Wednesday, July 19, 2017

Ramiz Kuqi: GRUAJA PA KARMIN MBI BUZË


Pasditën e ditës së shtunë mbajti kohë e ftohtë. Uji në det ishte pak më i ftohtë se para dy a tri ditësh dhe , kjo kishte bërë që plazha ishte pak më e zbrazur. Dy - tri barka lundruese që tërhiqen me lopatë, kishin ulur veshët e po pushonin në breg të detit. Pronari i lundrave dukej shumë i shqetësuar dhe, në sytë e tij vërehej një ndjenjë nervoziteti. Sa e ndizte një cigare, e hidhte pa e pirë deri në fund dhe ndizte tjetrën. Ishte Pjetri . E kisha njohur disa ditë më parë. Dukej i lumtur me punën që bënte. Iu afrova një mesdite me diell që të piqte.-Nga të kemi mik?- i foli me buzëgaz A.
-Nga Mirdita me lozë të gjakut. Kam disa barka lundruese dhe disa cadra andej pallateve të mëdha, të ngritura këto vitet e fundit. Mezi e futa kokën andej. Ia kaloj disi. Vera sivjet është e begatë në bregdet. Nuk mund të ankohem. Pushuesit janë nga Kosova dhe janë të fjalës dhe të ngrohtë. Jemi një gjak, vëlla. Kur u ndez lufta në Kosovë dhe u dha kushtrimi për liri, unë punoja si murator në një fshat të Romës. Përcillja lajmet televizive dhe nuk më zinte gjumi. Skenat nga lufta, dëbimi i njerëzve, shtëpitë në flakë, vaji i fëmijëve në krah të nënave, ma vrisnin shpirtin. Të nesërmen i mora leje Xhovanit për t'u kthyer për tri ditë në shtëpi.Mblodha lekët e fituara për punën e bërë për tre muaj dhe u ktheva në shtëpi. Kur më pa i ati në oborr, aty nga ora pesë e mëngjesit, u habit. - Po ti nuk na lajmërove fare,- i tha me një ton paksa qortues.
- E di baba. Ishte një vendim i shpejtë , të cilin e mora.Të ju shoh, se jeni të moshuar dhe, të hap dy dhoma a tri për familjet që janë nisur me strajca në shpinë drejt kufirit. O sot, o kurrë! Unë kam sjellë lekët për gjëra ushqimore dhe për veshmbatje. Edhe fshati është mobilizuar i tëri. Djemtë tanë po luftojnë krah për krah vëllezërve kosovarë që ta largojnë kufomën kundërmuese serbe nga andej,-vazhdoi rrëfimin . Ne jemi miqësuar me tri familje nga Gjakova , të cilët qëndruan për muaj të tërë.Jemi bërë si një familje. Kur kemi kohë, ikim për vizitë e vijnë edhe ata tek ne. Evokojmë kohën e keqe. Po ja sot ku jemi. Kemi një kufi sa për sy e faqe. Një ditë do të shkrihet si kripa në ujë.
-Ashtu është,-vazhdoi të flasë lirshëm A. Kohë e rëndë ishte. Për herë të parë në histori pamë se bota ishte me ne. Qentë e karpateve ikën kokulur. Mbi tokën tonë lulzon jeta e lirë!
-Po ikim ,sa nuk ka rënë shi,-i tha mikut të tij A. Pluhuri që cohej nga fundi i cadrave ngritej lart në qiell e kur afrohej afër dallgëve, zbriste poshtë e të futej nëpër sy. Pushiesit rrinin me syza dielli.Kur po bëheshin gati të iknin, shitsja e misrit që po piqej në diell cdo ditë, lëvizi karrocën nëpër rërë me mund, ngase pjesa e plazhit ishte rrahur nga valët gjatë tërë pasditës dhe rrota shtyhej më rëndë. -Po ikni për banesë?-iu drejtua Lelës
- Po fryn erë dhe, koha ka nisur të egërsohet. Atje mbi kodra te të bardha kishin mbuluar qiellin.
-Shite misër të pjekur sot?- iu drejtua .
-Pak kam shitur. Ja , në cdo dhjetë metra ka shitës. Unë mezi po i mbuloj shpenzimet e udhës për të paguar furgonin. Të lus, merri këto dy shtalba si i thoni ju andej në Kosovë. Janë taze, për zotin. Sa nuk më ka zënë nata këtu. Shoferi i furgonit më le tri a katër kilometra larg nga udha me asfalt. Pjesën tjetër duhet ta bëj në këmbë. Në mbrëmje më duhet t'i mjel dy lopët, ta ujis kopshtin dhe, nesër sërish do të vij buzë plazhit. Vajza mbaroi studimet dhe ka kohë që rri në Tiranë e kërkon punë. Kam frikë se do të mund të marr udhën për Itali.Rrugët e jetës janë të frikshme,-i tha Lelës . Ajo mbeti pa gojë dhe ndjeu dhembshuri për gruan që cdo ditë ngulej me karrocë në të njëjtin vend, në të njëjtin skaj, pa buzëqeshje e karmen mbi fytyrë

0 comments:

Post a Comment