Wednesday, October 30, 2019

Vasil TABAKU: EDHE QIEJTË GJUNJËZOHEN…


Image may contain: 1 person …sepse zëri im
Udhëton
Mbi shpinën e rrufeve
Nëpër rrugët e muzgjeve
Ku qajnë dashuritë…
Bota
Është ndertuar
Prej gurëve të zjarrtë të yjeve
Dhe puthjet tona
Rendin këmbëzbathur
Mbi drithërimat e vetetimave
Me përqafime zjarri
Ku pak nga pak
Digjet heshtja e virgjër
Mes mijëra dashurive
Unë
Njoha buzët e tua të trandafilta
Që prisnin aty
Ndoshta që nga përtejeta
Nga përtejdashuria
Dhe zgjonin stuhitë e puthjeve…
Ne nuk e denim
Dashuria jonë
Ishtë djepvarri ynë
Dhimbjeëndërra jonë
Dhe dëshpërimi
I ngritur në një vargmal vuajtjesh
Përtej durimit dhe forcës
Përtej shpresës
Nën ylberët e shëndritëshëm
Të pasioneve të përflakura…
Nuk e denim
Se jeta jonë
Liria e shpirtit rrebel
dhe guximi barbar
përgjoheshin
nga sytë zezanëve
të veshur me pushtet
perandorë të pakurorzuar
O Zot!
Përse e gjithë kjo…
Ne vinim
Nga fushat e pafund të lirisë
Ku kuajt e hazdisur të puthjeve
Pushtonin hapsirat e pafund
Të pasioneve të marra
Dhimbje krenarë
Që nuk njohin asnjë pushtet
Dhe perandori…
Ne jemi dashuria
Jemi liria
Dhe qiejt madhështor
Ku zgjohen gjithë mrekullitë…
Jemi triumfi I të kaltëres
Magjia e të kuqes së trandafilit
Dhe perëndia e përqafimit….

0 comments:

Post a Comment