Unë nuk do të thoja se gjatë këtyre viteve që kemi lënë pas nuk kishte shkolla me mësim në gjuhën amtare shqipe në Maqedoni, por nëse bëjmë një krahasim me ato të shkollave në gjuhën maqedone e sidomos të arsimit të mesëm dhe të lartë është një dallim. Në gjuhën shqipe kishte nga një paralele në gjuhën shqipe. Ato nuk mund të quheshin paralele shqipe kur mësimi zhvillohej në gjuhën maqedone në të gjitha lëndët nga profesorë maqedonë me përjashtim të një numri të vogël lëndësh ku zhvillohej mësimi në gjuhën amtare shqipe dhe nga kuadri arsimor shqiptar. Këtë po e them për në Kumanovë, por në disa qytete tjera diku ishte jejtë e diku pak më ndryshe. Diku zhvillohej në ndonjë shkollë mësimi në gjuhën shqipe e diku fare nuk kishte asnjë paralele edhe atë më së tepërmi në normale, gjimnaz, ndërsa në shkollat profesionale ishte absurd një mësim në gjuhën shqipe. E njëjtë ishte situata edhe për shkollimin e lartë, veç Shkupit ku ekzistonte një Akademi Pedagogjike me mësim në gjuhën shqipe Kuptohet kjo bëhej për përgatitje të kuadrit arsimor të disa lëndëve e asgjë më tepër. Sa i përket gjendjes së shkollimit të mesëm dhe atij të lartë gjithnjë ka pas batica dhe zbatica duke hapur e mbyllur parale ku mësonin nxënësit në gjuhë e tyre amtare shqipe. Kjo ka qenë deri vonë vend ku bëhej eksperimente me mësimin e shkollave mesme ku here pas here hapeshin dhe mbylleshin.
Pjesa e popullsisë ishte shqiptare, por politika ishte e tillë se unë për vete dua të gëzoj të drejtat e mia, ndërsa të tjerët jo. Dihet pse ishte gjendja e tillë. Unë them se arma më e fortë e shqiptarit ishte shkollimi dhe këtë mund ta bënin duke pasur shkolla shqipe, ndërsa palës tjetër ky shkollim i shqiptarëve nuk i ineresonte, sepse pastaj duhej ky kuadër të punësohej në institucione shtetërore dhe kuptohet ata ishin mësuar shqiptarin ta shihnin të pashkolluar dhe me pllugë e parmendë në arë, sharraxhinj etj., e jo të jenë në ato vende ku duheshin të jenë së bashku me palën maqedone dhe të ndajnë barabartësinë mes vete.
Një gjendje këtë ishte e tillë ishte jo vetëm në kohën time dhe para meje, por edhe pas meje, por kuptohet edhe sot ju dhemb shumë që shqiptari të jetë i barabartë me maqedonasit në çdo sferë dhe për këtë ka shumë çështje që janë akoma të pazgjidhura dhe akoma gjithnjë po sjellin telashe mes vete. Derisa të mos zgjidhet barazia në çdo sferë mes maqedonasve edhe shqiptarëve, unë mendoj se nuk do ketë rehati dhe ecje përpara në botën e civilizuar.

..një popull i arsimuar na shpien shumë më lehtë të ecim dhe të përparojmë në të mirë të kombit dhe mbarë shoqërisë njerëzore… Ne sot më shumë duhet të vrapojmë dhe të kontribojmë për vlera e jo për antivlera.“ Dua dhe do të mundohemi deri në fund të jemi shumë real, objektiv dhe të çiltër si çdoherë edhe gjatë këtyre shkrimeve që do ia prezentoj opinionit të gjërë shqiptar. Po pse mos t’i kthehemi çështjes së arsimit dhe gjendjes aktuale kudo që jetojnë shqiptarët, sepse arsimi është gjëja më kryesore e një populli, është një pikë shumë e ndjeshme. Aty ku nuk ka arsim ka gjithëçka të pakëndshme, ndërsa një popull i arsimuar na shpien shumë më lehtë të ecim dhe të përparojmë në të mirë të kombit dhe mbarë shoqërisë njerëzore. Është më se e vërtetë se njerëzit e sidomos rilindasit tanë janë shkrirë dhe tretur në aspektin fizik dhe shpirtëror dhe kanë dhënë çdo gjë nga vetvetja duke mos e kursyer pasurinë e tyre dhe jetën për arsimin shqip dhe hapjen e shkollave shqipe që populli ynë të arsimohet.
Këtë e bënë edhe më vonë shumë njerëz arsimdashës po ashtu duke mos kursyer asgjë nga vetvetja vetëm e vetëm të kontribojnë për arsimin shqip dhe ngritjen intelektuale. Bënë sakrifica të ndryshme që të shohin në mesin e popullit tonë njerëz të arsimuar dhe të ditur. Këtë e bënë me shumë dëshirë dhe vullnet të madh duke qenë të vetëdijshëm se pasojat për ta do jenë shumë të vështira. Dikush do të kishte presione, tortura, burgosje dhe deri në dhënie të jetës së tyre. Kohërat ishin shumë të vështira dikur, por i jepej një rëndësi shumë e veçantë dhe e madhe mësimit dhe edukimit, arritjes intelektuale, shkrim leximit që ishte shumë mungesë e madhe. U dha gjithëçka që me mund dhe sakrificë të realizohet një gjë e tillë që ishte shumë e nevojshme dhe e rëndësishme për popullin shqiptarë kudo që jetonte në vendet e lashta të tyre. Me të gjitha kushtet e vështira që ekzistonin në çdo aspekt dikur u dha gjithçka që të arrihet që populli jonë të kap diturinë dhe të arrijë të jetë i arsimuar. Mua më duket se sot disi nuk është e shprehur ajo dëshirë e flaktë dhe ai motivim edhe pse jetojmë në rrethana krejtësisht tjera. Mundësitë tani janë tërësisht tjera për të ardhur deri te arsimim dhe ngritja intelektuale tek populli shqiptar. Kjo dëshirë dhe ky vullnet mungon ose më duket është një vullnet dhe dëshirë e plogshtë. Po nëse tërheqim një paralele për të bërë një krahasim në mes kohës së atëhershme dhe kësaj të sotmes ka shumë arsye që disa qëndrojnë e disa fare nuk mbajnë. Më herët gjithnjë topin e hedhim dhe që duhej edhe të thuhej se fajtorë kryesor për mosarsimimin e shqiptarëve ishin pushtetet që udhëhiqnin aty ku jetonim ne shqiptarët pos në shtetin amë Shqipëri që nuk lejonin dhe pengonin me të gjitha metodat që shqiptarët mos të arsimohen dhe kjo është një e vërtetë që askush kurrën e kurrës nuk mund ta mohojë. Sot është krejtësisht ndryshe, por vullneti disi mungon në këtë aspekt.
Si duket, më së tepërmi prodhojmë sasi se cilësi që nga arsimimi fillor dhe deri tek ai superior. Disi më duket se edhe vetë tek disa të gjeneratës së re ka rënë interesimi për kualitet dhe dëshirojnë vetëm të kenë sa për sy e faqe një diplomë në xhep. Një pjesë me trup janë në vendin e tyre ku kanë lindur, ndërsa shpirtërisht gjithnjë mendojnë që të ikin nga vendi i tyre në një vend tjetër ku ju duket se perspektiva për një jetë më të mirë është atje. Institucionet komunale dhe ato shtetërore që ndjekin dhe janë kompetent për çështjen e arsimit e kanë lënë anash dhe nuk angazhohen sa duhet për arsimimin e gjeneratave të reja duke ju siguruar kushte më të mira për shkollim. Edhe te disa mësimëdhënës ka rënë shumë interesimi për ta kryer detyrën e tyre që e kanë para vete dhe nuk e kryen misionin e tyre të një mësimëdhënësi dhe edukatori siç duhet kryer dhe siç janë të obliguar ta bëjnë këtë.
Më vjen shumë keq nga disa që me të vërtetë mundohen ta kryejnë me ndërgjegje këtë mision dhe mundohen në çdo aspekt të japin nga vetvetja çdo gjë për një arsimim më cilësor, por mungon motivimi i tyre nga shoqëria dhe nuk ua japin shansin e motivimit për punën e tyre të sinqertë që bëjnë. Nuk bëhet edhe një dallim që ata që meritojnë të shpërblehen dhe ata që nuk kontribojnë të ndëshkohen. Kështu që të ndahet shapi nga sheqeri. Me një fjalë deshëm apo nuk deshëm të pranojmë arsimim tek shqiptarët në vitet e fundit po lëngon kudo ku jetojnë shqiptarët dhe duhet një terapi t’i jepet sa nuk është bërë vonë për t’i ndaluar disa dukuri që nuk kanë vend në arsim e që janë prezente në ditët e sotme që dikur nuk ishin prezent. Dikur pengesë për arsimimin tonë ishin të tjerët, ndërsa në shumë raste tani jemi vetë ne.
Thuhet se jemi ne kohën e tranzicionit. Kjo është më se e vërtetë kjo që e thuhet se jemi në tranzicion, por një gjë nuk mund ta kuptoj se deri kur do zgjasë ky tranzicion?! A thua vallë duam tani ta kalojmë tërë jetën në tranzicion?! Ky është një absurd mbi absurdet. Për mos punëtorët si alibi për dembelizmin e tyre si shkas për arsyetim e marrin tranzicionin që nuk ka të bëjë fare me të vërtetën dhe në këtë aspekt këta mashtrojnë dhe gënjejnë veten dhe duan ta gënjejnë edhe popullin, por duhet t’i përveshin mëngët dhe të angazhohen më shumë. Të mos merren me tranzicione e pallavra, sepse çdo ditë e kaluar është në dëmin tonë e sidomos të gjeneratës së re.
Unë thashë edhe më lart dhe do e them përsëri se neglizhenca është aty se edhe nëse mbarojnë një arsim të lartë shteti pas mbarimit nuk ju afron punë dhe mbeten për të bredhur rrugëve. Po edhe nëse punësohen nuk janë të vlerësuar as shpirtërisht dhe as maëtrialisht, ashtu siç meritojnë të vlerësohen. Këtu më së tepërmi janë fajtorë institucionet dhe vetë shteti në tërësi. Ajo që është më e keqja se dalngadalë për çdo ditë po shohim me sytë tanë se gjenerata e re e paarsimuar, por edhe ajo e arsimuar po na ikin nga vendlindja dhe atdheu dhe po marrin rrugën e kurbetit. Po hapet një plagë e dhembshme për ne shqiptarët shekuj me radhë.
Sa i përket sistemit të arsimit sot në Maqedoni më duket se për çdo ditë bëjnë ndryshime si stinët e vitit ndërsa rezultatet mbeten askund. Në letër mundohen të ecin para me reforma dhe të kapin trendet evropiane dhe botërore, por në realizimin konkret numërohet në vend ose më mirë thënë në vend të ecjes së një hapi para, këtu ecet një hap mbrapa. Për çdo vit bëhen eksperimente që nuk të arrijnë tek qëllimet për të cilat dedikohen këto reforma. Kuptohet atyre që u dedikohen nxënësve. Unë nuk mund të paramendoj një gjë që çdo nxënësi t’i ofrohet kompjuter ose laptop në mësonjtore, kur atij nxënësi i mungojnë gjërat më elementare për mësim dhe edukim. I mungon karrigja ku të ulet, i mungon banga, i mungon kabineti, i pikon shiu në mësonjëtore, i mungojnë gjërat më elementare.
Sa i përket shkollave shqipe ata e kanë gjendjen shumë më të vështirë se sa ata të palës tjetër maqedonase. Shumë pak është investuar, për të mos thënë aspak për shkollat shqipe në Maqedoni, por gjithnjë janë munduar që t’i shuajnë ato e mos të flasim për ndonjë përparim. Edhe prapë se prapë këto shkolla shqipe gjithnjë u hapën. Për shkollat shqipe kontribut kanë dhënë bijat dhe bijtë më të mirë të kombit. Shkollat shqipe në Maqedoni nuk mund të krenohen me pozitën aktuale të tyre në krahasim me ate të komunitetit maqedon. Shqiptarët për përmirësimin e një pullazi të shkollës duhet të presin me shumë vite dhe të varet nga vullneti i dikujt tjetër nuk është i lidhur drejtpërdrejtë me shkollat në fjalë. Prandaj çfarë shkollash do të kemi dhe me çfarë cilësie të mësimdhënies, e kemi fajin së pari vetë e pastaj të tjerët. Pra, për të ngritur shkollat shqipe në një piedestal më të lartë nevojitet një angazhim i të gjithëve. Shpresojmë që në të ardhmen e afërt edhe shkollat shqipe do të jenë të një rangu me shkollat e tjera.
Sa i përket lëvdratave të përfaqësuesve të partive politike shqiptare se ne bërëm këtë apo atë për arsimin shqip në Maqedoni mo të shohin ëndërra në mes tëditës dhe mos të mundohem të na bindin , sepsde ne kemi sy dhe shohim shumë mire dhe dijmë të bëjmë shumë mire krahasimin e shkollave ku mësojnë pala maqedone që nga shkollimi fillor dhe deri te ai univerzitar. E dim dhe e shohim shumë mire dhe në çfsarë objekte shkollore mësojnë ata dhe me çfarë paisje janë të paisur këto shkolla dhe çfarë ata ku mësojnë shqiptarët.
. Kësaj nuk mund t’i thuhet ndryshe pos demagogji. Është me keqardhje në këtë shekull të jenë akoma ato dysheme dhe të thithet aq pluhur nga mushkëritë e njoma të fëmijëve. Akoma në shumë shkolla ngrohja në stinën e dimrit bëhet me stufa dhe drunj e ngrohje qendrore nuk ka, ndërsa premtimet vijojnë me vite e vite dhe asgjë nuk ka. Kësaj i thonë “Prit magar deri sa të dale bar”.
Po a po e shkatrrojmë edhe ne vet shqiptarët arsimin shqip viteve të fundit?!.. Unë do e them me plot përgjegjësi po. Po e shkatrrojnë mu përfaqësuesit poltikë që krokasin se ne bërëm apo po bëjmë gjithëçka që arsimi shqip të përparoj dhe jot ë stagnoj dhe të shkatrrohet. Kush ia ka vu dhe poi a vë prangat arsimit shqip sot?!... Dihet mirëfilli kjo gjë. Kush ishin dje dhe sot ata që e poltizuan arsimin?!.. Kush po i përcakton njerëzit që të udhëheqin me institucionet arsimore që nga shkollat fillore, ato të mesmet dhe univerzitare?! Edhe kjo dihet mirëfilli dhe nuk mund të fshihet aspak, sepse askush nuk mund ti ik këtij realiteti. Është turp i madh se udhëheqësit nëpër shkollat shqipe sëbashku me kuadrin arsimor i përcaktojnë disa analfabetë partiak. Përcaktohen të i mësojnë dhe edukojnë nxënësit tanë antivlerat dhe jo vlerat. Na i përcaktojnë drejtora, nëndrejtora, pedagog, psokolog, defekttolog kuadrin arsimorë në pergjithësi ca debil partiak dhe analfabetë. Përcaktohen individ të paditur, persona që nuk kanë asnjë element të një mësimdhënësi dhe edukatori.. A mund të mësoj dhe edukajgjeneratat e reja ai cili nuk posedon fare dituri dhe që nuk posedon aspak edukuatë?!
Këto dukuri duhet sa më shpejtë ti eliminojmë, sepse arsimi shqip po shkon drejt greminës nëse vazhdon në këtë mënyrë. Nëse nuk i kundërvehemi dukurive të këtilla që sa më shpejt ti ndalim , atëherë duhet të pranojmë se askush nuk na ka faj pos që fajtorë kryesorë jemi vet ne dhe për këtë fajësi do të na mallkojnë gjeneratat brez pas brezi.

0 comments:
Post a Comment