Wednesday, August 2, 2017

Sabit Abdyli: NJËHERË E MIRË


Yjet zënë me shtëllunga të zeza resh 
Shtigjesh bjeshkësh më në fund erdh Dielli
Rrëmujë e ngazëllime mëngjesi
Qentë qençe lehin Diellin
Azdisen në kohë lirie
Poeti vazhdon rrëfimin për ujkun
Dhe byryten mëzetërit që kullosin livadhet
E zëna me tre plisa dheu mbi mezhde
Ende në kërkim të ilaçit për të vrarë
Mizat bezdisëse njëherë e mirë. 

0 comments:

Post a Comment