u ngjite herët në shtyllë, shumë herët
pa e pritur edhe një mëngjes,
pa e pirë filxhanin e zi të kafesë
te “Rruga pa rrugë”, te dominotë mbi pllakë guri.
pa e pritur edhe një mëngjes,
pa e pirë filxhanin e zi të kafesë
te “Rruga pa rrugë”, te dominotë mbi pllakë guri.
Vajtova për veten:
Ikim të varfër një nga një dhe mbërrijmë te varri,
te radha e lopatës dorë më dorë,
te radha e një bishti të gjatë që na mbulon me dhe`,
me dhe` nga toka që s`qe jona.
te radha e lopatës dorë më dorë,
te radha e një bishti të gjatë që na mbulon me dhe`,
me dhe` nga toka që s`qe jona.
Vajtoj për të tjerët:
Për meritat tuaja unë duhet të flas
duke gëlltitur me dhimbje lotët e varfërisë –
afishe e grisur nga era që fryn:
tre përqind në vendin tim investojnë paratë
që nëntëdhjeteshtatë të varen në shtyllë.
SIKUR, SIKUR
Përballë e kam një faqekuqe,
më duket sikur te mollzat
i janë ulur dy lule.
më duket sikur te mollzat
i janë ulur dy lule.
Sikur dora ime ta prekë atë faqe
do shpërthejë, mendoj unë,
një shatërvan prej flake.
do shpërthejë, mendoj unë,
një shatërvan prej flake.
Do të ndodhë në rrugën “Bardhyl”
ku s`ka vetëm blirë
dhe pafundësisht bar-kafe.
ku s`ka vetëm blirë
dhe pafundësisht bar-kafe.
Ka dhe njerëz që ecin në këmbë
rrugës sime
plot blirë, petale dhe vështrime.
rrugës sime
plot blirë, petale dhe vështrime.
0 comments:
Post a Comment