Monday, October 17, 2022

Cikël poetik nga Musa Jupolli

 BACË

Bir kolos i truallit arbëror,
A tdhetar në altarë Shqipërie,
C ili arriti të prekë diellin me dorë,
Ë shtë krenaria jonë e simbol pavarsie.
A s'është Adami i parë n'Bibël e Kuran
D ritë e vetme në shandan dardanie
E rrësirën e natës njëqindëvjeçare çan
M isionar i kombit, flamur e themel lirie!
D amarët tokës mëmë ia shterën
E gjarpërinjtë me gjak s'u ngopën kurrë
M ojsiu çau detin me shkop magjie
A demi ynë robërinë e theu si burrë!
Ç erpik s'lëkundi para asnjë krajlie
I pari ndër të parët u shkri kandil lirie
T 'jetojmë ne bacë, se ti, s'vdes kurrë.
Marrë nga libri me poezi të poetit llapian, Lumni Nimani, me titull,
"Mall e dashuri larg Arbërie".

Prishtina ime! ~
Prishtina na lindi n' emër të gjeografisë,
n' literaturën e ndaluar shekuj me radhë,
Aktorë: Komedinë në skenë fshehurazi,
poeti unë n' aromë jete me shpresë thash
Ulis në rikthim është!
Prishtina ime!
Veç me lotët do të krijohej një lum (Ë) , lumi ynë.
Lumin na e shkelën, shkelën mbi lotët tanë,
Pranvera më nuk vjen, edhe zogjtë qajnë
për muzikën tënde lum-loti i kryeqytetit tim!
Prishtina ime!
Aty në kopshtin tënd një vashë e bukur,
Zonjë qytetare, elegante, pamje Hyjnore,
në shpirt mban ëndrrën tënde të bukur,
në qiellin e kaltër shpresa e humbur!
Prishtina ime!
Lum (Ë) -loti im kush ta zëri frymën?
Pema ka mbet në vetmi e vetme është,
dhe ka frikë se të gjitha shoqet ja kanë pre!
Poema ime, lumi e pema qajnë me lotët e mi,
Teatri ndihet i vetmuar në kohë të sotme!

Dielli dhe Hëna
Nuk perëndojnë asnjëherë
Kur Hëna përshëndet Diellin
Një vallëzim i lehtë
Me nota t’ Atdheut
Ora e zgjimit afrohet
Për një Rilindje të Re
Bukuri e egër me lule natyre
Vend i shenjtë i Gjergjit
Kur Dielli përshëndet Hënën
Arbëria shikohet nga Qielli
Në Atdheun e shqiponjave
Ka vetëm një BESIM
Dielli dhe Hëna
Nuk perëndojnë asnjëherë!

Në kuvend fjala matet
Dy fjalë mjaftojnë
Dhe peshojnë më mirë
Se një gjysmë jete
Gjysma tjetër është roman
Që duhet të lexohet
Një komb nuk “mbytet” me pushkë
Hiqja librin, ai “mbytet” vetë !

Vij dhe shkoj
Udhëve pa emër
Sa herë që udhëtoj
Nata e atij viti më flet
N ‘atë vit, n ‘atë natë
Qielli dhe Dielli
Qielli lotin, Dielli dritën
Një lutje për shpirtin tim
Mes varreve të krushqve
Që s’kanë emër, as datë, as shekull
As lot nga të bukurat vasha që hi u venin
Faqeve të buta, e me lecka të lara me djersë !
Pa letër, pa laps
Me vete mora gjuhën e plagëve
Evropës t’ia mësojë emrin tim
Dardania e diellit tim
Sa herë që po vij këtu
Një plagë më shumë po ta shoh
Vetës i bëj pyetje
Ku e ka burimin ky lot
Që nuk mu sherr kurrë ?
Sot,
Sikur të flisnin heronjtë?

0 comments:

Post a Comment