Tuesday, November 24, 2020

Prend BUZHALA: KUR NË SKENË SILLEN HERONJTË E FARSAVE HISTORIKE JUGO-NOSTALGJIKE

 

(Përçudnime të realitetit: jugonostalgjia ose historia si farsë), 2
Kur para dhjetë vjetësh Teki Dervishi, emër i shquar në letrat shqipe, fliste për "disfata definitive të mendësisë jugosllave" në skenën politike të Kosovës (duke i veçuar si "jo-jugosllave" LVV e PDK-në), më duket që te kjo pikë u gabua dhe nuk ishte largpamës. Për argument, merrte karakterizimin e "ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, zotit Kristofer Dell, i cili një muaj më parë, ditën kur u shkarkua Parlamenti i Kosovës, në mënyrë decidive e karakterizoi një copë falange (nuk e identifikoi) të klasës politike të Kosovës si 'mendësi jugosllave!' ".
1.
Para disa javësh, kur një reklamë televizive e një stacioni televiziv "të pavarur" po pprcillej me muzikë, një mik imi reagoi:
- Po më duket që kjo muzikë është e njohur, i ngjet melosit të këngës sllave "Ide Tito preko Romanije" (“Tito kalon nëpër Romani” - bjeshkë në Bosnje e Hercegovinë) dhe asaj "Druzhe Tito mi ti se kumenmo" (Shoku Tito të jemi betue). Reklama me atë muzikë ende po reprizohet edhe në dy a tri televizione tjera të ashtuquajtura "të pavarura" e që i ngjanë njëra-tjetrës si veja vesë. Dhe, për një teoricien të publicistikës shqiptare, nuk do të jetë vështirë që nesër ta bëjë tipologjinë e tillë të mediave të stërkequra. Madje, aty-këtu ka edhe "filma dokumentarë" për ato kohë (natyrisht, nga autorë jugosllavë e të huaj, se vetë nuk dinë të bëjnë). Dhe mirë bëjnë që i shfaqin, por sa e thonë të vërtetën, është tjetër gjë.
Ndryshe nga kombet tjera, shqiptarët vuajnë nga nostalgjia e së kaluarës për "kohët e arta". E cilat na janë ato kohët e arta që po na pllakos një nostalgji e tillë, kaq e sëmurë dhe e shumëfishtë?
Së pari u rrah teli për nostalgjinë otomane, nëpërmes neo-otomanizmit: mohimi i figurave historike, urrejtja ndaj qenies vetjake nacionale , shpallja e perandorisë pushtuese si "shpëtimtare" dhe dashuria ndaj vëllait turk;
së dyti, prej viteve '90 e këndej, gjithnjë janë vërejtur riciklime për "kohët e arta" nën Jugosllavinë që i përjetuam; tashmë krejt ish serbo-komunistët shqipfolës shpallen jo vetëm shpëtimtarë, si pashallarët turq, po edhe heronj nacionalë! “Heronj nacionalë” që kanë pushkatuar, vrarë, burgosur e dëbuar popullatën kryengritëse anembanë Kosovës, apo figura si Shaban Polluzhën, Ukë Sadikun, Ndue Përlleshon, Ymer Berishën, Tahir Berishën, Gjon Serreqin apo Mulla Idriz Gjilanin, Marije Shllakun apo at Bernard Llupin etj etj. Këta, po shihet që i kanë vonuar proceset historike edhe tani, nën hije, nën plaf, dhelpërisht, për ta zënë një pozicion "të ri" historik, kur do t'i rehabilitonin edhe njëherë "kohët e arta"; me përpjekje herë nëpërmes një minishengeni, herë nëpërmes një rehabilitimi total të udbashëve gjakpirës, milicisë gjakatare e inspektoreve gjakatarë të sigurimit që i kishte në dorë udhëheqja serbo-komuniste e Kosovës.
2.
Ëndrra e liberalizmit jugosllav, si "kohë e artë" tashmë, përpos formës e përmbajtjes së një nostalgjie; ka marrë edhe formë e përmbajtje për restaurim historik të një lëvizjeje "të re", me anë minishengenësh, tregtisë së lirë etj. etj. e ku Serbia do të paraqitet si lider, nga e cila varet fati i popujve tjerë, me pretekstin që, me mjete të sofistikuara ekonimike, poltike e diplomatike për ta futur edhe njëherë Kosovën nën tutelën e saj!
Në fakt, me këtë slogan, për 50 vjet rresht, se serbët janë paraqitur si të vetmit "mbrojtës e përgjegjës për tërësinë e Jugosllavisë"; për aq dekada ata përndoqën, burgosën e vranë shqiptarë, si “armiq të Jugosllavisë"! Dhe, kur klika kroato-sllovene rrëzoi klikën serbomadhe të Rankoviqit më 1966 (meritat për rrëzimin e këtij regjimi ultra diktatorial, nuk ishte meritë e Kosovës), por Kosova pati një meritë tjetër: që i shfrytëzoi rrethanat liberalizuese për t'u ndërlidhur me Shqipërinë dhe me Evropën. Ishte meritë e atdhetarëve shqiptarë, të cilët, më 1968, bënë demonstrata dhe për herë të parë shtrohen tri kërkesa themelore: Kosova republikë, hapja e Unviersitetit dhe lejimi i flamurit kombëtar. Pranohen që të tri kërkesat (hapet menjëherë universiteti dhe pranohet Flamuri kombëtar, me pamje si ai i Shqipërisë, me yllin social-komunist sipëri); kurse kërkesa Kosova Republikë zbriti në kërkesën për ndryshime kushtetuese e amendamente, që zgjati si diskutim rreth gjashtë vjet. E pra, as hapja e Universitetit e as pranimi i Flamurit kombëtar, nuk ishte meritë e udhëheqjes kukull të Kosovës, kësaj klike politike serbokomuniste shqipfolëse të Kosovës, por ishte meritë e demonstruesve shqiptarë dhe e inteligjencies atdhetare shqiptare, që u vranë, u burgosën dhe nuk u tërhoqën nga kërkesat e veta. Kjo klikë shqipfolëse kishte në dorë udbën serbo-komuniste për të dënuar vetëm shqiptarë.
Ç ‘ndodhi për ato gjashtë vjet, të gjithë e dimë: vërtet një zhvillim i gjithanshëm në të gjitha fushat e jetës, një etje e madhe për dije e kulturë, për zhvillim e përparim. Historia shpesh dëshmon se ndodhin rrethana e situata shoqërore, kur një popull është përpara me emancipim, dije e vetëdije nacionale e sociale, kurse udhëheqjen politike ta ketë të prapambetur, regresive. Kështu ishte gjendja në ato vite. Diku pas vitit 1975 erdhën figura të reja në udhëheqjen e Lidhjes Komuniste të Kosovës (si filiale serbe e Kosovës), si Ismet Gusia, Pajazit Nushi, Ukshin Hoti apo Esat Stavileci, e që ishin njerëz të emancipuar e atdhetarë, por ata menjëherë u hoqën nga skena politike, me format nga më perfidet, siç janë helmimet, sulmet fizike, burgosjet, mënjanimet diferencuese etj. etj. Mbeti e paprekur udhëheqja e vjetër e “patriotizmit jugosllav”, e paemancipuar, që vazhdoi me dënimet drakonike kundër "nacionalistëve e irredentistëve shqiptarë", si "armiq të Jugosllavisë". Kur më 1981 u pa se më ata as më të voglin ndikim nuk e kishin te popullata e vet, atëherë Serbia i hodhi ata si një leckë e pavlerë dhe solli trabantë të ri politikë, tek të cilët shikonte njerëzit e etur për dhunë kundër popullit të tyre e që do t’i kryenin me përpikëri detyrat që ua jepte Beogradi pas Titos.
3.
Jugonostalgjia sot, është nocion që karakterizon atë politikë dhe ato pjesë të shoqërisë së hapësirave ish-jugosllave që e kanë ndjerë veten jugosllavë.
Karshi asaj reklamës së përcjellë me muzikë, e që e përmendëm në fillim, kjo nostalgji ende zgjohet te ata që ngriheshin gatitu për ta dëgjuat dhe kënduar himnin jugosllav “Hej slaveni” (“Hej, ju sllavë”), në kohën kur e urrenin himnin kombëtar shqiptar, si të ndaluar rreptësishtë. E ka domethënien e vet kjo, për ta kujtuar atë kohë kur popujt jetonin në “vëllazërim-bashkim” me njëri-tjetrin e në paqe! Po përse këta që i prinë këtij vëllazërim-bashkimi, ia futën thikat paqes dhe e përgjakën në të katër anët e Jugosllavisë?!
Jugonostaslgjia, e shfaqur nëpër ekrane, nëpër diskutime, nëpër medie, shfaqet si fenomen shoqëror që idealizon kohën e kësaj krijese të quajtur Jugosllavi në periudhën e viteve 1945-1991. Vetëm le të lexohet se si tash gjithçka mohohet, përbuzet: përbuzet arsimi, kultura, shteti... për ta kujtuar “kohën e artë” jugosllave, kur ishim “të tjerë”, pra kur ishim jugosllavë! Shembulli unikat i kësaj jugo-nostalgjie, është kërkesa për rehabilitim të figurave serbo-komuniste jugosllave, madje edhe për t’iu ngritur përmendore! T’iu ngrihet përmendore atyre që i bënë masakrat si në Tivar, e anembanë Kosovës, që i vranë rreth 43 mijë shqiptarë!? Që i burgosën mbi gjysmë milioni shqiptarë e që po aq i përzunë nga atdheu?!
Kështu ndodh: se dikur paskemi qenë të emancipuar e tash paska degradim! E nëse po ajo klikë “vetëqeverisëse” i mban pozitat universitare, pozitat privilegjeve kudo në jeton tonë shoqërore, atëherë ku qëndruaka faji?! Te “gjeneratat e reja”!? e vërteta është se krizat edhe prodhojnë sëmundjen e quajtur nostalgji! Kjo jugo-nostalgji serbo-komuniste e “parajsës jugosllave” shfaqet kryesisht te disa shtresa të të moshuarve, tashmë edhe pensionistë. Mendojnë se, duke e rehabilituar të kaluarën e tillë komuniste, do të arrihen rezultate të tjera emancipuese, të mëdha! “Historia që përsëritet kthehet në farsë. Farsa që përsëritet kthehet në histori”, thotë Jean Baudrillard
sociolog, filozof dhe teoricien kulturor francez. Farsa e tillë, për të gjetur heronj tek kukullat politike dhe tek ata që i kanë duart e përlyera me gjakun e të pafajshmëve, nuk është thjeshtë farsë: ajo, nëse realizohet, është një tragjedi! Ose ndoshta, propozimet e tilla vijnë si një shaka e hidhur: për t’ua kujtuar të persekutuarve se kush paska qenë zot në këto troje nën tutelën serbe! Është tallja e përtallje më e hidhur që dikush ua hedh në fytyrë një populli të vuajtur. Por ky fenomen nuk është një shfaqje teatri, sa është një situatë reale. “Komedia përbëhet nga njerëz të pazakontë në situata reale; kurse farsë janë njerëzit e vërtetë në situata të pazakonta” na e sqaron Chuck Jones, krijues dhe karikaturist amerikan. Kjo do të thotë se situatat që mbjellin mendësi të tilla, retrograde, janë situata të pazakonta. Janë situata të krizës së identitetit të luhatur. Prandaj na dalin në skenë heronjtë e farsave historike. Kur Karl Marks citon Hegelin se “të gjitha faktet dhe personazhet e mëdhenj të historisë botërore ndodhin, si të thuash, dy herë. Hegel ka harruar të shtojë: herën e parë si tragjedi, të dytën si farsë”, mbase, nuk do ta ketë kuptuar mirë Hegelin, që, bie fjala, farsa e tashme e kërkimit të heroit serbo-komunist i modelit jugo-nostalgjik: është ajo loja tekanjoze dhe tallëse e historisë që e bën në kurriz tonin. Shtresat e tilla nostalgjike e farsave të tilla, me kërkesat jashtë racionales historike, tregojnë de dëshmojnë se ata fare nuk e kanë arsyen në duart e tyre: ata i drejton një autor hilexhi i prapaskenës për përfitime të tjera politike.
(Vijon)Kur para dhjetë vjetësh Teki Dervishi, emër i shquar në letrat shqipe, fliste për "disfata definitive të mendësisë jugosllave" në skenën politike të Kosovës (duke i veçuar si "jo-jugosllave" LVV e PDK-në), më duket që te kjo pikë u gabua dhe nuk ishte largpamës. Për argument, merrte karakterizimin e "ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, zotit Kristofer Dell, i cili një muaj më parë, ditën kur u shkarkua Parlamenti i Kosovës, në mënyrë decidive e karakterizoi një copë falange (nuk e identifikoi) të klasës politike të Kosovës si 'mendësi jugosllave!' ".
1.
Para disa javësh, kur një reklamë televizive e një stacioni televiziv "të pavarur" po pprcillej me muzikë, një mik imi reagoi:
- Po më duket që kjo muzikë është e njohur, i ngjet melosit të këngës sllave "Ide Tito preko Romanije" (“Tito kalon nëpër Romani” - bjeshkë në Bosnje e Hercegovinë) dhe asaj "Druzhe Tito mi ti se kumenmo" (Shoku Tito të jemi betue). Reklama me atë muzikë ende po reprizohet edhe në dy a tri televizione tjera të ashtuquajtura "të pavarura" e që i ngjanë njëra-tjetrës si veja vesë. Dhe, për një teoricien të publicistikës shqiptare, nuk do të jetë vështirë që nesër ta bëjë tipologjinë e tillë të mediave të stërkequra. Madje, aty-këtu ka edhe "filma dokumentarë" për ato kohë (natyrisht, nga autorë jugosllavë e të huaj, se vetë nuk dinë të bëjnë). Dhe mirë bëjnë që i shfaqin, por sa e thonë të vërtetën, është tjetër gjë.
Ndryshe nga kombet tjera, shqiptarët vuajnë nga nostalgjia e së kaluarës për "kohët e arta". E cilat na janë ato kohët e arta që po na pllakos një nostalgji e tillë, kaq e sëmurë dhe e shumëfishtë?
Së pari u rrah teli për nostalgjinë otomane, nëpërmes neo-otomanizmit: mohimi i figurave historike, urrejtja ndaj qenies vetjake nacionale , shpallja e perandorisë pushtuese si "shpëtimtare" dhe dashuria ndaj vëllait turk;
së dyti, prej viteve '90 e këndej, gjithnjë janë vërejtur riciklime për "kohët e arta" nën Jugosllavinë që i përjetuam; tashmë krejt ish serbo-komunistët shqipfolës shpallen jo vetëm shpëtimtarë, si pashallarët turq, po edhe heronj nacionalë! “Heronj nacionalë” që kanë pushkatuar, vrarë, burgosur e dëbuar popullatën kryengritëse anembanë Kosovës, apo figura si Shaban Polluzhën, Ukë Sadikun, Ndue Përlleshon, Ymer Berishën, Tahir Berishën, Gjon Serreqin apo Mulla Idriz Gjilanin, Marije Shllakun apo at Bernard Llupin etj etj. Këta, po shihet që i kanë vonuar proceset historike edhe tani, nën hije, nën plaf, dhelpërisht, për ta zënë një pozicion "të ri" historik, kur do t'i rehabilitonin edhe njëherë "kohët e arta"; me përpjekje herë nëpërmes një minishengeni, herë nëpërmes një rehabilitimi total të udbashëve gjakpirës, milicisë gjakatare e inspektoreve gjakatarë të sigurimit që i kishte në dorë udhëheqja serbo-komuniste e Kosovës.
2.
Ëndrra e liberalizmit jugosllav, si "kohë e artë" tashmë, përpos formës e përmbajtjes së një nostalgjie; ka marrë edhe formë e përmbajtje për restaurim historik të një lëvizjeje "të re", me anë minishengenësh, tregtisë së lirë etj. etj. e ku Serbia do të paraqitet si lider, nga e cila varet fati i popujve tjerë, me pretekstin që, me mjete të sofistikuara ekonimike, poltike e diplomatike për ta futur edhe njëherë Kosovën nën tutelën e saj!
Në fakt, me këtë slogan, për 50 vjet rresht, se serbët janë paraqitur si të vetmit "mbrojtës e përgjegjës për tërësinë e Jugosllavisë"; për aq dekada ata përndoqën, burgosën e vranë shqiptarë, si “armiq të Jugosllavisë"! Dhe, kur klika kroato-sllovene rrëzoi klikën serbomadhe të Rankoviqit më 1966 (meritat për rrëzimin e këtij regjimi ultra diktatorial, nuk ishte meritë e Kosovës), por Kosova pati një meritë tjetër: që i shfrytëzoi rrethanat liberalizuese për t'u ndërlidhur me Shqipërinë dhe me Evropën. Ishte meritë e atdhetarëve shqiptarë, të cilët, më 1968, bënë demonstrata dhe për herë të parë shtrohen tri kërkesa themelore: Kosova republikë, hapja e Unviersitetit dhe lejimi i flamurit kombëtar. Pranohen që të tri kërkesat (hapet menjëherë universiteti dhe pranohet Flamuri kombëtar, me pamje si ai i Shqipërisë, me yllin social-komunist sipëri); kurse kërkesa Kosova Republikë zbriti në kërkesën për ndryshime kushtetuese e amendamente, që zgjati si diskutim rreth gjashtë vjet. E pra, as hapja e Universitetit e as pranimi i Flamurit kombëtar, nuk ishte meritë e udhëheqjes kukull të Kosovës, kësaj klike politike serbokomuniste shqipfolëse të Kosovës, por ishte meritë e demonstruesve shqiptarë dhe e inteligjencies atdhetare shqiptare, që u vranë, u burgosën dhe nuk u tërhoqën nga kërkesat e veta. Kjo klikë shqipfolëse kishte në dorë udbën serbo-komuniste për të dënuar vetëm shqiptarë.
Ç ‘ndodhi për ato gjashtë vjet, të gjithë e dimë: vërtet një zhvillim i gjithanshëm në të gjitha fushat e jetës, një etje e madhe për dije e kulturë, për zhvillim e përparim. Historia shpesh dëshmon se ndodhin rrethana e situata shoqërore, kur një popull është përpara me emancipim, dije e vetëdije nacionale e sociale, kurse udhëheqjen politike ta ketë të prapambetur, regresive. Kështu ishte gjendja në ato vite. Diku pas vitit 1975 erdhën figura të reja në udhëheqjen e Lidhjes Komuniste të Kosovës (si filiale serbe e Kosovës), si Ismet Gusia, Pajazit Nushi, Ukshin Hoti apo Esat Stavileci, e që ishin njerëz të emancipuar e atdhetarë, por ata menjëherë u hoqën nga skena politike, me format nga më perfidet, siç janë helmimet, sulmet fizike, burgosjet, mënjanimet diferencuese etj. etj. Mbeti e paprekur udhëheqja e vjetër e “patriotizmit jugosllav”, e paemancipuar, që vazhdoi me dënimet drakonike kundër "nacionalistëve e irredentistëve shqiptarë", si "armiq të Jugosllavisë". Kur më 1981 u pa se më ata as më të voglin ndikim nuk e kishin te popullata e vet, atëherë Serbia i hodhi ata si një leckë e pavlerë dhe solli trabantë të ri politikë, tek të cilët shikonte njerëzit e etur për dhunë kundër popullit të tyre e që do t’i kryenin me përpikëri detyrat që ua jepte Beogradi pas Titos.
3.
Jugonostalgjia sot, është nocion që karakterizon atë politikë dhe ato pjesë të shoqërisë së hapësirave ish-jugosllave që e kanë ndjerë veten jugosllavë.
Karshi asaj reklamës së përcjellë me muzikë, e që e përmendëm në fillim, kjo nostalgji ende zgjohet te ata që ngriheshin gatitu për ta dëgjuat dhe kënduar himnin jugosllav “Hej slaveni” (“Hej, ju sllavë”), në kohën kur e urrenin himnin kombëtar shqiptar, si të ndaluar rreptësishtë. E ka domethënien e vet kjo, për ta kujtuar atë kohë kur popujt jetonin në “vëllazërim-bashkim” me njëri-tjetrin e në paqe! Po përse këta që i prinë këtij vëllazërim-bashkimi, ia futën thikat paqes dhe e përgjakën në të katër anët e Jugosllavisë?!
Jugonostaslgjia, e shfaqur nëpër ekrane, nëpër diskutime, nëpër medie, shfaqet si fenomen shoqëror që idealizon kohën e kësaj krijese të quajtur Jugosllavi në periudhën e viteve 1945-1991. Vetëm le të lexohet se si tash gjithçka mohohet, përbuzet: përbuzet arsimi, kultura, shteti... për ta kujtuar “kohën e artë” jugosllave, kur ishim “të tjerë”, pra kur ishim jugosllavë! Shembulli unikat i kësaj jugo-nostalgjie, është kërkesa për rehabilitim të figurave serbo-komuniste jugosllave, madje edhe për t’iu ngritur përmendore! T’iu ngrihet përmendore atyre që i bënë masakrat si në Tivar, e anembanë Kosovës, që i vranë rreth 43 mijë shqiptarë!? Që i burgosën mbi gjysmë milioni shqiptarë e që po aq i përzunë nga atdheu?!
Kështu ndodh: se dikur paskemi qenë të emancipuar e tash paska degradim! E nëse po ajo klikë “vetëqeverisëse” i mban pozitat universitare, pozitat privilegjeve kudo në jeton tonë shoqërore, atëherë ku qëndruaka faji?! Te “gjeneratat e reja”!? e vërteta është se krizat edhe prodhojnë sëmundjen e quajtur nostalgji! Kjo jugo-nostalgji serbo-komuniste e “parajsës jugosllave” shfaqet kryesisht te disa shtresa të të moshuarve, tashmë edhe pensionistë. Mendojnë se, duke e rehabilituar të kaluarën e tillë komunsite, do të arrihen rezultate të tjera emancipuese, të mëdha! “Historia që përsëritet kthehet në farsë. Farsa që përsëritet kthehet në histori”, thotë Jean Baudrillard
sociolog, filozof dhe teoricien kulturor francez. Farsa e tillë, për të gjetur heronj tek kukullat politike dhe tek ata që i kanë duart e përlyera me gjakun e të pafajshmëve, nuk është thjeshtë farsë: ajo, nëse realizohet, është një tragjedi! Ose ndoshta, propozimet e tilla vijnë si një shaka e hidhur: për t’ua kujtuar të persekutuarve se kush paska qenë zot në këto troje nën tutelën serbe! Është tallja e përtallje më e hidhur që dikush ua hedh në fytyrë një populli të vuajtur. Por ky fenomen nuk është një shfaqje teatri, sa është një situatë reale. “Komedia përbëhet nga njerëz të pazakontë në situata reale; kurse farsë janë njerëzit e vërtetë në situata të pazakonta” na e sqaron Chuck Jones, krijues dhe karikaturist amerikan. Kjo do të thotë se situatat që mbjellin mendësi të tilla, retrograde, janë situata të pazakonta. Janë situata të krizës së identitetit të luhatur. Prandaj na dalin në skenë heronjtë e farsave historike. Kur Karl Marks citon Hegelin se “të gjitha faktet dhe personazhet e mëdhenj të historisë botërore ndodhin, si të thuash, dy herë. Hegel ka harruar të shtojë: herën e parë si tragjedi, të dytën si farsë”, mbase, nuk do ta ketë kuptuar mirë Hegelin, që, bie fjala, farsa e tashme e kërkimit të heroit serbo-komunist i modelit jugo-nostalgjik: është ajo loja tekanjoze dhe tallëse e historisë që e bën në kurriz tonin. Shtresat e tilla nostalgjike e farsave të tilla, me kërjesat jashtë racionales historike, tregojnë de dëshmojnë se ata fare nuk e kanë arsyen në duart e tyre: ata i drejton një autor hilexhi i prapaskenës për përfitime të tjera politike.
(Vijon)
(24 nëntor 2020)

0 comments:

Post a Comment