Saturday, June 26, 2021

CIKËL POETIK NGA ILMI DERVISHI

 ***

Pa gjumësia
Më lidhi me tavanin
Ku vështrimi rri zgjuar...
Dashuria
Ma lidhi jetën,
Dhe me dhimbje me e jetuar.
***
Mbaruan tik taket
E sekontat, minutat, orët
Nga ora në murë...
Filloi përsëri fillimin,
Po unë, deri kur
Do vazhdoi numërimin?
***
Ti thua : të kam dashur
Gjurmët duke numëruar,
Ku kaluam dikur...
Unë mbetem i dashuruar
Për aq kohë
Sa zemra të bëhet gur.
***
S jam ai që isha,
Kur më thoje yll
E unë besoja...
Pak vite mbi supe kisha,
Por dhe në pyll
U plak dhe leprushja..
***
Në njërën anë unë,
Anën tjetër Ti,
Dashuri e urrejtje në mes...
U deshën pak apo shumë
E ke në çdo poezi,
Dashuria nuk vdes.
***
Gishtat të pa duruar
Duan të shkruajnë
Çfar u thot shpirti...
Në fytyrën e pa rruar,
Dridhet buza,
Të puth mbase nuk dijti.
***
Dielli mbylli syrin
Mbi kontinente shtegtuar.
U bë natë.
Në gjumë më vjen ti,
Unë nuk të kam tradhëtuar,
As dhe për inat.
***
Në fëmiri,
Ndertoja anije me letër
E i hidhja në lum...
E tani,
Ç të bëj, moshë e vjetër,
As për traget s jam unë.
***
Nuk ka ndodhur
Takimi ynë të kryqi, e di,
As të Çezma te burimi...
Atje shkonim unë dhe ti,
Gjenim veten tonë,
Diçka si dashuri.
***
E anashkaloi rrugën,
Nuk shkel mbi tërfil
Kur ngjitëm në mal...
Tani që s shkoi dot,
Ti dil,
Unë për ato vite kam mall.
***
Prej honeve të shpirtit
Dhe del
Kur koha vjen me rrapllimë,
Por dije
Dhe vështrimi përkëdhel,
Kur ndjen dashurinë.
***
Po nisem
Dhe pse ti s thua :Eja,
As një ditë...
Se e di
Nga era lëviz reja
Ti je duke më prit.

0 comments:

Post a Comment