Tuesday, July 28, 2020

Musa Jupolli: Pena ime dhe Sulltan bim'beteri


Unë raketa nuk kam, që besa as ushtarë jo. Po kam një penë që nuk vdes, ajo çan bjeshkë. Atë penë e mora nga Iluministë-Rilindasit tanë. Ka shpirt arbnie nuk ka fuqi që t’ma m’poshtë. Nga këtu ku jam me penën time udhëtoj botën. U zë fjalën e ligë atyre që me shkelën Atdheun. Otomanit e serbit që ma ndaluan librin e shenjtë. Gjuhën që më fali dheu im, gjuhë dritë perendie.


Hej Otoman, faqja e zezë e historisë, nuk dijte ç’është Arb’nia e shqiptarisë, mendove në lakmi ferri të djegtë. Fé e politikë i ke vu në një kazan për sulltanizmin tënd. I çveshe femrat e reja virgjëresha të gjakshme shpirti. Natën çirreshe si bishë e egër, ditën shtriheshe si engjëll. Brinat i mbuloje me çarçafe t’merri, demon të pjekt ferri. Natën hilariste zhurma e dhimbjeve në dehjet tua prej bishe. Nuk le kupë të asaj bote pe e futë n'gërrklan i mallkur sulltan. Lutjet tua pikojnë trishtim e helm, pallmë që dridhin pallate. Veç vazalve që u poqe hallve me një kazan e me pak pare. Kur t’erdhi fundi i shpirtit t’kalbur me myhyr gjak shqiptari. Sytë tu u qartën nga urrejtja kur m’i nënshkrove trojet e mia. Mikut tënd që t’kishte dhuruar vasha të mira, të pafajshmet. Jam shqiptar nuk e kam zakon t’i mveshi femrës ofendime. Bëhen Nëna dhe kanë dhimbje, veç mbolle një farë t'keqe. Po ti ishe i tillë dhe të tillit m’i le n’dorë shpatë e pushkë. Kojshisë tim që më vrau me myhyrin tënd dhuratë.


Penën time nuk munde ta pushtosh, nga kjo e ke vdekjenE ke vdekjen e turpshme, i pa fé e i pa njerzishëm që je Lutjet tua drejtuar «allahut» janë të mbushura me gabime. Që nuk ka Zot që t’i falë o i mallkuari sulltan bim’beter.


Penen time shtatë herë në ditë nuk mend t'ma rrxosh. Po patëm nevojë për kishë e xhami jemi me një fjalë. Me një fjalë e me një besim në tonën Fé shqiptare. Pena ime t'thot: The qafë e largohu nga trojet e mia !

25.07.2020



0 comments:

Post a Comment