Turmë e babëzitur, sa herë na shkel syrin nata,
Buzët tona të bërë eshkë në gjakun e saj thithin sisë,
Papritur qielli qërohet nga retë e zeza dhe të bardha,
Yjet e shpërndara nëpër të kanë filluar me shndëritë…
Ndjekim gjurmët e ujkut, por trembemi nga ariu,
Për disa çaste shndërit kubeja qiellore prej arre,
Shquhen bisha të egra me lëkurë njeriu,
Këmbëngulja e mençurisë rrugën aspak s’ta hapte.
Mençuria është gjithmonë kokë fortë, por ka çelsin e artë,
Dhimbjet tona na grryejnë thellë deri në asht,
Si reja e duhanit shikimi i shprtrave vjen duke u ulur,
Krenat u janë varë e balli u është rrudhur.
Nëpër portat e natës trokasin me shpatulla të kërrusur,
Flladi shpërndan tymin e cigares së dredhur,
Ca hapa të rëndë oshtijnë nëpër muzg.
Fytyrat ndyrësisht i kanë përlyer me llum të zi,
Milionat e tyre gjithnjë e më shumë shtohen,
Duke thithur sisët e qytetit tërbohen,
Goditjet pas shpine kanë mjetin më të mirë…
Rruga qorre asnjëherë s’të nxjerrë në krye,
Strategjitë e ndjekura s’paskan fund e as mbarim.
Nata rrudh bebëzat nga ngjyra e qumshtit të dritës së neoneve,
Zbehtësi e shpërfytyruar, fantazmat rrinë në përgjim.
Epsh shtazarak, kthetrat ngulen në lakuriqësinë e natës,
Për një kohë të gjatë rënkimet dëgjohen,
Vatër mushkonjash që gjakun na e pijnë,
E mbi ne fluturojnë duke kënduar me gëzim.
Kënga e tyre me neveri dëgjohet,
Shpitra të pushtuar nga djalli nuk u numërohen ligësitë,
Kurvëritë ia besojnë vetëm natës, në gjirin e saj ngushëllohen,
Krimielë të regjur, nën mëngë mbajnë të fshehur nga një thikë.
Qetësinë e gjejnë vetëm atëherë,
Kur për të qëlluar për vdekje të afrohen,
Çfarë hipokritësh me lakmi të pangopur,
Veshur me pushtet, janë kriminelë dhe banditë,
Në tryeza mes miqsh ndajnë fitimet që s’kanë të sosur.
Më pas dëgjohen kuisje dhe lehje qensh,
Oh, ç’errësirë mashtruese me kostumin e saj të zi,
Në lokale të shtrenjta, orgji bëjnë bashkë me dashnoret,
E, mbi gjoksin e kurvave, gjumi i zë duke thithur sisë.
Kur vjen agsholi, ata të mbuluar nga ethet zgjohen,
Veset e liga shpërthejnë përmes llumit të ndyrësisë,
Muzgu me dashuri të shtirur me ta përqafohet,
I puth me mall, të ligën duke ngjizë.
Këta soj pushtetarësh, nëpër motele nderin masin çdo ditë,
Dita gdhin me lakun e natës në qafë,
Fati rrokulliste teposhtë me shpejtësi,
Psherëtimat asnjëherë të qetë s’na lanë,
Dkush kthen një gotë dhe këndon nën zë me gëzim.
Perden e zezë të natës e çanë një klithmë,
Një hije përreth sillet si fantazmë,
Laku i errësirës për qafe na është lidhë.
Na shtrëngon për fyti,
Shpirti me mundim të na dalë,
Era fshikullon honeve, ulërin në hapsirë,
Dhimbjet e trupit të çajnë sikur të ngulin spica,
Sumbullat e arta të djersës prej ballit pikojnë,
Koha gjithnjë e më shumë pacientë nxirrka.
Rënkimet e saj të mbytura për ditë i dëgjojmë,
E, përreth vrombullin vetëm zhurmë,
Këtë poterë më shumë mos e dëgjo,
Çaste të vështira që medja të vjen rrotull,
Në këtë lëkundje ti mundoshesh të qëndrosh,
Rrathë rrathë shpirti të pështillet si një vorbull…
0 comments:
Post a Comment