Wednesday, August 2, 2017
Ramiz Kuqi: Cikli poetik " Netët më grimcojnë ngadalë"
Mbeta peng i një fjale
Që iku si erë mali
Që iku si erë mali
Kur kthej kokën pas
Det është bërë malli
Det është bërë malli
Më mban për gjuhe kjo ëndërr
Netët m'i grimcon ngadalë
Netët m'i grimcon ngadalë
Si një copë arnë veshur mbi trup
Shndërruar është koha në xixa stralli
Shndërruar është koha në xixa stralli
Sa ditë...
STINËN SOJNIKE
Nata ka zbritur mbi fshat
Erë e lehtë fryn mbi vargje
Hëna si hyjneshë në fron
Grish yjet
Luginës buzëkuqet
Marrin mbi krahë dritën
Për një puthje fjala
Bie mbi ëndrra lirike
I flet heshtjes
Për dy sy e një mall poeti
Shdërrohet në zog
Njërëzit rrinë bri lëmës
Kujtojnë kohën e drithit
Ngrohtësinë e shpirtit
Stinën sojnike
Njerëzinë !
Erë e lehtë fryn mbi vargje
Hëna si hyjneshë në fron
Grish yjet
Luginës buzëkuqet
Marrin mbi krahë dritën
Për një puthje fjala
Bie mbi ëndrra lirike
I flet heshtjes
Për dy sy e një mall poeti
Shdërrohet në zog
Njërëzit rrinë bri lëmës
Kujtojnë kohën e drithit
Ngrohtësinë e shpirtit
Stinën sojnike
Njerëzinë !
E LUTA
Si zogun
Mos të ik nga kjo fole
E kishte ngritur
Me thonj të duarve
Sypërlotura
Rrugët kryqëzohen dikund
E bukura e fjalës !
Mos të ik nga kjo fole
E kishte ngritur
Me thonj të duarve
Sypërlotura
Rrugët kryqëzohen dikund
E bukura e fjalës !
PASKA IKUR
Sonte nata
Miqtë e fjalës
Zogj të muzës
Ka ndonjë kumt të urtë
Për rrapin tim
C'ti them diellit nesër?
Miqtë e fjalës
Zogj të muzës
Ka ndonjë kumt të urtë
Për rrapin tim
C'ti them diellit nesër?
QENTË
Po lehin Atdhe
Po lehin
Pa zinxhirë në qafë
Edhe nëpër shkronja Evrope
Qentë
Me zgjebë janë
Me kokë tullace
Me mjekërr deri në gjoks
Rri zgjuar Zog
Zgjuar rri !
Po lehin
Pa zinxhirë në qafë
Edhe nëpër shkronja Evrope
Qentë
Me zgjebë janë
Me kokë tullace
Me mjekërr deri në gjoks
Rri zgjuar Zog
Zgjuar rri !
ÇAST LIRIK
Sytë fjalës në dritare
Yllit në mesnatë
Qiellin pa zë
Ëndrrën me shtrëngatë
Yllit në mesnatë
Qiellin pa zë
Ëndrrën me shtrëngatë
Nata ka rënë mbrëmë
Paluar në gjumë
Si fëmijë bonjak
Dallgëzuar varkë nëpër lumë
Paluar në gjumë
Si fëmijë bonjak
Dallgëzuar varkë nëpër lumë
O sa poet ke lënë
Me stilllaps në dorë
Të vargëzojnë vargun në strofë
Si trëndafil me kurorë
Me stilllaps në dorë
Të vargëzojnë vargun në strofë
Si trëndafil me kurorë
Të mos ishte ti ëndërr e bukur
As shi s'do derdhej nëpër metafora !
As shi s'do derdhej nëpër metafora !
MOS LUANI
Mos luani me Fjalën, o njerëz
Nëse vargu bën udhë pa shkëlqim
Mes miqve ndani sofrën
Verën e kuqe
Ëndrrat për Emër
Nuk zgjat shumë kjo buzëqeshje
Poet
Çdo trëndafil ka një syth
Që qiellin e zbukuron
S'është poezi ajo
Që nuk ka një copë dhimbë
E një Lot !
Nëse vargu bën udhë pa shkëlqim
Mes miqve ndani sofrën
Verën e kuqe
Ëndrrat për Emër
Nuk zgjat shumë kjo buzëqeshje
Poet
Çdo trëndafil ka një syth
Që qiellin e zbukuron
S'është poezi ajo
Që nuk ka një copë dhimbë
E një Lot !
POET
Ta them se nuk ishte grindje
Veç ikje nga Fjala e bukur
Shkulje
Nga rrënja e Vargut
Unë s'di të flas marroqe
As përuljen s'e njoha kurrë
Ditës
I dhemb koka
Kur s'takoj njerëz
Nëpër germa shkrimi
Poet
Bëri vend trumcakut
Në folenë tënd të ngushtë !
Veç ikje nga Fjala e bukur
Shkulje
Nga rrënja e Vargut
Unë s'di të flas marroqe
As përuljen s'e njoha kurrë
Ditës
I dhemb koka
Kur s'takoj njerëz
Nëpër germa shkrimi
Poet
Bëri vend trumcakut
Në folenë tënd të ngushtë !
Skënder Berisha: KORRIK
Edhe ti turrturrec
Që nuk shfaqesh shpesh
Mos i fut veshët në lesh
Unë të pres në shesh.
Që nuk shfaqesh shpesh
Mos i fut veshët në lesh
Unë të pres në shesh.
Sabit Abdyli: NJËHERË E MIRË

Yjet zënë me shtëllunga të zeza resh
Shtigjesh bjeshkësh më në fund erdh Dielli
Rrëmujë e ngazëllime mëngjesi
Qentë qençe lehin Diellin
Azdisen në kohë lirie
Poeti vazhdon rrëfimin për ujkun
Dhe byryten mëzetërit që kullosin livadhet
E zëna me tre plisa dheu mbi mezhde
Ende në kërkim të ilaçit për të vrarë
Mizat bezdisëse njëherë e mirë.
Prend BUZHALA: SI IU DHURUA DELJA MË E MIRË NJË POPULLI QEN
Tha: ky rrëfim është i vërtetë.
Nga tufa e deleve e ndau më të mirën. Kur e preu delen e vet, më të mirën e më të moshuarën, mishin e saj ua hodhi qenve:
"Mishi i deles plakë nuk hahet".
Nga tufa e deleve e ndau më të mirën. Kur e preu delen e vet, më të mirën e më të moshuarën, mishin e saj ua hodhi qenve:
"Mishi i deles plakë nuk hahet".
1.
Kështu u arsyetua përpara fqinjit të tij të mirë, që e kishte si vëlla.
"Nuk ke bërë mirë që veprove kështu", e qortoi i brengosur fqinji sivëlla.
A nuk t'i ka dhuruar mbi njëzet e sa qengja për këto 20 vjet?
A nuk ta ka dhuruar tamblin për kaq vjet?
A nuk ke prodhuar prej tamblit të saj për kaq e kaq vjet?
A nuk ke prodhuar prej tamblit të saj kos, djathë, gjizë?
A nuk ta ka shtuar kopenë e deleve?
A nuk e ke shitur leshin e saj dhe a nuk kanë prodhuar gratë nga leshi i saj penj, e prej penjve a nuk kanë thurë krejt çka u është dashur: qilima, jastëkë, çorapë, të linjta, zhgun...?
Prej kësaj deleje të bekuar vetëm të mira ke pasur".
Bariu i Moçëm u pajtua me të gjitha.
Me anë të saj kishte shtuar kopenë, kishte bërë vetëm mirë. Prej deles së mirë, dolën dele të mira dhe vetëm të mira pati e vetëm të mira bënte me to.
Kishte bërë të mira për të tjerët në të katër anët.

2.
Ishte mplakur edhe vetë.
Te Delja e Hedhur Qenve ai pa Fundin e vetvetes:
"Kështu isha edhe unë dikur, sa isha i ri e i fortë. Bëja vetëm mirë."
Kishte ndere e respekt. Ishte Burrë Me Shenjë.
Tash më kjo dele nuk u nevojitej.
Tash, të mirat po ia kthejnë me shqelma.
Madje, nuk e kursejnë as nga sharjet, ofendimet, sulmet nga më të rëndat.
E shpallin Fajtor për gjithçka.
E shpallin fajtor për krejt të këqijat, që i kanë bërë të tjerët.
E shpallin Fajtor për Borën e Parvjetme.
Në shenjë proteste vendosi që Delen Më të Mirë t'ua hidhte Qenve.
Gati sa nuk tha: nga kjo dele është ushqyer një Popull Qen.
"Po ia fali këtë Dele, më të mirën, Popullit tim Qen."
Këto të fundit nuk ia tha sivëllait të tij.

3.
Autori, kushedi për çfarë arsyesh, nuk e thuri një sinopsis tjetër për të hequr dorë nga ky personazh...
Autori, kushedi për çfarë arsyesh, nuk e thuri një sinopsis tjetër për të hequr dorë nga ky personazh...
Tuesday, August 1, 2017
Mentor Thaçi: GËZUAR OJ FISNIKE
A po ia marrim një kange t'përbashkëtoj Fisnikja
një n'binom, n'gjuhë jetike
pashë njatë mall t'Atdheut
Nuk do t'ishte keq, bilè asht pak mangu
përcjellja koreale nga degët
prej bulimit të dashnisë
përcjellja koreale nga degët
prej bulimit të dashnisë
Rrugëtimit tonë
kryesorja t'ia dijm vegzen
qoftë edhe mè nye
por, me krye ... me arsye
kryesorja t'ia dijm vegzen
qoftë edhe mè nye
por, me krye ... me arsye
E pse nuk po bëjka t'urojmë vetveten
kur t'gjithë ... e mbarë
i uruam tanë jeten
kur t'gjithë ... e mbarë
i uruam tanë jeten
Ndoshta ... dikur ... tevona ... pa dhëmbë
puth (pus) ti e puth (pus) unë
andaj, ecim sot që përpara t'jemi n'mot
puth (pus) ti e puth (pus) unë
andaj, ecim sot që përpara t'jemi n'mot
Paj, 21 vjet ...
fare shkurt për ngopje dashnie
tepër për mallë, dhimbje, idhnim ...
fare shkurt për ngopje dashnie
tepër për mallë, dhimbje, idhnim ...
Po ia grahim n'binom ...
trash' e holl' n'rrugëtimin tonë
trash' e holl' n'rrugëtimin tonë
Sinan Kërpaçi: VAJTIM, O ATDHE
u ngjite herët në shtyllë, shumë herët
pa e pritur edhe një mëngjes,
pa e pirë filxhanin e zi të kafesë
te “Rruga pa rrugë”, te dominotë mbi pllakë guri.
pa e pritur edhe një mëngjes,
pa e pirë filxhanin e zi të kafesë
te “Rruga pa rrugë”, te dominotë mbi pllakë guri.
Vajtova për veten:
Ikim të varfër një nga një dhe mbërrijmë te varri,
te radha e lopatës dorë më dorë,
te radha e një bishti të gjatë që na mbulon me dhe`,
me dhe` nga toka që s`qe jona.
te radha e lopatës dorë më dorë,
te radha e një bishti të gjatë që na mbulon me dhe`,
me dhe` nga toka që s`qe jona.
Vajtoj për të tjerët:
Për meritat tuaja unë duhet të flas
duke gëlltitur me dhimbje lotët e varfërisë –
afishe e grisur nga era që fryn:
tre përqind në vendin tim investojnë paratë
që nëntëdhjeteshtatë të varen në shtyllë.
SIKUR, SIKUR
Përballë e kam një faqekuqe,
më duket sikur te mollzat
i janë ulur dy lule.
më duket sikur te mollzat
i janë ulur dy lule.
Sikur dora ime ta prekë atë faqe
do shpërthejë, mendoj unë,
një shatërvan prej flake.
do shpërthejë, mendoj unë,
një shatërvan prej flake.
Do të ndodhë në rrugën “Bardhyl”
ku s`ka vetëm blirë
dhe pafundësisht bar-kafe.
ku s`ka vetëm blirë
dhe pafundësisht bar-kafe.
Ka dhe njerëz që ecin në këmbë
rrugës sime
plot blirë, petale dhe vështrime.
rrugës sime
plot blirë, petale dhe vështrime.
Subscribe to:
Posts (Atom)