Monday, July 17, 2017

VOJSAVA TRIBALDA - KASTRIOTI

Hasmi shpesh kohët e fundit me propaganden mjerane te islamikëve (agjent te UDB sllavo-serbo-ruse e me gjërë) qe duan të na e nxjerrin Vojsava Triballën - nënën e Gjergj Kastriot Skenderbeut - etnikisht jo shqipëtare por sllave. Po sjellim një sërë të dhënash historike , që nga lashtësia deri në ditët e sotme, që dëshmojne qartë që Vojsava Triballi ishte shqiptare!
I pari që flet për Vojsava Kastriotin është Barleti (1508). Ai shkruan, se ajo ishte e shoqja e Gjon Kastriotit, bija e princit fisnik të Tribaleve, por nuk percakton përkatësine etnike të saj. Muzakajt kishin lidhje miqesore të ndërsjelltë me Kastriotët. Gjon Muzakaj mik i familjes së Skënderbeut, bashkëkohës i tij, ne “Memorada” shkruan: “Gjon Kastrioti, i ati i zotit Skënderbeg, pati për grua zonjën Vojsava Tribalda, me të cilën lindën katër fëmijë meshkuj edhe pesë femijë femra”. Sipas Fan S. Nolit, ështëGjon Muzakaj i pari që përmend mbiemrin Tribalda të Vojsava Kastriotit. Gjon Muzakaj shkruan: ”E ëma e të thënit zotit Skenderbeg, gruaja e te thënit zotit Gjon, pati emrin Vojsava Tribalda dhe vinte nga nje derë e fisme”. Lind pyetja; Pse Gjon Muzakaj nuk u shpreh mbi përkatesinë etnike të Vojsava Kastriotit? Ai ishte mik i kësaj familje, kusheri i parë i Donika Kastriotit sipas prof. dr. Kristo Frasherit. Përkatësia etnike e Vojsavës ka qenë e ditur jo vetem prej tij, por edhe nga te tjerët bashkëkohës të Muzakës, të trashgimetarëve të tyre, rrethit miqësor e të tjerë. Eshtë një arsye për t'u bashkuar me mendimin e disa studiuesve seriozë rreth këtij problemi, të cilët thonë se, meqenëse dihej përkatësia etnike shqiptare e saj nga Muzakaj e të tjerët në kohën e tij, nuk ka qenë e nevojshme të trajtohej më tej problemi i përkatesisë së saj etnike.
Në ndihmë të përkatësisë etnike të Vojsava Kastriotit na vijnë dokumente bashkëkohëtarësh të saj, që shprehen se ajo mbante të njëjtin mbiemër (Tribalda) bashkë me Vrana Kontin. Gjon Muzaka për Vrana Kontin shkruan: ”Një princ shqipëtar me titullin “Markeze” di Tribalda, i cili rronte në Itali pas vdekjes së Skënderbeut, kishte gjak prej të Muzakajve”. Pra ky komandant i shquar në ushtrinë e Skenderbeut, që shkëlqeu edhe në ushtrinë e mbretit të Napolit, duk i Ferandines dhe “Markeze” i Tribalëve, që ishte gjak i pastër arbëror, mbante të njejtin mbiemër me Vojsavën, mbiemrin Tribalda. Kjo do të thotë, se ata ishin të një gjaku, arbër, kishin te njëjtën perkatësi etnike dhe që të dy vinin nga një degëzim i familjes fisnike të Muzakajve.
Zotëruesi i krahinës së Pollogut nga disa studiues na jepet i ati i Vojsava Kastriotit. Këtë dëshmojnë autorët; Anonimi në veprën: ”Punët e ndritëshme të zotit Gjergj Kastriotit Skenderbeu” (1539), Francesko Sansovani ( 1568), Lavardini (1577) e të tjerë. Këta shprehen se Vojsava ishte e bija e princit te Pollogut.
I cilës etni ka qene princi i Pollogut, i ati i Vojsaves?
Pas vdekjes se Stefan Dushanit dhe shembjes së perandorisë së tijë serbe, sipas disa burimeve historike, fisnikët e Arberisë u ngritën dhe rimorën territoret e tyre të humbura. Prof. Pellumb Xhufi në studimin e tij ”Zotërimi i Gropajve të Dibrës në shek. XIII-XIV” na sjell nje fakt interesant. Pas vdekjes së S. Dushanit, zotëruesi i treves se Dibrës përmendet zhupani i madh Andrea Gropa. ”Ky arriti të presë monedhën e tij, gjë që tregon se ai kishte mundur te ngrejë një principatë mjaft të fuqishme”. Me tej autori shpjegon se A. Gropa i shkoi në ndihmë despotit të Beratit, vjeherrit të tij, Andrea Muzaka per marrjen e Kosturit, i cili sundohej nga princi serb Marko Krajlevic. Me rënien e tij, Kosturi u kaloi Muzakajve, kurse Andrea Gropa u bë sundimtar edhe i Ohrit. Të njejtin fat me atë të M. Krajleviçit patën edhe princër të tjerë serb, qe sunduan në territoret shqipëtare, të ardhur në pushtet gjatë sundimit te S. Dushanit.
Studiues e historianë të kësaj periudhe, ndër këta Fan S. Noli argumentojnë, se gjatë shekujve XIII-XIV fisnikët arbër sundonin deri në rrjedhën e sipërme të Vardarit, që nga Balshajt, Gropajt, Muzakët, Kastriotët e te tjerë. Brenda këtij territori përfshihej edhe Pollogu, zoterues i të cilit ishte i ati i Vojsavës. Sipas tyre princi i Pollogut duhet te ishte arbër, pasi nje princ serb nuk mund te ushtronte pushtetin e tij në një territor të rrethuar nga fisnikë arbër. Rreth popullimit të këtij rajoni me shqipëtar, shkrimtari yne i madh Ismail Kadare është shprehur: ”Eshtë absurde, që shqipëtarët nga majat e larta të Shqipërise të mos e kishin vërejtur një fushë aq pjellore para hundes së tyre, e serbët gjoja e paskan parë këtë fushë të begatshme, që përtej Danubit, nga Rusia e largët”.
Mbi përkatësinë etnike të princit të Pollogut na sjell një informacion me shumë interes studiuesi dibran Hilmi Sadiku. Ne studimin e tij ai pohon se Andrea Engjelli, Flav Komneni, Vojsava Kastriotin e nxjerr nga familja e Muzakajve. Po në këtë punim të tij rreth perkatesisë etnike të Vojsavës thuhet se Kostandini, djali i Gjon Muzakës, mbështetur në gjenealogjinë që i dergoi Andrea E. F. Komneni i bëri një shtesë kronikës së të atit (Gjonit), per t'ua lënë pasardhesve në të cilën thuhet: ”Vojsava jepet e bija e Momcinit, që u bë shoqja e Gjonit, të cilëve u lindi Gjergj Kastrioti”. Kostandin Muzaka princin e Pollogut na e paraqet të kombesise arbërore, për pasojë i kësaj etnie rezulton edhe e bija e tij Vojsava.
Aleksandër Cutolo ne vepren e tij "Skenderbeu” fq. 20 botuar në Milano në 1940 shkruan:”Gjoni mori për grua princeshën Vojsava, të bijën e një kreu tjeter shqipëtar të shkelqyer, zotit të Pollogut”. Ky autor zotin e Pollogut, të atin e Vojsavës e paraqet arbër të shkëlqyer.
Fan S. Noli, në punimin e dytë mbi “Skenderbeun”1947, duke iu referuar K. Hoph ne “Croniques”fq. 308 shton: ”Muzaka thotë se Vojsava ishte shqipëtare nga gjaku i Muzakajve”.
Mbeshtetur në deshmitë e Muzakajve rreth Vojsava Kastriotit (Tribalda), ne burimet që flasin për sundimin e fisnikëve arbër në lindje deri në rrejdhën e sipërme të Vardarit perfshirë këtu edhe Pollogun, në atë që na sjellin Andrea E. F. Komnen, Fan S. Noli, A. Cutolo e të tjerë, si dhe në mungesë të ndonjë dokumenti argumentues dhe bindës të kundert me këta, mendojmë se hidhet mjaftueshëm dritë për të pranuar se Vojsava Kastrioti, e ëma e Skenderbeut, i përkiste etnisë arbërore dhe jo asaj sllave.
Pak histori nga lashtesia mbi fisin e TRIBALLEVE:
Fisin e Tribalëve disa autorë e shtrijnë deri në Fushë-Dardani dhe e quajnë si fis thrakas, por Apiani i quan Tribalët fis ilir. Apiani, historian grek, lindur në Aleksandri të Egjiptit nga fundi i shekullit I, që jetoi deri në vitin 70 të shekullit II shkroi veprën e tij HISTORIA ROMANA. Në pjesën e katërt, të quajtur “Illyrike”, Apiani tregon edhe legjendën gjenealogjike, sipas të cilës, Iliri qe bir i Polifemit dhe Galateas. Vëllezër të Ilirit qe edhe Kelti dhe Gali. Bijtë e Ilirit qenë Enkeleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti dhe Perrebi, vajzat e tij qenë Partha, Daorta, Dasara. Autari pati për bir Paionin dhe ky i fundit pati për bij Triballin dhe Skordiskun. Apiani e lidh fisin e triballëve me Triballin, si vijimësi etnike ilire, prandaj trungu familjar qe jep Apiani duhet te jete pikenisje per interpretimin e fiseve qe banonin ballkanin dhe me gjere. Kjo pikëpamje e Apianit është në shekullin II, por pasqyron diçka shumë më të hershme.
Stefan Bizantini, leksikograf i madh me prejardhje nga Konstandinopoli jetoi dhe shkroi në shekullin VI. Vepra e tij “De urbibus et populis” u shkrua gjatë viteve 528-545. Ai shfrytëzoi veprat e Hekateut, Herodotit, Tukididit, Efarit, Strabonit, Pausanias, Herodotit, Orosit dhe shumë autorëve të tjerë emrat e të cilëve kanë humbur. Kjo vepër është ruajtur jo tërësisht, por nga epitomet e saj të grumbulluara nga leksikografi i Justinianit të Madh, i quajtur Ermolahu. Edhe Stefan Bizantini, 4 shekuj më vonë, triballët i quan “ilirë”.
Në shekullin V para e.s. fisi i Triballëve banonte në krahinën që shtrihej midis Moravës dhe Iskras.
Burimet që flasin për trevën e Triballëve në kohën perandorake romake, janë Straboni, Plini, Ptolemeu dhe Dion Kassi. Të katër na thonë se Triballët banonin midis Moravës dhe Iskras.
Sipas Strabonit “pas vendit të Skordiskëve gjatë Istrit, është vendi i Triballëve dhe i Misëve”. I njëjti autor thotë: “Scordiskët e vegjël ngjitur me Triballët dhe Misët”. Është e vërtetë se Straboni na informon se Bastarnët, Skitët dhe Sarmatët i kishin nënshtruar shpesh Triballët, kështu që do të mund të mendohej se banonin në afërsi të Scitisë, ku inkursionet e këtyre popujve kanë qenë të shpeshta.
Plini nuk është më pak kategorik në përcaktimin e trevës së Triballëve në zonën e Moravës dhe Iskrës. Lexojmë tek ai se Triballët kufizohen me Dardanët. Pra nuk ka dyshim se si pas autorit të “Historisë së Natyrës” ky fis gjendej afër Moravës. Një herë tjetër Plini i vendos Triballët në perëndim të Timokut.
Edhe Ptolemeu flet me të njëjtën gjuhë. Për ‘të treva e Triballëve gjendet në pjesën perëndimore të Mezisë së Poshtme. Është e vërtetë se ai nuk njeh Triballë në Mezinë e Sipërme, por u jep atyre një pjesë të madhe të zonës Moravë-Iskër.
Më në fund Dion Kassi. Për ‘të Triballët janë fqinj të Dardanëve dhe këta jetojnë në krahinën e atyre. Dëshmia e Dionit është e kjartë. Nuk mund të mendohet për zonën në lindje të Iskrës kur është fjala për Dardanë. Në qoftë se Dardanët banojnë në truallin triball dhe në qoftë se Dardanët dhe Triballët janë fqinjë, vendi i Triballëve duhet të kërkohet midis Moravës dhe Iskrës.
Në Fushë-Dardani të gjithë autorët antikë kanë treguar qartë se fisi ilir i Dardanëve ka banuar historkisht, ashtu si dhe sot, kështu nëse ka thrakas në Fushë-Dardani, ata nuk janë gjë tjetër veçse dardan ilir. Dardanët shpesh nga autorët antikë dhe modernë janë quajtur si fis thrako-ilir, çka tregon që nuk ka asnjë ndryshim etnik midis ilirëve dhe thrakasve, përderisa fise të njohura si ilire janë edhe thrake njëkohësisht. Mbretëria Thrake e Odryseve shekulli V-III p.k.: Rez Eanidi është mbreti i parë i thrakasve, që njohim nga burimet e shkruara historike, por pa diskutim që mund të ketë pasur dhe mbretër të tjerë para tij. Ai qeverisi në fund të shekullit XIII dhe ndoshta në fillim të shekullit të XII p.k. dhe mori pjesë në luftën e Trojës si aleat me trojanët. Rezi kishte lidhur një numër të madh krushqish me dardanët e Trojës dhe ishte aleat i fortë i tyre. Mbretëria thrake ka vazhduar të ekzistojë dhe pas luftës së Trojës, por ajo e arriti kulmin me mbretërinë e Odrysëve. Kjo mbretëri u krijua nga bashkimi i të gjitha fiseve thrake nga Egjeu deri në Danub nën mbretin e fuqishëm Tere 450-431 p.k. Nën sundimin e të birit të Tereut, Sitalkut 431-424 p.k. mbretëria arriti kulmin e shtrirjes territoriale dhe fuqisë ushtarake. Ai ndërtoi rrugët që lidhnin Egjeun me Danubin dhe ngriti një ushtri prej 150 mijë ushtarësh. Sitalku ndërmori një sërë fushatash ushtarake kundër maqedonasve dhe vdiq në fushatën ushtarake kundër fisit ilir të Tribalëve, të cilin donte ta bashkonte me mbretërinë e tij. Gjatë qeverisjes së Seuthe I 424-415 mbretëria njohu paqe dhe zhvillim, por një numër fisesh u larguan nga mbretëria e përbashkët thrake. Pas këtij mbreti, mbretëria erdhi duke u dobësuar.
----------------
Huazuar nga faqja: Historia Shqipëtare

0 comments:

Post a Comment