Wednesday, July 19, 2017

Ramiz Kuqi: GRUAJA PA KARMIN MBI BUZË


Pasditën e ditës së shtunë mbajti kohë e ftohtë. Uji në det ishte pak më i ftohtë se para dy a tri ditësh dhe , kjo kishte bërë që plazha ishte pak më e zbrazur. Dy - tri barka lundruese që tërhiqen me lopatë, kishin ulur veshët e po pushonin në breg të detit. Pronari i lundrave dukej shumë i shqetësuar dhe, në sytë e tij vërehej një ndjenjë nervoziteti. Sa e ndizte një cigare, e hidhte pa e pirë deri në fund dhe ndizte tjetrën. Ishte Pjetri . E kisha njohur disa ditë më parë. Dukej i lumtur me punën që bënte. Iu afrova një mesdite me diell që të piqte.-Nga të kemi mik?- i foli me buzëgaz A.
-Nga Mirdita me lozë të gjakut. Kam disa barka lundruese dhe disa cadra andej pallateve të mëdha, të ngritura këto vitet e fundit. Mezi e futa kokën andej. Ia kaloj disi. Vera sivjet është e begatë në bregdet. Nuk mund të ankohem. Pushuesit janë nga Kosova dhe janë të fjalës dhe të ngrohtë. Jemi një gjak, vëlla. Kur u ndez lufta në Kosovë dhe u dha kushtrimi për liri, unë punoja si murator në një fshat të Romës. Përcillja lajmet televizive dhe nuk më zinte gjumi. Skenat nga lufta, dëbimi i njerëzve, shtëpitë në flakë, vaji i fëmijëve në krah të nënave, ma vrisnin shpirtin. Të nesërmen i mora leje Xhovanit për t'u kthyer për tri ditë në shtëpi.Mblodha lekët e fituara për punën e bërë për tre muaj dhe u ktheva në shtëpi. Kur më pa i ati në oborr, aty nga ora pesë e mëngjesit, u habit. - Po ti nuk na lajmërove fare,- i tha me një ton paksa qortues.
- E di baba. Ishte një vendim i shpejtë , të cilin e mora.Të ju shoh, se jeni të moshuar dhe, të hap dy dhoma a tri për familjet që janë nisur me strajca në shpinë drejt kufirit. O sot, o kurrë! Unë kam sjellë lekët për gjëra ushqimore dhe për veshmbatje. Edhe fshati është mobilizuar i tëri. Djemtë tanë po luftojnë krah për krah vëllezërve kosovarë që ta largojnë kufomën kundërmuese serbe nga andej,-vazhdoi rrëfimin . Ne jemi miqësuar me tri familje nga Gjakova , të cilët qëndruan për muaj të tërë.Jemi bërë si një familje. Kur kemi kohë, ikim për vizitë e vijnë edhe ata tek ne. Evokojmë kohën e keqe. Po ja sot ku jemi. Kemi një kufi sa për sy e faqe. Një ditë do të shkrihet si kripa në ujë.
-Ashtu është,-vazhdoi të flasë lirshëm A. Kohë e rëndë ishte. Për herë të parë në histori pamë se bota ishte me ne. Qentë e karpateve ikën kokulur. Mbi tokën tonë lulzon jeta e lirë!
-Po ikim ,sa nuk ka rënë shi,-i tha mikut të tij A. Pluhuri që cohej nga fundi i cadrave ngritej lart në qiell e kur afrohej afër dallgëve, zbriste poshtë e të futej nëpër sy. Pushiesit rrinin me syza dielli.Kur po bëheshin gati të iknin, shitsja e misrit që po piqej në diell cdo ditë, lëvizi karrocën nëpër rërë me mund, ngase pjesa e plazhit ishte rrahur nga valët gjatë tërë pasditës dhe rrota shtyhej më rëndë. -Po ikni për banesë?-iu drejtua Lelës
- Po fryn erë dhe, koha ka nisur të egërsohet. Atje mbi kodra te të bardha kishin mbuluar qiellin.
-Shite misër të pjekur sot?- iu drejtua .
-Pak kam shitur. Ja , në cdo dhjetë metra ka shitës. Unë mezi po i mbuloj shpenzimet e udhës për të paguar furgonin. Të lus, merri këto dy shtalba si i thoni ju andej në Kosovë. Janë taze, për zotin. Sa nuk më ka zënë nata këtu. Shoferi i furgonit më le tri a katër kilometra larg nga udha me asfalt. Pjesën tjetër duhet ta bëj në këmbë. Në mbrëmje më duhet t'i mjel dy lopët, ta ujis kopshtin dhe, nesër sërish do të vij buzë plazhit. Vajza mbaroi studimet dhe ka kohë që rri në Tiranë e kërkon punë. Kam frikë se do të mund të marr udhën për Itali.Rrugët e jetës janë të frikshme,-i tha Lelës . Ajo mbeti pa gojë dhe ndjeu dhembshuri për gruan që cdo ditë ngulej me karrocë në të njëjtin vend, në të njëjtin skaj, pa buzëqeshje e karmen mbi fytyrë

Tuesday, July 18, 2017

Prend Buzhala: PËRDORIMI PEZHORATIV I FJALËVE KAURR DHE QAFIR



(Nga debatet në rrjetin social: te Binak Kelmendi: “Si dhe pse kane hyre ne fjalorin shqip fjalët (emrat) "kaurr" dhe "qafir" dhe a jane raciste keto?
1.
Këto fjalë kanë përmbajtje pezhorative dhe ultra-naciste-fashiste, që përdallon dimensionin fetar (njërën fe që shpall veten superirore mbi të tjerat, si fe sunduese që kanë të drejtë për t'i luftuar e zhdukur "qafirat"... ).
Është e njëjta metodë e KRIJIMIT TË ARMIKUT, si vepruan boshti nazi-fashsit me hebrenjtë, apo si Serbia që krijoi ARMIKUN e saj - SHQIPTARËT, apo diktaturat komuniste që krijuan ARMIKUN E BRENDSHËM KLASOR...).


Prandaj ideologjitë e tilla të "superioritetit" kanë Lebensraum-in e vet në dëm të të tjerëve dhe Heim ins Reich-in e vet (shpalljen e të drejtës për të pushtuar vende të tjera në emër të ideologjisë superiore fetare e raciste); kanë të drejtat specifike mbi të tjerët: milet politik nën Perandorinë otomane, ishin vetëm muslimanët, kurse të tjerët shtypeshin; në Gjermaninë naziste vetëm gjermanët
- e në të gjitha rastet e tilla shpallet e drejta e rrëmbimit të të drejtave të tjetrit...
Prandaj ekziston dhe Deklarata Universale e Lirive dhe Të Drejtave Njerëzore....
(Me qëllim- ideologjinë e "qafirit" dhe të "kaurit" - e zbërtheva shpejt e shpejt me terma nazistë, pa i rimarrë termat përkatës nga ndonjë Libër i Shenjtë a nga ndonjë burim jashtevropian...për shkak se ideologjitë e tilla, në thelb, nisin nga përbuzja, si termat e mësipërm, dhe përfundojnë në gjenocid)...
2.
Në Fjalorin e shqipes shpjegohet:
"KAUR m. sh. vjet.
1. Emër me të cilin turqit quanin me përbuzje atë
që nuk ishte i fesë myslimane. 2. fet. I krishterë"
Fjalorët duhet t'i shënojnë ato fjalë që kanë pasur përdorim të gjatë e të gjerë. Fjalori i shqipes e jep saktë.
Përse ka hyrë si fjalë e tillë?
Fjalët kanë historinë e tyre të përdorimit.
Në leksikonët kroatë etj,thuhet për këtë fjalë që vjen në trajtën gjaur: "Fjala, e cila përdoret shpesh në këngët popullore, në Perandorinë Osmane duke treguar çdo subjekt a njeri që nuk beson në besim të pastër (jo musliman).Fjala Gavura përdoret në gjuhën turke dhe ka prejardhje nga persishtja, fjala Gebr, përdoret për mbështetësit e zaratrustrizmit, për zoroastrianët, për kombet e pafe, për heretikët dhe për jo-myslimanët."
Te Bajroni vjen në trajtën Gjauri (përkthim në shqip). Dhe është krijuar një letërsi e tërë me këtë temë...
Me qafir (kafitr) në administratën turke shënoheshin taksapaguesit e krishterë (pa dallime kombëtare)... që kishin detyrime speciale ndaj perandorisë si jomuslimanë...
Te Encikloedia Britabnike thueht se kjo Fjalë, fillimisht, përdoret me qëllime poshtërimi, përbuzjeje dhe mospërfilljeje ndaj të krishterëve.
Dhe, për habi, fjalorët e enciklopeditë botërore, japin edhe trajtën shqipe të përdorimit të kësaj fjale: kaur!!!
Te “Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja” i Mikel Ndrecat për fjalën QAFIR thuhet: “qafir-i m. (arabisht: kāfir – pafe; turqisht: kâfir “ai që nuk është mysliman”, njeri i pabesë, i pafe.
Qafirllëk-u,-të qenët i pafe, i pabesë, pabesim poshtërsi”.
3.
Nëse sot përdoren këto fjalë, nuk ka rrezik, përdoren më shumë si shenjë kuptimore humori a komike dhe si përdorim për ta demaskuar një mentalitet të së kaluarës...

Monday, July 17, 2017

VOJSAVA TRIBALDA - KASTRIOTI

Hasmi shpesh kohët e fundit me propaganden mjerane te islamikëve (agjent te UDB sllavo-serbo-ruse e me gjërë) qe duan të na e nxjerrin Vojsava Triballën - nënën e Gjergj Kastriot Skenderbeut - etnikisht jo shqipëtare por sllave. Po sjellim një sërë të dhënash historike , që nga lashtësia deri në ditët e sotme, që dëshmojne qartë që Vojsava Triballi ishte shqiptare!
I pari që flet për Vojsava Kastriotin është Barleti (1508). Ai shkruan, se ajo ishte e shoqja e Gjon Kastriotit, bija e princit fisnik të Tribaleve, por nuk percakton përkatësine etnike të saj. Muzakajt kishin lidhje miqesore të ndërsjelltë me Kastriotët. Gjon Muzakaj mik i familjes së Skënderbeut, bashkëkohës i tij, ne “Memorada” shkruan: “Gjon Kastrioti, i ati i zotit Skënderbeg, pati për grua zonjën Vojsava Tribalda, me të cilën lindën katër fëmijë meshkuj edhe pesë femijë femra”. Sipas Fan S. Nolit, ështëGjon Muzakaj i pari që përmend mbiemrin Tribalda të Vojsava Kastriotit. Gjon Muzakaj shkruan: ”E ëma e të thënit zotit Skenderbeg, gruaja e te thënit zotit Gjon, pati emrin Vojsava Tribalda dhe vinte nga nje derë e fisme”. Lind pyetja; Pse Gjon Muzakaj nuk u shpreh mbi përkatesinë etnike të Vojsava Kastriotit? Ai ishte mik i kësaj familje, kusheri i parë i Donika Kastriotit sipas prof. dr. Kristo Frasherit. Përkatësia etnike e Vojsavës ka qenë e ditur jo vetem prej tij, por edhe nga te tjerët bashkëkohës të Muzakës, të trashgimetarëve të tyre, rrethit miqësor e të tjerë. Eshtë një arsye për t'u bashkuar me mendimin e disa studiuesve seriozë rreth këtij problemi, të cilët thonë se, meqenëse dihej përkatësia etnike shqiptare e saj nga Muzakaj e të tjerët në kohën e tij, nuk ka qenë e nevojshme të trajtohej më tej problemi i përkatesisë së saj etnike.
Në ndihmë të përkatësisë etnike të Vojsava Kastriotit na vijnë dokumente bashkëkohëtarësh të saj, që shprehen se ajo mbante të njëjtin mbiemër (Tribalda) bashkë me Vrana Kontin. Gjon Muzaka për Vrana Kontin shkruan: ”Një princ shqipëtar me titullin “Markeze” di Tribalda, i cili rronte në Itali pas vdekjes së Skënderbeut, kishte gjak prej të Muzakajve”. Pra ky komandant i shquar në ushtrinë e Skenderbeut, që shkëlqeu edhe në ushtrinë e mbretit të Napolit, duk i Ferandines dhe “Markeze” i Tribalëve, që ishte gjak i pastër arbëror, mbante të njejtin mbiemër me Vojsavën, mbiemrin Tribalda. Kjo do të thotë, se ata ishin të një gjaku, arbër, kishin te njëjtën perkatësi etnike dhe që të dy vinin nga një degëzim i familjes fisnike të Muzakajve.
Zotëruesi i krahinës së Pollogut nga disa studiues na jepet i ati i Vojsava Kastriotit. Këtë dëshmojnë autorët; Anonimi në veprën: ”Punët e ndritëshme të zotit Gjergj Kastriotit Skenderbeu” (1539), Francesko Sansovani ( 1568), Lavardini (1577) e të tjerë. Këta shprehen se Vojsava ishte e bija e princit te Pollogut.
I cilës etni ka qene princi i Pollogut, i ati i Vojsaves?
Pas vdekjes se Stefan Dushanit dhe shembjes së perandorisë së tijë serbe, sipas disa burimeve historike, fisnikët e Arberisë u ngritën dhe rimorën territoret e tyre të humbura. Prof. Pellumb Xhufi në studimin e tij ”Zotërimi i Gropajve të Dibrës në shek. XIII-XIV” na sjell nje fakt interesant. Pas vdekjes së S. Dushanit, zotëruesi i treves se Dibrës përmendet zhupani i madh Andrea Gropa. ”Ky arriti të presë monedhën e tij, gjë që tregon se ai kishte mundur te ngrejë një principatë mjaft të fuqishme”. Me tej autori shpjegon se A. Gropa i shkoi në ndihmë despotit të Beratit, vjeherrit të tij, Andrea Muzaka per marrjen e Kosturit, i cili sundohej nga princi serb Marko Krajlevic. Me rënien e tij, Kosturi u kaloi Muzakajve, kurse Andrea Gropa u bë sundimtar edhe i Ohrit. Të njejtin fat me atë të M. Krajleviçit patën edhe princër të tjerë serb, qe sunduan në territoret shqipëtare, të ardhur në pushtet gjatë sundimit te S. Dushanit.
Studiues e historianë të kësaj periudhe, ndër këta Fan S. Noli argumentojnë, se gjatë shekujve XIII-XIV fisnikët arbër sundonin deri në rrjedhën e sipërme të Vardarit, që nga Balshajt, Gropajt, Muzakët, Kastriotët e te tjerë. Brenda këtij territori përfshihej edhe Pollogu, zoterues i të cilit ishte i ati i Vojsavës. Sipas tyre princi i Pollogut duhet te ishte arbër, pasi nje princ serb nuk mund te ushtronte pushtetin e tij në një territor të rrethuar nga fisnikë arbër. Rreth popullimit të këtij rajoni me shqipëtar, shkrimtari yne i madh Ismail Kadare është shprehur: ”Eshtë absurde, që shqipëtarët nga majat e larta të Shqipërise të mos e kishin vërejtur një fushë aq pjellore para hundes së tyre, e serbët gjoja e paskan parë këtë fushë të begatshme, që përtej Danubit, nga Rusia e largët”.
Mbi përkatësinë etnike të princit të Pollogut na sjell një informacion me shumë interes studiuesi dibran Hilmi Sadiku. Ne studimin e tij ai pohon se Andrea Engjelli, Flav Komneni, Vojsava Kastriotin e nxjerr nga familja e Muzakajve. Po në këtë punim të tij rreth perkatesisë etnike të Vojsavës thuhet se Kostandini, djali i Gjon Muzakës, mbështetur në gjenealogjinë që i dergoi Andrea E. F. Komneni i bëri një shtesë kronikës së të atit (Gjonit), per t'ua lënë pasardhesve në të cilën thuhet: ”Vojsava jepet e bija e Momcinit, që u bë shoqja e Gjonit, të cilëve u lindi Gjergj Kastrioti”. Kostandin Muzaka princin e Pollogut na e paraqet të kombesise arbërore, për pasojë i kësaj etnie rezulton edhe e bija e tij Vojsava.
Aleksandër Cutolo ne vepren e tij "Skenderbeu” fq. 20 botuar në Milano në 1940 shkruan:”Gjoni mori për grua princeshën Vojsava, të bijën e një kreu tjeter shqipëtar të shkelqyer, zotit të Pollogut”. Ky autor zotin e Pollogut, të atin e Vojsavës e paraqet arbër të shkëlqyer.
Fan S. Noli, në punimin e dytë mbi “Skenderbeun”1947, duke iu referuar K. Hoph ne “Croniques”fq. 308 shton: ”Muzaka thotë se Vojsava ishte shqipëtare nga gjaku i Muzakajve”.
Mbeshtetur në deshmitë e Muzakajve rreth Vojsava Kastriotit (Tribalda), ne burimet që flasin për sundimin e fisnikëve arbër në lindje deri në rrejdhën e sipërme të Vardarit perfshirë këtu edhe Pollogun, në atë që na sjellin Andrea E. F. Komnen, Fan S. Noli, A. Cutolo e të tjerë, si dhe në mungesë të ndonjë dokumenti argumentues dhe bindës të kundert me këta, mendojmë se hidhet mjaftueshëm dritë për të pranuar se Vojsava Kastrioti, e ëma e Skenderbeut, i përkiste etnisë arbërore dhe jo asaj sllave.
Pak histori nga lashtesia mbi fisin e TRIBALLEVE:
Fisin e Tribalëve disa autorë e shtrijnë deri në Fushë-Dardani dhe e quajnë si fis thrakas, por Apiani i quan Tribalët fis ilir. Apiani, historian grek, lindur në Aleksandri të Egjiptit nga fundi i shekullit I, që jetoi deri në vitin 70 të shekullit II shkroi veprën e tij HISTORIA ROMANA. Në pjesën e katërt, të quajtur “Illyrike”, Apiani tregon edhe legjendën gjenealogjike, sipas të cilës, Iliri qe bir i Polifemit dhe Galateas. Vëllezër të Ilirit qe edhe Kelti dhe Gali. Bijtë e Ilirit qenë Enkeleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti dhe Perrebi, vajzat e tij qenë Partha, Daorta, Dasara. Autari pati për bir Paionin dhe ky i fundit pati për bij Triballin dhe Skordiskun. Apiani e lidh fisin e triballëve me Triballin, si vijimësi etnike ilire, prandaj trungu familjar qe jep Apiani duhet te jete pikenisje per interpretimin e fiseve qe banonin ballkanin dhe me gjere. Kjo pikëpamje e Apianit është në shekullin II, por pasqyron diçka shumë më të hershme.
Stefan Bizantini, leksikograf i madh me prejardhje nga Konstandinopoli jetoi dhe shkroi në shekullin VI. Vepra e tij “De urbibus et populis” u shkrua gjatë viteve 528-545. Ai shfrytëzoi veprat e Hekateut, Herodotit, Tukididit, Efarit, Strabonit, Pausanias, Herodotit, Orosit dhe shumë autorëve të tjerë emrat e të cilëve kanë humbur. Kjo vepër është ruajtur jo tërësisht, por nga epitomet e saj të grumbulluara nga leksikografi i Justinianit të Madh, i quajtur Ermolahu. Edhe Stefan Bizantini, 4 shekuj më vonë, triballët i quan “ilirë”.
Në shekullin V para e.s. fisi i Triballëve banonte në krahinën që shtrihej midis Moravës dhe Iskras.
Burimet që flasin për trevën e Triballëve në kohën perandorake romake, janë Straboni, Plini, Ptolemeu dhe Dion Kassi. Të katër na thonë se Triballët banonin midis Moravës dhe Iskras.
Sipas Strabonit “pas vendit të Skordiskëve gjatë Istrit, është vendi i Triballëve dhe i Misëve”. I njëjti autor thotë: “Scordiskët e vegjël ngjitur me Triballët dhe Misët”. Është e vërtetë se Straboni na informon se Bastarnët, Skitët dhe Sarmatët i kishin nënshtruar shpesh Triballët, kështu që do të mund të mendohej se banonin në afërsi të Scitisë, ku inkursionet e këtyre popujve kanë qenë të shpeshta.
Plini nuk është më pak kategorik në përcaktimin e trevës së Triballëve në zonën e Moravës dhe Iskrës. Lexojmë tek ai se Triballët kufizohen me Dardanët. Pra nuk ka dyshim se si pas autorit të “Historisë së Natyrës” ky fis gjendej afër Moravës. Një herë tjetër Plini i vendos Triballët në perëndim të Timokut.
Edhe Ptolemeu flet me të njëjtën gjuhë. Për ‘të treva e Triballëve gjendet në pjesën perëndimore të Mezisë së Poshtme. Është e vërtetë se ai nuk njeh Triballë në Mezinë e Sipërme, por u jep atyre një pjesë të madhe të zonës Moravë-Iskër.
Më në fund Dion Kassi. Për ‘të Triballët janë fqinj të Dardanëve dhe këta jetojnë në krahinën e atyre. Dëshmia e Dionit është e kjartë. Nuk mund të mendohet për zonën në lindje të Iskrës kur është fjala për Dardanë. Në qoftë se Dardanët banojnë në truallin triball dhe në qoftë se Dardanët dhe Triballët janë fqinjë, vendi i Triballëve duhet të kërkohet midis Moravës dhe Iskrës.
Në Fushë-Dardani të gjithë autorët antikë kanë treguar qartë se fisi ilir i Dardanëve ka banuar historkisht, ashtu si dhe sot, kështu nëse ka thrakas në Fushë-Dardani, ata nuk janë gjë tjetër veçse dardan ilir. Dardanët shpesh nga autorët antikë dhe modernë janë quajtur si fis thrako-ilir, çka tregon që nuk ka asnjë ndryshim etnik midis ilirëve dhe thrakasve, përderisa fise të njohura si ilire janë edhe thrake njëkohësisht. Mbretëria Thrake e Odryseve shekulli V-III p.k.: Rez Eanidi është mbreti i parë i thrakasve, që njohim nga burimet e shkruara historike, por pa diskutim që mund të ketë pasur dhe mbretër të tjerë para tij. Ai qeverisi në fund të shekullit XIII dhe ndoshta në fillim të shekullit të XII p.k. dhe mori pjesë në luftën e Trojës si aleat me trojanët. Rezi kishte lidhur një numër të madh krushqish me dardanët e Trojës dhe ishte aleat i fortë i tyre. Mbretëria thrake ka vazhduar të ekzistojë dhe pas luftës së Trojës, por ajo e arriti kulmin me mbretërinë e Odrysëve. Kjo mbretëri u krijua nga bashkimi i të gjitha fiseve thrake nga Egjeu deri në Danub nën mbretin e fuqishëm Tere 450-431 p.k. Nën sundimin e të birit të Tereut, Sitalkut 431-424 p.k. mbretëria arriti kulmin e shtrirjes territoriale dhe fuqisë ushtarake. Ai ndërtoi rrugët që lidhnin Egjeun me Danubin dhe ngriti një ushtri prej 150 mijë ushtarësh. Sitalku ndërmori një sërë fushatash ushtarake kundër maqedonasve dhe vdiq në fushatën ushtarake kundër fisit ilir të Tribalëve, të cilin donte ta bashkonte me mbretërinë e tij. Gjatë qeverisjes së Seuthe I 424-415 mbretëria njohu paqe dhe zhvillim, por një numër fisesh u larguan nga mbretëria e përbashkët thrake. Pas këtij mbreti, mbretëria erdhi duke u dobësuar.
----------------
Huazuar nga faqja: Historia Shqipëtare

Nehat Jahiu: I DASHURUAR ME LIRINË


Shkëmbi në kohën e dasmës qe një djalë njëzet vjeçar. Djali i nënë Atdhetares, Shkëmbi, kishte një fytyrë të bardhë si tambli. Kishte edhe një trup të bukur. Të gjithë shoqet dhe shokët e Shkëmbit ishin po ashtu të bukur dhe të dashur, ndër më të bukurit bij, të këtij kombi. Ata kishin derdhur djersën dhe gjakun për trojet e tyre; për popullin e tyre; për ardhmërinë e këtij kombi; për brezat e rinj. Koha ecte dhe së bashku me kohën duhej të realizohej betimi e amaneti i shokëve të Shkëmbit që kishin dhënë jetën e tyre në altarin e lirisë. Ky betim ushtarak dhe ky amanet nuk mund të harrohej dhe të shkelej derisa të ekzistonte bota. Shkëmbi dhe shokët ishin kthyer në shtëpitë e tyre, në vendlindjen ku kishin lindur ata, dhe të parët e tyre. Së bashku ishin kthyer shumë krenarë edhe ata invalidë që ishin me gjymtyrë të dëmtuara. Ishin kthyer edhe ata që ia kishin falur gjakun dhe jetën kësaj toke. Ishin kthyer tek varret e tyre për të pushuar të qetë në tokën e përgjakur të trojeve shqiptare. Edhe Shkëmbi ishte kthyer kryelartë dhe krenar pranë prehërit dhe përkëdheljeve të nënës së tij Atdhetares, për t’i shëruar plagët e pashëruara dhe për t’i ruajtur kujtimet e tij dhe të shokëve të idealit. Ishin kthyer me lotët e dhimbjes e krenarisë.
Gjatë kohës së luftës Shkëmbi nuk ishte as i fejuar, as i dashuruar, as i martuar, përveçse që ishte i dashuruar shpirtërisht me dasmën e lirisë. Tani ai duhej të fejohej dhe të martohej. Të bënte një dasëm familjare dhe autoktone shqiptare, ku, do t’i ftonte si dasmorë shokët e tij dëshmorë të luftës. Gëzimi nuk ndalej. Bashkë me gëzmin nuk ndaleshin edhe lotët e dhimbjes dhe krenarisë. Në dasëm Shkëmbit do t’i mungonin disa nga shoqet dhe shokët e luftës. Jo, jo! Ne mendojmë kështu! Një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë. Të gjithë shoqet e shokët e Shkëmbit natën e dasmës morën pjesë dhe ndanë gëzimin me shokun e tyre të idealit Shkëmbin e familjen e tij. Të gjithë atë natë kënduan dhe vallëzuan bashkë edhe me lirinë.
Herët pa gdhirë mëngjesi të gjithë shokët dëshmorë të Shkëmbit nga të gjitha trojet shqiptare u kthyen përsëri në vendin e tyre, tek “Varrezat e dëshmorëve” që të jenë pararojë të këtyre trojeve të përgjakura. Ky ishte edhe amaneti i tyre të cilin kurrë nuk do e shkelnin.

Sunday, July 16, 2017

Prend BUZHALA: MARSHI I PËRTASHËM TURK DHE TURQIA E VITEVE '90


(Kundrime), 2
A thua, Kosova, dje, me marshin e saj pro-turk, tregoi se ka gisht në ngjarjet erdoganiste?! Se qenka pjesë e tyre?!
Përse nuk pati këso marshesh në SHBA a nëpër Evropë, apo nëpër vendet arabe, por vetëm në Kosovë?
1.
E cili marsh turk ka ndodhë gjatë viteve '90 kundër Serbisë?
Madje, në ato vite, shteti turk nuk lejoi as themelime asociacionesh politike të Kosovës a qeveri në ekzil, nuk lejoi asnjë tubim shqiptar a mbledhje shqiptarësh... me pretekstin që të mos prishet me Beogradin!!!
Ishte dhe një pakicë turke e Kosovës, që, duke ndjekur shembullin e shtetit turk, nuk iu bashkëngjit lëvizjes së rezistencës shqiptare në Kosovë, por iu bashkëngjit sistemit millosheviçian që kishte kryer gjenocid në Srebernicë; nuk i qe bashkëngjitur as sistemit arsimor të Kosovës, por atij millosheviçiano- serb që predikonte masakra e shfarosje të reja kundër popujve përreth, nuk iu bashkëngjit as lëvizjeve të mëvonshme...
2.
E tash?!
Kosova e dhunuar dje nga pushtues serbë e nga pushtues gjenocidalë otomanë, lejon marshe me flamuj turqish e me karakter anti-Kosovë... Ajo po dhunohet vazhdimisht nga këso marshesh e gazimestanësh...
Le ta dinë: ata flamuj turq mua nuk më përfaqësojnë! Ndoshta i përfaqësojnë institucionet që iu bashkëngjitën, po jo popullin!
Serbia mban manifestime në Gazimestan dhe kurrgjë kurrkujt...
A është ky shtet i Kosovës apo shtet turko-serb?!
Këto marshe, nga popullata shqiptare duan të prodhojnë turq në emër të fesë dhe një shtet në emër të fesë, si shtesë turke?
A është Kosova territor serb, territor islamik-turk, apo territor i Kosovës?!
A është trashëgimia e Kosovës trashëgimi jona, apo trashëgimi serbe e trashëgimi turke?!
Nëse nën sundimin otoman fara e tillë sakrifikonte Shqipërinë për të ruajtur emrin perandorak-otoman; nëse gjatë viteve '30 e '50 me Marrëveshjen jugosllave-turke, shqiptarët shpërnguleshin për nën Turqi me firmën TURK; nëse gjatë viteve ’70 jo pak veta shkruheshin myslimanë (sipas shembullit serbo-titist të krijimit artificial të kombit mysliman në Bosnje), nëse fara e tillë sot mendon, sikur dje, ta shesë shkollën shqipe për mejtepe turke, dje, atëherë përse ka një përpjekje të ethshme që këto shkolla të rikthehen në mejtepe të djeshme e me rite mejtepesh, si po veprohet nëpër disa ambiente universitare, shkollore apo madje dhe akademike!!!?
Më duhet ta përsëris: janë fakte të gjunjëzimit të politikës e të arsimit tonë...

Ismail rexhepi: Sa e turpshme ulërima,

Sa e turpshme ulërima,
ndihen ujqër dhe lurojnë
argat t'Zotit me gjetë vrima
ndihen t'ngopur e masakrojnë.


Ekspertë këta flasin mburrjes
veç poshtnime duke kallxuar
rreth byth's vet shtrëngohen tkurrjes
s'bëhen dy për me ndihmuar!


Atdhe i përdalë gjuha në rrezik,
e bëjnë rrëfim! Kritikë si ndër brisk
si nxjerr kush as i dalin n'ballë
veç për mburrje e për rrisk'.


Po e mori kush' një nismë
e qëndisin plot epitet
si lënë gjurmë e fjalë pa krismë
për mos me u ndi t'pa famë vet...

Prend BUZHALA: "JEHONA E DUKAGJINIT"


(PAK KUJTESË LETRARE KLINASE-DUKAGJINASE)
Ishte fillimi i vitit 1970 kur Klina themeloi një Klub letrar me emrin "Jehona e Dukagjinit". Aso kohe isha gjimnazist dhe botoja shkrime te "Rilindja", "Pionieri" etj, së bashku me gjimnazistët Gjon Gjergjaj e Selman Gashi. Meqë edhe Shtëpia e Kulturës, e themeluar më 24 dhjetor 1969 mori emrin "Jehona e Dukagjinit", edhe klubi mori këtë emër.
1.
Ishte Osman R. Gashi që, në krye të intelektualëve të kohës, mori iniciativën për emërtimin e këlsaj shtëpie kulture dhe u bë drejtori i saj i parë në nivel komunal. Kjo qendër kulture themeloi seskionet e veta në artin muzikor, valle, letërsi, pastaj grupet e recitatorëve, piktoreve e sidomos një veproimatri të suksesshme realizoi grupi teatror.
Në këto fusha kulture, arti klinas shkëlqeu në nivel Kosove e jashtë Kosovës, deri në shtete tjera.
Përpos orëve letrare që nisi ky Klub, nisi me njëherë botimin e revistës "Jehona e Dukagjinit", pjesë e redaksisë së të cilës isha edhe unë.
Fillimisht, në Kryesinë e Klubit letrar "Jehona e Dukagjinit", ishin Tahir Foniqi, Jetish Kadishani, Prend Buzhala, Osman R. Gashi, kurse anëtarë të tjerë ishin të rinj gjimnazistë. Tashmë kanë shkuar në amshim emrat e Tahir Foniqit, Jetish Kadishanit e Osman R. Gashit, të cilët, sa qenë gjallë, ishin emra të njohur të kulturës, institucioneve dhe të letrave shqipe,
Në muajt prill-maj të vitit 1970, po me punën e palodhshme të Osman R. Gashit, nis botimin e saj revista e Klubit letrar me emrin "Jehona e Dukagjinit", e cila, siç thoshte drejtuesi i saj, ishte organ i Shtëpisë së Kulturës , e hapur për penat e saj. Dhe vërtet rreth vetes tuboi pena, të clat më vonë u bënl emra të njohur të letërsisë sonë. Revista herë mbas here prezantonte grupet letrare të Kosovës, dhe ato të komunës, si grupet letrare të Kijevës, Sferkës,, Carrallkuës, të Ujëmirit, Sferkës, Drenocit, Zllkakuqanit, Grabanicës etj.
Klubi ka vazhduar punën e tij deri më 1990.
2.
Gjatë viteve '80, për një dekadë rresht, kryetar i Klubit jka qenë Gjon Gjergjaj, por rtevista u rrëmbye nga krerët komunistë dhe drejtohej nga ata për qëllime pokltike dhe emrat e letrarëve u larguan nga revista.
Gjon Gjergjaj tani është drejtues i Klubit të Shkrimtasrëve "Vorea Ujko" (i themeluar më 1993, meqë ish drejtues komunistë të kësaj vatre kulture, reaguan që të mos punonim me atë emër, edhe pse Serbia i kishte pushtuar ambientet kulturore, atëherë në kushte okupimi, si rezistencë e kuklturë apralele, themeluam KL "Vorea Ujko"). Pas luftës, më 1999, emërtimi "Jehona e Dukagjinit" i ritkhehet kuklturës, si institucion komunal dhe e ruan këtë emër edhe objekti komunal i kulturës, në kaudrin we të cilës vepronin edhe Biblioteka Publike dhe seksionet tjera.