Monday, January 27, 2020

Dy poezi nga Bedri ALIMEHMETI

ZEMËRATË

Zbrazėsi e kësaj gote mbi tavolinë
Thikë në shpirt më sëmbon keq
Si Sfinksi heshtur vijojmë të rrimë
Me grusht fort dua ta thyej këtë qelq
Por këtë cast do të qe me mirë
Zemëratën tonë aty ta derdhim
Gjysmën un'e tjetrën ti me deshirë
Ta pijmë e ta zhdukim krejt helmin.


PËRSE?

Nuk e di pse s'mu ndave mbrëm.
Në ëndrrën time gjithë natën qe.
Të lutem pra lermë. Të kam thënë:
Zemërthyer kështu mos më le.
S'kemi përse ta nisim nga e para.
E kotë. Gjithshka tani ka mbaruar
Lëri, mos i trazo plagët e thara.
Ndën to zjarr'i dashuris është shuar.

0 comments:

Post a Comment