Tuesday, November 24, 2020

Musa JUPOLLI: Cikli poetik: Sa mëkat i madh të jesh shqiptar"

 Atdhetar që nuk harrohet

Xhemail Mustafa
*DREJTËSI
Kam nevojë për deshmi
Që dhimbjet t' më lehtësohën
Në gjimnazin e Nëntorit
e në fakultet
n' ide filozofia e kombit,
fjala jote për t' ardhmën e Dardanisë!
Dy herë lotë :
Në Prishtinë
për Jusuf Gërvallën,
loti i dytë në Mesianë
për ty poet,
në Paris ma the vetë
~~~~~~~~~~~~~~
...një ëndërr...!
dorë e ligë e shpirtzi
i pren frymën atdhetarit
Xhemail Mustafës
I ideve e i penës shqiptare,
Pika loti nga sytë e shqiponjës rrodhën
Poema ime shpirti Yt letrar,
Me zë të lartë do ta lexoj
Xhemail vëlla,
në libër roman për Ty shkrova :
... edhe mik i Krijuesit
edhe shok i pandarë i Arbërit,
Tê vranë me shkrime në dorë
me plumbat e armikut.
Trupi yt larë në gjak,
fletët e shkrimeve për Kosovën
t'kishin mbuluar trupin
}}}dhe rrjedhën e gjakut,
në to lexohej me shkronja të zeza
që morën ngjyrën e kuqe :
PËR LIRINË E KOSOVËS
Si valë në dallgore
rrahin dëshprimet tona.
O trishtim !
Rënd plagose Dardaninë
Nga ajo ditë dhimbja ndrydhë
Kam nevojë për dëshmi
që dhimbja t' më zvoglohet
Fleta ime bardhë si bora
Në te shkrova një fjalë :
D R E J T Ë S I*

Rozafë

(Nuk kishte tradhëti)
Në asnjë pranverë
nuk mungove
Ti dhe unë në takim me poetin
të Guri aty ke muri
aty ku lumi dhe jeta
na buzëqeshin
Për dashuri
Për fjalën e dhënë
Rozafë moj Rozafë
Baladë poetike
Baladë nostalgjike
Poetikë e dashuri
Zemër mbështjellur n' gji
Poezi e filozofi
Rozafë
Rozafë
Pikturë që lexohet
Ndjenjë e dëshprim
Zë me rimë
Në botën e poetit
ROZAFË moj ROZAFË!
Rozafë Ilire
Besa shqiptare
Rozafë
Ti ndryshe e përjetove
Nuk e di kush ta mveshi këtë histori
Tri vëllezër
E tre “tradhëti”
Nuk përkon me shpirtin tim
Rozafë na i falë gabimet
N’urën e bashkimit …
Në Gurin e legjendës
N’emër të Nënës
N'emër të birit
N’emër të literaturës.

« Sa mëkat i madh të jesh shqiptar
Në fajësi të Gjergj Kastriotit
Mbyteni këta mëkatarë »
Sot jam i vërbuar, dhe më asgjë nuk shoh
Kaloni mbi trupin tim që ta mbytni këtë racë të parë
Mbyteni, mbyteni, kur them « mbyteni » lexojeni me zë të lartë
Mbyteni, mbyteni këta mëkatrë, janë të bukur edhe n’gjuhë
Janë tepër të bukur, edhe të tjerët më thanë :
Sa diku tjetër një rini më të bukur nuk e kemi parë
Mbyteni të fitojë e liga ju ngadhnjïmtarë, « heronjë të gjallë »
Atë që s’e bëri otomani, greku e serbi bëne ju sot
Veshuni në dimia të Turqisë, folni me gjuhë të pushtuesit
Vashave të reja vunu të zezat shamia
Mos ta shijojnë jetën, këtë parajsë të gjallë
Është mëkat të thonë se janë shqpiptare
Ju meshkujtë e gjenit pellazg-ilir, dehuni me çaj e llokume
Në pa mëshirë të nënave dhe motarve tuaja
Kësaj EMNESE që në lindje veq lotin dhe terrin mbajnë kujtim
Shqiptarët janë mëktarë
Ika n’terr sy vërbuar jam, xixa, xixa, përvlim
Kaloni mbi shpirtin tim, mbyteni këta arbërorë
Këta mëkatrë qe e ndjejnë vetën aq kranar
Këta që flasin shqip, e shqiponjën e kanë në çdo zgjim
Mbyteni sa më parë këtë racë të lindme të parë
Më pas shkoni e lutuni në kulte, n’aromë sulltani mykur n’qorapë
Ju jeni pa mëkate, po i mbytet idetë e filozofinë shqiptare
Ju, ju pret bota tjetër me 72 hyjria që do t’i zgjidhni vetë
Cullake, të holla e të trasha, secila më e pashme se tjetra
*
Nuk shoh të shkruaj, flas me shpirtin tuaj
Turku, greku e serbi sot të kanë lënë edhe pa emër
Se ishe dhe mbetesh edhe tutje popull i ndaluar
Për atë je mëkatar, mbytjen e ke shpëtim
Të fitojë e liga, djajë të mveshur me petka otomani
Lutjet i bëjnë me të njejtën gjuhë, heronjë të gjallë
Natën e shëndërrojnë në hajni thua se edhe pasurinë da ta marrin me vete …
Mua nuk më ka mbetur asgjë, vetëm se të flas me shpirtin tuaj .


Nënat shqiptare, loti që nuk u derdhej mbi letra

Në lindje të nënave deti dhe qielli u mahnitën nga kjo bukuri
Dielli tash më nuk i shte në vetmi
Bukuria e nënave shihet në sy, dritare e hyrjës në shpirtin e tyre
Aty banojnë fjaltë më të bukura që mund të imagjinohen
Nënat shqiptare kanë shpirtin e univerit
Kur përcjellin bijtë e tyre u derdhet loti
Kur u vinë nga gurbeti më lot nuk u ka mbetur
NËNAT SHQIPTARE
JANË SA TË VEÇANTA
KANË DASHURINË SA E GJITHË BOTA
Nënat shqiptare e derdhen lotin edhe në bunar ku merrnin ujë
Për ta shuar etjen
Shpesh thonë :
Na ra turku e serbi, greku e kush jo moj nënë, ju flasin fëmijëve me
OJ NËNË
Letra nuk kishim, lotet i lamë arave për ta gatuar bukën
LETRA NUK KISHIM TË QANIM MBI TO ...

*****

Në kërkim të vargjeve të vjedhura
Më të ëmbla, më të shijshme
Me aromë dashurie që nuk imitohen !


Amaneti i babës, në dëshmi Dielli
N’emër të filozofisë, n’emër të babës sim
« Kthehuni n’Dardani me Flamur t’Shipnisë »
Jo n’emër të ideologjisë, jo n’emër të fesë
Po n’emër të besimit SHQIP
Flamurin nga dora ma morën
E dogjën n’emër të partisë
E flakën n’emër të "kolltukut"
Shpresa është fundit, ajo nuk vdes
Është amanet për çdo shqiptar
Deri atë ditë mos e ndalni hapin
N’trojet e Arbërit një amanet
Diellin në dëshmi, ne besim
Me Flamur SHQIPTAR .

***
Lozin shpirtra të pafajshëm
Mbi varrezat e tyre ka zogj
Cicirima e të cilve ka melodi
Aty banojnë edhe lisa të gjatë
Fletet e vjeshtës me ngjyra
Ato të prenverës ujiten me lot .



0 comments:

Post a Comment