A po ia marrim një kange t'përbashkët
oj Fisnikja
një n'binom, n'gjuhë jetike
pashë njatë mall t'Atdheut
oj Fisnikja
një n'binom, n'gjuhë jetike
pashë njatë mall t'Atdheut
Nuk do t'ishte keq, bilè asht pak mangu
përcjellja koreale nga degët
prej bulimit të dashnisë
përcjellja koreale nga degët
prej bulimit të dashnisë
Rrugëtimit tonë
kryesorja t'ia dijm vegzen
qoftë edhe mè nye
por, me krye ... me arsye
kryesorja t'ia dijm vegzen
qoftë edhe mè nye
por, me krye ... me arsye
E pse nuk po bëjka t'urojmë vetveten
kur t'gjithë ... e mbarë
i uruam tanë jeten
kur t'gjithë ... e mbarë
i uruam tanë jeten
Ndoshta ... dikur ... tevona ... pa dhëmbë
puth (pus) ti e puth (pus) unë
andaj, ecim sot që përpara t'jemi n'mot
puth (pus) ti e puth (pus) unë
andaj, ecim sot që përpara t'jemi n'mot
Paj, 21 vjet ...
fare shkurt për ngopje dashnie
tepër për mallë, dhimbje, idhnim ...
fare shkurt për ngopje dashnie
tepër për mallë, dhimbje, idhnim ...
Po ia grahim n'binom ...
trash' e holl' n'rrugëtimin tonë
trash' e holl' n'rrugëtimin tonë
0 comments:
Post a Comment