturës komëbare në përgjithësi.
 9. Si i shikoni zhvillimet e fundit politike në Maqedoni dhe kryesisht faktorin shqiptar?
Si duket kemi akoma kohë të përgjigjemi edhe në këto pyetje, sepse jemi bërë shumë të varur nga politika dhe nuk mund të jetojmë pa te. Në një aspekt është shëndruar në një sëmurje kronike , sepse çdokush të arriturat e veta në karrierë i sheh vetëm nëpërmjet politikës e jo në bazë të vlerave profesionale që i posedon individi. Mirëpo nëse  shikojmë edhe nga një këndvështrim tjetër ne siduket akoma kemi nevojë të  merremi me çështje poltike këtu tek ne, sepse shteti i ka lënë zvarr duke lënë shumë çështje të pazgjidhura tek populli shqiptar, kështu që deshëm apo nuk deshëm na i imponon nevoja që të merremi akoma me poltikë, sepse shqiptarët e këtushëm mendojnë se vetëm nëprmjet politikës duhe të zgjidhen shumë çështje kombëtare që akoma e ndrydhin dhe e shtrydhin këtë popull dhe akoma nuk janë zgjidhur shumë çështje që duhen të jen në barabarësi të njejtë me maqedonasit dhe këtu nuk ka fare cfare te mendohet dhe te bisedohet më. Zhvillimet poltike këtu më duket se që nga fillimi  e deri më sot kanë shkuar mbrapsht, sepse partitë poltike gjithnjë kanë mendua dhe akoma jetojnë me sindromin e tyre se ky shtet është i tyre dhe gjithëçka në këtë vend duhet të vendosin dhe zot të këtij vendi janë mu këta. Gjithnjë duke dashur të harrojnë se ky shtet është i të gjithëve. I atyre që jetojnë në këtto troje dhe cdokush duhet të jetë  lire dhe me te drejta të barabarta e sodomos kur është në pyetje populli shqiptar ,atëherë duhet ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se shqiptarët këtu nuk janë ardhacak, por janë atokton në trojet e tyre të lashta stërgjyshërore dhe dikush nuk guxon fare të marrë rolin që shqiptarët ti vë në riolin e qiraxhinjve në shtëpitë e tyredhe mos të gëzojnë të drejtat e tyre të njejtë mepalën tjetër. Një sindrom i ngulitur tek pala maqedone duhet të pastrohet njëherë e prgjithmonë se Maqedoni pa shqiptarë nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjëher., kështu që duhet të vetëdijësohet elita poltike maqedonase, intelektuale etj dhe ti bisedojnë këto gjëra dhe të çlrohen nga ky sindrom dhe të pranojnë një realitet që nuk e kanë shpikur shqiptarët, por është i realtë se duhet jetuar dhe ndërtuar këtë shtet bashkarisht me të gjitha të drejtat e njejta dhe të barabarta dhe kështu të marrim rrugën për të ecur atje ku ka shkuar, ku po shkon dhe ku done të vendoset dhe ku është vendosur bota demokratike. Njëherit edhe partitë poltike shqiptare që kanë perfaqeshur dhe që përfaqësojnë popullin shqiptarë qoftë në pozitë apo opozitë ti lënë anësh bajraktarizmat dhe intereset e tyre personale dhe grupore dhe njëherë e përgjithmonë të jenë të bashkuar rretrh zgjidhjes së çështjes shqiptare dhe ate jo duke shtrirë dorën e lypsarit tek pala tjetër, por troç e shqip të kërkohet ajo që ju takon ta kenë dhe jot ë ua jep dikush tjetër, sepse nuk ka nevojë në vendin tend të jep dikush dicka. Edhe njëherë po e potencoj se faktori shqiptarë ja sot kurr duhet të jetë i unifikuar rretrh të drejtave shqiptare dhe ti lenë anësh interest e tyre personale, por sinqerisht po e them se para pak kohësh isha optimist se do të ndodhë një gjë e tillë për një veprim të përbashkët, por përsëri jam shumë skeptik dhe dhashtë Zoti që ky skepticizëm  i imi most të jetë aspak real. Partitë politike që përfaqësojnë popullin e tyre në institucion do të jenë përgjegjësit më të madh për mos realizimin e të drejtave kombëtare të popullit të cilit edhe vet I takojnë.
10. A mendoni se radikalizmi fetar islamik dominon klasën politike Shqiptare?
Këto gjëra fliten në kohën e fundit se një gjë e tillë radikalizon dhe dominon nga një gjë e tillë tek disa nga klasat poltike që nuk mund të them se ndoshta edhe nuk ka apo ka, por ashtu sic trumbetohet me të madhe nuk mendoj se një gjë e tillë dominon dhe do të jetë me masa radikalizmi, sepse siç unë vërej në mesin e populates gjëra të tilla nga individ ose caqe të caktuar nga do që vijnë nuk do gjejnë mbështetje tek popullata, por edhe tek klasa politike në tërësi, kështu që ne duhet të dallojmë shapin nga shqeri se feja e vërtete islami që unë kam trashëguar nga prindrit e mi, kam përcjellur tek fëmijët e mi dhe tek niprit dhe mbesat e mia pranojnë islamin si fe shumë tolerante, kështuqë besoj se nuk duhet të ketë vend një lloj i një radikalizmi të tille dhebesoj se mund të kenë ndonjë përkrahje ose mbështetje nga qarqe të caktuar, por asnjëherë nga e tërë popullata islame shqiptare. Por, nëse ekziston dhe kam bindje se ekziston një gjë e tillë nga individ dhe grupe, por tek unë kurrën e kurrës nuk do gjenjë përkrahje dhe mbështetje, sepse janë fenomene të dëmshme pët mbarë shqiptarët kudo ata ku jetojnë, janë të dëmshëm për mbarë botën, por janë të dëmshëm edhe ndaj kombit të tyre dhe fesë islame. Njëherit feja ime është tolerante për mbarë njerëzimin dhe nuk duron radikalizëm.
 11. Siç është shkruar dhe thënë shpesh në media në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në Maqedoni,se në financimet e partive politike fshihen qarqe të caktuar islamike nga vendet arabe dhe sidomos nga Turqia?
Fjalë të tilla edhe unë kam mund në kohën e fundit shumë të dëgjoj dhe të lexojë, por kurr nuk mund të pranojë gjëra të paverifikuara, sepse ndoshta shumëçka mund të ketë realitet nga ajo që dëgjohet dhe shkruhet, por mënyra dhe qëllimi pse fliten dhe shkruhen gjëra të tilla duhet analizuar mire e mire dhe duhet të verifikohen se thuhen me prapavijë apo… , kështu që nuk duhet ti pranojmë ashtu të tilla siç dikush na i servon dhe për këtë ka institucione të cilat duhet të merren me këso thash e thëna dhe këto gjëra në se janë të realta të pohohen pa hezitime, por nëse nuk ka të verteta atëherë edhe të mohohen, por edhe njëherë këtë le ta thonë njerëzit kompentetë të cilët merren me hetimin dhe zbulimin e tyre e jo të ju besojmë fjalëve që ndoshta nuk ka asgjë me të vërtetën , por thuhen vetëm e vetëm për  qëllime të caktuara qoftë politike apo… Pra, çdo gjë duhet tënë vetëm me argument të verifikuara sakëtë dhe atëherë të flasim e shkruajmë e jo ti plasojmë për qëllime të ndryshme.
 12. Ku e shikoni pengesën që gjuha shqipe në Maqedoni akoma nuk është gjuhë zyrtare?
Këtë pengesë rreth gjuhës shqipe pse deri më tani nuk është zyrtare në Maqedoni e shoh më së tepërmi tek pala maqedonase, konkretisht tek pushteti dhe klasat poltike maqedon qëlnuk mund ta  pranojnë një realtet që deshën apo dnuk deshën duhet ta pranojnë se gjuha shqip në këtë shtet duhet të jetë zyrtare, por nuk mund ti amnestojmë aspak edhe partite edhe partitë poltike shqiprae të cilat pritën aq shumë për bë një gjë shume me peshë, me vlerë dhe gjë aq shumë të rëndësishme siç është zyratrizimi i gjuhss shqipe kaq shum të zvarritet dhe të mbetet pezull në ajër. Për këtë kanë dhe do kenë edhe në të ardhmënë paretitë politike shqipra përgjegjësi të madhe që kurr nuk do ju faletr, por mbetem me shpresë edhe pse me shumë vonesë ka ardhur koha brenda një kohe të shkurtër gjuha shqipe në Maqedoni të jetë një realitet  zgjidhur njëherë e përgjithmonë. Kjo çështje e pazgjidhur e gjuhës shqipe dhe shumë gjëra tjera siduket u harrua nga disa poltikanë shqiparë, por edhe nese janë harruar dhe do të harrohen edhe në të ardhmën, atëherë një gjë duhet kujtuar e kur most ë mendojnë se këto gjëra  do  të harrohen nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve që bijat dhe bijtë më të dashur të tyre dhe të këtij populli  dhanë gjakun dhe jetën për realizimin e të drejtave të shqiptarëve e jo për kolltuqet e poltikanëve dhe një gë e tillë I pëleudikujt apo nuk I pëlqeu në një të afërm shumë të shpejtë do të realizohet, sepse do e kërkpk gjaku dhe amaneti I Dëshmorëve të Kombit.
 13.Si shihni rolin e intelektualëve shqiptarë në Maqedoni për të realizuar të drejtat e shqiptarëve njësoj si dhe maqedonasit?
Në kohën e fundit nuk mund të them në përgjithësi për të gjithë intelektualët shqiptarë të njejtin mendim, por numri imadh për fat të keq me vite të tëra nuk ngrisin zërin e tyre , sepse janë bë preh e politikave dhe politikbërësve sa që janë strukur turpshëm dhe nuk e thonë sëpaku një fjalë për realizimin e të drejtave të shqiptarëve dhe ajo që është më e keqja vetëm heshtin duke e nënçmuar deri në skajshnëri emrin dhe vlerën e një intelektuali që për mua ëshë një absurd mbi absurdin që këto dhe heshtjen e tyre dhe mosthënien e fjalës së tyre të intelektualit do të gjykohet në të ardhmën  nga historia sëbashku me gjeneratat e reaja që do vijnë brez pas brezi. Intelektuali dhe zëri i tij duhet të jetë shumë iforte në këto çësjtje dhe nuk guxojn të heshtë dhe të veprojnë kështu dhe të bien prej e disa njerëzve të poltikës, sepse për mua jo që meritojnë dhe as që e kam ndërmend të tillve të ju them  intelektualë.
14 .Si veteran i arsimit shqip,mësues i nderuar dhe shkrimtar,çfarë mesazhi do t’iu përcillni të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë për të drejtat legjitime të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni ,për gjuhën,flamurin,dhe shumë problem të tjera që ka popullsia shqiptare atje.Kur dhe si mund të zgjidhen?
Mesazhhi dhe porosia ime i një veterani të arsimit, një mësuesi dhe një shkrimtari do të jetë jo vetëm deklarativisht sa për të thënë diç para opinionit, por do ju drejtohem me sinqeritetin më të madh se rreth ëçshtjeve të pazgjidhura të shqiptarëve, për drejtat tona kombëtare, për maltretime, birgosje raste të montuara e çfarë jo tjetër ndaj shqiptarëve që me vite të tëra ndodhin ndaj duhet mbi të gjitha të reagoj shteti amë Shqipëria dhe elitat politike si ato të pozitës dhe të opozitës, , por edhe elita intat intelektuale. Akademitë e shkencave, mediat etj. Poashtu edheKosova poashtu si shtet të ngrisin zërin dhe të kërjojnë nga pushteti maqedonas që shqiptarëve të ju njihen dhe ti gëzojnë të gjitha të drejtat e tyreju  që ju takojnë si me rastin e gjuhës shqipe, flamurit dhe shumë gjërave tjera dhe të gjitha këto çështje të zgjidhen njeherë e përgjithmonë me kushtetutë, sepse shqiptarët e Maqedonisë kanë jetuar dhe jetojnë në troje e veta dhe duhe ti gëzojnë të gjitha të drejtat e barabarta njësoj me maqedonasit.. Unë besoj se me një angazhimedhe të faktorit shqiptarë dhe në bashkëpunim me miqtë tanë ndërkombëtarë e sidomos me mbështetjen e shteti mik amerikam çështjes së shqiptare të pazgjidhur jo vetëm në Maqedoni por edhe në trojet tjera
shqiptare siç janë në Preshevë, Bujanovc, Medvegjë, Mal të Zit  e Çamëri të ju ndihmojnë dhe të jenë faktorë kryesorë për zgjithjet e çështjeve kombëtra në trojet e tyre kombëtare ku jetojnë dhe veprojnë ndër shekuj.
15.Së fundi cili është libri i fundit që jeni duke shkruar?
Zakonisht nuk e kam shprehi që të njoftoj se cili është libri im I fundit të cilin jam duke e shkruar, por po ju njoftoj se jam duke shkruar një libër të fundit për momenti që mund ta quajmë si të fundit se marrë në përgjithësi nuk mund të jetë i fundit.  Ndoshta nuk do të jetë një kohë shumë e gjatë  edhe për ta botuae, sepse jam në përmbyllje të këtij libri. Si çdoherë nuk do tregojë kohën e saktë, sepse zakonisht kam dëshirë që lexuesve të ju bëjë supriza pa paralajmrime, sepse suprizat e papritura për çdokend janë befasuese, të bukura, të këndshme dhe shumë të ëmbla. Duke ju pasur një mik të ngushtë të penës i nderuari z Kujtim dhe njëherit duke pasur një bashkëpunim të ngushtë mes jush një kohë të gjatë do ju them se ky libër i fundit për të cilën më pyetët shumë shpejtë do të dorëzohet për botim dhe së shpejti edhe lexuesit do ta kenë në duart e tyre.
Në fund  më lejonishumë i nderuari z, Kujtim Stojku të ju falëmnderohem shumë që më bërët nder e respekt  dhe që ndajtë kohë për të bashkëbiseduar!  Qofshit të respektuar në pafundësi mik i nderuar!

19.01. 2017
Shkruani një mesazh ...


Prend Buzhala - TRUPI DHE SHPIRTI OSE HISTORIA NË ROLIN E PRINCESHËS


(Çaste shkrimi: dramë që luhet në secilën kohë,
duke e përjetuar secili njeri), 14
(Historia paraqitet si Princeshë, për shkak të adhurim-kërkimit të saj të bukurisë. Bukurinë e saj e shijonin në mënyra të ndryshme, piktorët: duke e pikturar veshur me petka herë si Sh'mria, herë si Maria Magdalena, me të cilën bëjnë rrëmujë djemtë e rinj, herë si Princesha Elizabetë, herë si prostitutë kafenesh, herë nudo... të dehur tapë... Poetët, të joshur nga bukuria e saj, i kushtonin vargje, solistët- thurnin kompozime... madje këtë Bukuroshe e shfrytëzonin edhe përfaqësues të pushtetit, të biznesit, kapobandat, madje dhe kryeshefat e policisë, ushtrisë e të gjykatave etj. E shkërdhenin, pardon: e shfrytëzonin, me radhë, për një natë... dhe iknin.
Ajo gjendet në Gjykatë, kurse atë e gjykon një gjykatëse, e quajtur Mësuesja e Jetës. HISTORIA është në rolin e Princeshës së arrestuar, në njërën dorë mban Kërbaçin, në tjetrën helmin).
MËSUESJA E JETËS (në rolin e gjykatëses):
Kur ta helmuan djalin, ku gjendeshe?
HISTORIA (në rolin e Princeshës së arrestuar):
Gjendesha në arrest, në duart e një qenieje jashtë forcës sime, një qenieje të quajtur Lojtari i Universit... pardon: gjendesha në arrest, në polici... në polici a në ushtri, nuk më kujtohet. Në kthinën e burgut, ku gjendesha, më dhanë të pi, më dehën dhe më morën të dehur, tapë... mbasi kisha ndezur disa luftëra dhe recvolucione, krejt e dehur. Ma morën helmin nga dora dhe ma helmuan djalin (Qan)... Tash ndjehem shumë e pikëlluar.
MËSUESJA E JETËS (në rolin e gjykatëses):
Të morën, sepse ke bërë shumë krime... Disa herë ke qenë e liruar, pas pendesave të pafund, dhe prapë ke vazhduar me tënden, e dehur, duke shkaktuar luftëra, përleshje, vrasje...
HISTORIA (në rolin e Princeshës së arrestuar):
Po këtë e kanë kërkuar vetë njerëzi prej meje, ta luaja rolin e Princeshës dhe t'u prija...
MËSUESJA E JETËS (në rolin e gjykatëses):
Jo njerëzit, po ata, mbas të cilëve ke shkuar, për kënaqësitë e çastit e për interesa të të mëdhenjve...
Po Djali i Vrarë, a ka baba?
Cili është babai i tij?
HISTORIA (në rolin e Princeshës së arrestuar):
Jo, nuk e di...
Kam qenë në gjendje të dehur.
MËSUESJA E JETËS (në rolin e gjykatëses):
Djali yt qenka kopil?
HISTORIA (në rolin e Princeshës së arrestuar):
Të gjithë në të kanë hisen e vet...
MËSUESJA E JETËS (në rolin e gjykatëses):
Hisen e misterit, hisen e përgjakshme...
Misteri, përgjakja, ato netët tua duke diskutuar për filozofinë, politikën, ku janë sot?
HISTORIA (në rolin e Princeshës së arrestuar):
Krejt këto lavde, përmendore, pllaka memoriale, i sheh? Bëhen nën emrin tim...
MËSUESJA E JETËS (në rolin e gjykatëses):
I sheh se verës i mbulon pluhuri e dimrit i mbulon bora?
Ndjehesh e braktisur. Mbledh mëkatet e bëra e të pabëra. Mbyllesh nëpër shpella, duke mbledhur iluzione... me pak dritë qirinjsh...
HISTORIA (në rolin e Princeshës së arrestuar):
Më ka mbetur edhe një betejë...
MËSUESJA E JETËS (në rolin e gjykatëses):
Të ka mbetur beteja mes Trupit tënd dhe Shpirtit... Trupit dhe Shpirtit...
Prandaj, nuk ka nevojë ta hartoj unë aktakuzën, as ta hartoj aktvendimin e gjykimit. Ato i vendos ti pambarimisht: Shpirti duke e gjykuar Trupin e trupi Shprtin.
Aty je vetëburgosur.
Pambarimisht!
Mjera ti!
 14 janar 2017)

Thursday, January 19, 2017

Agim Gashi - O NE TREN PËR MITROVICË


O në tren për Mitrovicë
Me sllaninë me shlivovicë,
O krejt Sebisë vend i kam ba
O Mitrovicën për me pa!
O rrang e dang nëpër shina
Musafirë po pret Prishtia,
Nis çuditet e tanë bota
O qysh po ecë kisha me rrota!
Nisi m’u dridh pak Serbia
Po i del pija nga rakija:
Kur i pa forcat ROSU:
Lele majko, joj ku-ku!
O edhe Moska paska ni
Se Kosova s’asht Serbi,
Mbetën pykë dy drzhava
N’Rashkë u nal Sveti Sava!
O në tren kah Mitrovica
S’bani punë as shlivovica,
Shpejt Gjuriqi e Mileva
E kthyn trenin kah Kraleve.
18.01.17
Aachen

Murat Gashi - Cikël Poetik

KAMBANA DRITE Vitet e bardha pena e vashave ne shkollen shqipe i shpalos shkronjat e para Mbi ballin e forteses se ngritur buze Lumbardhit fjala e shkruar shkrep xixa Ne dy kthina te vogla te tempullit te fese ne Prizrenin e lashte hidhen themelet e se rese Shkolla e pare shqipe hapi i pare i rrites brezat e qindvjetshit te ri kambana te reja drite.
DALLGET EDETIT Dallget e detit me treten rrugeve te bardha te bukes Ne Bukuresht me priten tingujt e kambanave dhe Petro Nini Laurasi i zemeruar Vazhdoj t'i laj rruget e metropoleve duke thurur vargje malli.

KAMBANA DRITE Vitet e bardha pena e vashave ne shkollen shqipe i shpalos shkronjat e para Mbi ballin e forteses se ngritur buze Lumbardhit fjala e shkruar shkrep xixa Ne dy kthina te vogla te tempullit te fese ne Prizrenin e lashte hidhen themelet e se rese Shkolla e pare shqipe hapi i pare i rrites brezat e qindvjetshit te ri kambana te reja drite.
DALLGET E DETIT Dallget e detit me treten rrugeve te bardha te bukes Ne Bukuresht me priten tingujt e kambanave dhe Petro Nini Laurasi i zemeruar Vazhdoj t'i laj rruget e metropoleve duke thurur vargje malli.
Chat Conversation End