Monday, September 7, 2020

T R I P T I K nga ILMI DERVISHI.








Xx

Mimozat sot kishin çelur,
Këputa ca degëza nga ato,
Desha një tuf më i mbledhur,
Po kujt t ja dhurojë ato?
I hodha përtokë pa dëshirë,
Brenda shpirtit me maraz,
Vërtet nuk u ndjeva mirë,
Ecja, e sytë më mbeten pas.

Xx

Sa herë kaloj këtë rrugë mali,
Tërfilin shikoj, të çelur apo tharë,
Më ndizet një llamp malli,
Që ndezur rrin shumë gjatë
Mes pishave, një tapet i kuq,
Nga do shikoj,Parisi më del,
Jeta e bukur e ka një huq..
Jam ëndërr? Flej te Kulla Efel.

Xx

Bluzën më kutiçka e bleva,
Ti fustan më via blu veshur,
Raki maskat, birra dhe vera,
Na bëjnë dhe më të qeshur.
Të dy birr pimë në një shishe,
Kështu pinim më gjithë mend..
Dita e bukur për mua ti ishe,
Në Tiranë e në Prizeren...

0 comments:

Post a Comment