Saturday, August 22, 2020

Kujtim STOJKU: Motive Gushti

 Baladat e Lugut Të Drinit: Kujtim Stojku: ITALO KALVINO DHE LIBRI I TIJ  "PALOMAR''


FRAGMENT MENDIMESH
Në një dhomë bosh,
Qëndron e ulur vetmia,
Muret e saj t`pikëlluar
mbushen plot me me dritë,
Zemra ime më dhemb,
se është plagosur nga hija…


NJË GJARPËR
Nëpër barin e gjatë
dëgjohet një fëshfërimë,
Me egërsi të sulmon një gjarpër,
të kafshon,
e më pas fillon e qesh me ty mizorisht…


SHËNIM I ÇASTIT
Qëndroj i menduar mbi fletën e bardhë,
Stilolapsi është i rëndë sa asnjë fjalë s`shkruan,
Kjo fletë e pashkruar më ka zënë në grackë,
Fjlalët e rënda si shkam shpirtin ma torturuan.
I braktisa të gjitha alegoritë,
Duke folur drejt për drejt me kohën,
Mbi fletën e bardhë befas vizatoj një shtëpi,
Pastaj, shfaqet portreti i një gruaje kur themelet u hodhën.
Në ato vija që prisnin njëra - tjetrën,
Lexohej gjithë bota e tij e brendshme,
Ai erdhi n`këtë botë siç vijnë të gjithë,
Pasi jetoi, u largua sëbashku me dhimbjet.
Kur mbylli sytë e kuptoi se n` këtë botë,
Nuk e kishte të gjithë për vete,
Por edhe kur i veshën si kostum qefinin,
Edhe në varr nga kjo botë deshte të merrte.


SONATA E VERËS

I ulur në një tendë kallamash,
Dëgjoj melodinë e mushkonjave,
Më trullos era e frutave të kalbura,
Melodinë e ferrave dëgjoj në heshtje,
Shkurret përplasin gjethet
në diell duken shumë t`lumtura.

Si një shtëllungë e zezë këndojnë një tufë mizash,
Rrotull sillen n`hapsirë duke kënduar viu - viu,
Mbi kaltërsinë e thellë të liqenit,
Reflektojnë dritat e neoneve që djegin barërat me helm t`zi,
E brengat sa një mal, për çudi i mban njeriu.

Pak më larg meje dëgjohen klithmat e dashurisë,
Lulet e verdha i shoh të pëshpërisin në mes tyre,
Kurse fluturat gjithë elegancë, si balerinat vallen e kan` nisë,
Hija ime e dehur n`mes tyre vallëzon prej çmendurisë.

Ky është një trillim i një qenie n`ekstazë i një mendje t`çartur,
Që pi sisë n`gjinjtë e ngurtë të reve se gati janë duke plasur,
E pastaj, kanë të drejtë kur thonë se etjen e shuan me pikat e vesës,
Magjepset nga gjethet që pëshpërisin vesh më vesh në heshtje,
S`pushon as ditë e as natë qiellin duke dashur.

Nën hijen e një pishe shoh skeletin e një violine që dhimbjet s`mundet me i ndalur,
Kur dëgjoj melodinë e saj ta këput shpirtin, duket se është e mërzitur,
E prandaj që të dy ia marrim në vaj se lehtësohemi nga dhimbjet,
Si dashnorë të marrë, n`mes tokës e qiellit prej të ligave rrimë të varur,
E pra, t`mos iu duket shaka që e bluajmë me dhëmbë këtë jetë të hidhur.


S`DO T`JU BESOHET NËSE…

Mendja është e mbushur me ujë dhe është plot me forma,
Më pas uji shndërrohet në avull dhe zhduket,
Mos ngurroni, afrohuni tani si tek një lule pranvere që s`i merrni erë,
Ose iu duket si një kandil deti që është një kriminel i shenjtë.
Po ta zhysni dorën n`kët` ujë do ta tërhiqnit shpejt se do t`ndjeni dhimbje,
Menjëherë do t`ju duket sikur dëgjoni një muzikë të pandërprerë,
Do t`dëgjoni murmëritjet e qiellit, gojën e dheut do të shihni të hapet,
Ku përreth një zjarri, n`formën e një kurore fryn një fllad i freskët.

Mos u trembni kur të shihni coftinat e egërsirave,
Kur t`shihni lakuriqtë e natës duke përplasur krahët,
Do t`ju vjerë për të vjellë kur do t` dëgjoni gromësira,
Kur n`jastëk do t`mbështesni kokën
prej anktheve s`do t`ju zërë gjumi natën…

GJURMËT E GISHTAVE

Nëse do të mund t`shkruaja vetëm me gjurmët e gishtave,
Mbi fletën e bardhë do të dukej vetëm një njollë n`formën e dorës,
Pastaj do t`lexonim dhimbjet që ne durojmë e do të lehtësoheshim,
Sepse do t`mundohemi të shfaqemi ashtu siç jemi vërtetë,
Pavarësisht çmimit që na tregojnë gishtrinjtë e njollosur.

NËSE ËSHTË E VËRTEËTË? S`E DI

N`këtë vapë përvëluese,
Shihja një lule që nga etja ishte vyshkur,
Në sytë e mi nuk dukej se ishte lule,
Mjegulla që erdhi n`mesnatë befas u largua n`agim,
Më dukej se isha në një ëndërr pranverore,
Ku shtëllungat e reve ikin me nxitim.
Kur befas ata kryqëzohen,
Qiellin e përkshojnë vetëtimat,
Dëgjohet një bubëllimë…










0 comments:

Post a Comment