MOTIVE NËNTORI NGA VASIL TABAKU
MERRE PËR DORE BUZËQESHJEN TIME
Hapat e qiellit
Rëndojnë mbi supet e mi
Një zambak buzëqeshjeje
Mbulon
Dhimbjen time prej Perëndishë…
Larg
Në horizontin e përhimt
Dëgjohen këmbanat e mbrëmjes
Është verbuar buzëqeshja ime
Mere për dore
Mos e lërë të bjerë në humnerë
Buzëqeshjen time
Prej lulesh të kuqe
Prushëruar nga trishtimi…
Aty flejnë puthjet
Fjalët që ti kurrë nuk I ke dëgjuar
Psherëtima
Prej pulëbardhash të plagosura
Dhe mjaltë dashurie pafund…
Arsyeja përse dua të të flas
Është heshtja
Lidhur
Me vargonjë vëhtrimesh të zymtë
Ku prehen muzgjet…
Dua të të flas
Puthjet
Të derdh
Mbi prushërimin e shpirtit tënd
Dhe të të bëj të cmendesh
Të bëshë marrëzira
Dhe të më falësh marrëzi
Ndaj
Merrë përdorë buzëqeshjen time
Dhe bridh nëpër Botë…
PËRVUAJTJE…
Shikoj si cahet gurin
Lulen
si vyshket ngadalë
Me fytyrën prej gruaje
tmerrësitë të bukur
Vizatuar mizorisht
Nga vijëza rrudhash
të pamëshirshme,
pa moshë…
Ndjej psherëtimën
Të udhëtoj
nëpër qiell
Mbi britma rrufeshë
të përflakura
Ndërsa
Brenda meje
ngadalë, ngadalë
Përvuajtja baret
Si një mbretërëshë e trishtë
Dhe kafshon dhimbëshëm
Shpirtin tim të brisht…
Jam në perandorinë e heshtjes
Ku fjala rënkonë
Nga mosfjala e vërtetë
Dhe e vërteta
Lidhur
me litarë vështrimesh vrastarë
Rënkonë ngadalë, ngadalë…
Tej në rrugë
Varfëria
ecën dhimbëshëm
Me dy pika loti ndër duar
Dhe një buzëqeshje të gjelbër
Duke trazuar pemët,
lulet dhe gjethet
Si një fllad
O Zot,
Sa e paqtë varfëria,
E qetë,
e vetmuar,
e pafjalë
Mes leckash
të sajuara
Teksa mbulojnë
lakuriqësinë e pafaj…
Varfëria
Me portretin
e një femëre magjike
Dashuri më falë
Asnjëherë
Jo, nuk pranon mëshirë
Kjo puthje njerzore
Më e trishta në botë
Skamja më e pasur
në lumturinë prej drite
Varfëria
Brenga dhe faji ynë tragjik
Dhimbja jonë e përjetëshme
Ndërton
Brenda kraharorit tim
Një univers përvuajtjesh
Dhe më kërrus pak e nga pak
Drejt tokës së shenjtë
Të përlotur,
të pafuqishëm dhe të pafjalë…
GJITHMONË JAM…
Në c’farë kohe jetojmë?...
Ju lutem
Me thoni jam ende gjallë
Apo vdekur
Jam zgjuar
Apo ëndërra
M’i ka vrarë shpresat
Shpresat
Këto lodra të fatit
Trillojnë
Apo luajnë tragjikisht me ne?...
Më thoni ju lutem
Është kohë apo moskohë
Është dritë
Apo nxiromë e nxirë
Ku e zeza
Bënë ligjin
Bënë gjithcka
Dhë më rrëmben
Buzëqeshjen
Më vret puthjen
Dhe më mbyt përqafimin?...
Më thoni
A është i lëvizëshëm uji i lumit
A është e gjelbëra e gjethes
Gjelbërim
Apo ngjyra e lotit
Mbi buzët e zhuritura
Dhe krahët e prerë të fluturimit
Vajtimi i zogjëve
Më mbulon shpirtin
Si mjegulla
Fushën e pafund
Ku verbohet dhimbja
Dhe klith trishtimi
Si zog i plagosur…
Gjaku i trishtimit
Është sot
e kuqja e buzës
Të së dashurës sime
Gjunjëzuar
Përpara qiellit të vrarë
Dhe detit të lidhur
Në vargonjë psherëtimash…
Më thoni
Dita e sotme
Ka veshur fustanin e buzëqeshjes
Apo kostumin e zi
Të brengës sime
Nderur
Mbi malet e bardhë
Ku bora thinjet
Nga pritja e gjatë
Dhe liria
Zgjohet ngadalë
Si lulja e brishtë
Me fuqi mitike
Tek canë gurin e bardhe
Dhe cel
nëpër hapsirat e kraharorit
Për të më dhënë
Pak frymë,
Pak zjarr
Dhe ngyrat e jetes së rrallë…
Më thoni
Jam gjallë
Apo bëj sikur jetoj
Kam vdekur
Apo vdekja
Mashtron
Përmes zërash vajtues
Dhe më zë prit
Ditën kur puthja
Ngrihet përpara meje
Si një monument i gjallë…
Jam ende
Do të jem edhe më pas
Do te jem
Gjithmonë do të jem
Unë
Klithma e vrarë
Dhe ëndërra e gjallë…
Jam
Do te jem,
Jam gjithonë
E përherë jam.
SHTRATI I PROKUSTIT
Dhimbja
Shtrati im prej guri
Ku fjala dhëmb e dërrmuar
Dhe ëndërrat janë të vrara
Një tufë puthjesh të lidhura
Thahen nga era e ngrictë e heshtjes
Një qiell buzëqeshjeje laget nga lotët
I përhimt si trishtimi
Me sy të verbuar dashurie…
Lidhur në këtë shrtat
Nga zotat e së keqes
Zotat e pushtetit dhe pasurisë makabre
E dija, më mirë se askund
Do të ndjehesha pikërisht këtu
Në këtë shtrat shkëmbor
Si Prokusti në kërkim të së drejtës
dhe të së vërtetës së prangosur
Me bardhësinë e frikëshme të gurit
I pashpirt, I akullt, I ngurt dhe mizor
Eh, jam mirë në këtë mbretëri dhimbjeje
Sepse vetëm dhimbja
I përmbanë vrullet e mia të cmendura
Tufanet që flejn brenda zemrës
Dhe magjitë e marra të dashurisë,,,
Jam mirë sepse vetëm dhimbja
Më bënë të jem më tepër se njeri
Një Perëndi…
PRISHTINA
Kosovës së shtrenjtë dhe martire
Një tokë
E berë prej shpirtit tim
Prej dhimbjes
dhe krenarisë
Prej dritës
dhe zjarrit të zemrës sonë…
Prishtinë.
Emri I identitetit tim shqiptar
Fjala e dashurisë sime të madhe
Dhe puthja prej qielli
Ku përqafohen horizontet…
Kam rënë
në gjunjë para teje
Qytet I lirisë.
Nëpër gurët e rrugës
Lëmoj hapat e heronjëve
Jeta e tyre
Është shëndruar
në buzëqeshen tënde
Në mallin tënd,
Në përqafimputhjen
Dhe
lotëdritëzimin tnd Prishtinë…
Jam dashuria jote
Jam zeri yt prej pike loti
Dhe grimca lumturie pa kufij
Jam zambaku I celur
në kraharorin tënd
Prishtinë,
Frymemarrja jote
Mbush qiejt
I jepë jetë
gjithë bijeve të KOSOVËS
Nëpër krahët e plagosur
të rruzullit
Ata si zogjtë
Presin tu forcohen krahët
Për të rendur
në një fluturim pakthim
Drejt teje Prishtinë…
Epokat
Shfletojnë horizontet
Si fletë të historisë
Përms gjëmimeve të viteve
Gishtat e mi të drojtur
Shkruajnë kryeemrin e paqes
Prishtinë…
0 comments:
Post a Comment