Tuesday, January 3, 2017

Prend Buzhala - FAQJA E ZBRAZËT E LIBRIT


(Çaste shkrimi), 2

Posa ta hapim një libër për lexim, ne ndeshemi edhe në faqet e zbrazëta, që shënjojnë strukturë (fillimet e librit, ciklet..., faqet në fund të librit... faqet shënjuese).
1.
Njeriu për çdo ditë shkruan kapitujt e jetës së tij. Hap Faqen e Parë në Kalendarin e Vitit të Ri, dhe aty, që nga grabitja e një sekonde, dëshiron ta zë Çastin e Kënaqësisë, Lumturisë, Kuptimit, Çastin Jetësor. Dhe ti je ai që e mbush Faqen e Zbrazët. E Zbrazëta është Mundësia, Rasti i Shënimit, Rasti i Mirë.
Mund të jetë ndonjë alfabet krejt i rëndomtë, deri te ai më i ndërliqshëm, shumëdimensional, me fije enigmatike... apo një teksturë shumëpërmasore që vështirë deshifrohet...
Mund të ndodhë: as shekujt që vijnë, të mos i deshifrojnë kodet e tij.
Mund t'i lexosh kodet e boshllëkut historik, nëpër ato faqe që kanë vetëm Gjurmën e Gjakut pa Asnjë Shkronjë. Mu ashtu si ndodh me Historinë Tonë që nga kohët e mugëta ilire e deri te shk XX!
Dhe diku, në atë thurimë alfabeti të padeshifrueshëm, e lexon Të Padeshifruarën. Të Ndodhurën e Pashkruar.
Mund të përfshihesh nga dinamika e rrjetosur në kodet e përditshme, nëpër përmasat e panumërta, të quajtura realitet..
Pra, Ti ke përpara vetes një Shumësi Teksti, një Shumësi Shkrimi, Një Multi-angazhim... një veprim të shumëzuar...
2.
Njerëzit nganjëherë vrapojnë pas zbrazëtisë, asgjësë.
Madje vrapojnë edhe pas Librit të Zbrazët, mu ashtu si u shpall bestseller libri i autorit Sheridan Simove "What Every Man Thinks About Apart From Sex" (Për çfarë mendon secili mashkull kur nuk mendon për seksin”), i cili kishte 200 faqe të zbrazëta!
E po, themi shpesh: Mendja është e Zbrazët... E çka mendon "në të zbrazët"!? E pra, lexoje atë Libër të Zbrazët, që e jep përgjigjen e tij!
Mu ashtu si themi edhe: qielli është i zbrazët.
Prandaj është Një Tekst që e kërkon dhe që e ngërthen Paralaksën.
 Mund ta pikasësh Rrjedhën e Përhumbur të këtij alfabeti që e lë prapa nesh ekzistenca jonë. Një Rrjetë e Tërë, Shumësi Rrjetash, nëpër të cilat prefton Një Qenie. Ti e vëren, po nuk ia shquan konturat, pamjen, botën që e rrethon.
Por nëse shikon tutje, ti sheh (dhe lexon) diçka tjetër: rendin kozmik në univers, rrjedhat e pafund e të përdiellshme të mendjes...
Dhe Faqet e Jetës, sado të padukshme, ato i lexojmë me alfabete të tkera, jografike.
Mu ashtu si gjëllin jeta vetë...

Vasil Tabaku - Katrahura e artit në Shqipëri

Sa e trishtueshme dhe fyese, per të qenë i pranishem si krijues në një emision televiziv këtu në Shqiperi, ti si poet ,shkrimtar, eseist apo kritik, duhet te paguash gazetarin përgjegjës me një shumë të konsiderueshme dhe mundësisht në euro. Nuk ka gje më të , shëmtuar dhe neveritëse sepse gazetari apo gazetarja e emisionit nxjerr në ekran dhe i bën jehonë një njeriu që ka pare por jo talent dhe vlera.Ndjehem i fyer dhe trishtohem sa herë shoh në ekrane njerëz pa asnjë lloj integriteti njerzor dhe krijues, pa vlera dhe talent që propagandohen si "yje" te letersise apo artit.Ndjej neveri dhe revoltohem, por gjithmonë kjo gje mbetet vetem tek une, brenda meje, ndaj sot po e ndaj me ju miqe te nderuar,

"Titulli është vënë nga "Baladat e Lugut të Drinit".

Prend Buzhala - SIPAS TË VJETRËS A SIPAS TË VJETRËS A SIPAS TË RESË


(Çaste me shkrimin e parë në këtë vit), 1

Dita e Parë e Vitit të Ri është Dita Ndërkombëtare e Paqes...
Shpesh i dëgjojmë pyetjet që shtrohen, kur bëjmë hapin e parë në një vit të ri:
Sipas të vjetrës a sipas të resë?
Me të vjetrën? A vetëm me të renë?
1.
Një fund zëvendësohet me një fillim të ri. Gjithçka e vjetër papritmas shndërrohet në gjithçka të re. Papritmas Dita e Fundit, pason nga Dita e Parë. Çastit të parë, Ditës së parë, ia vëmë barrë dëshirat tona, duke brohoritur me gëzim: urime, gëzuar! Bëjmë analiza: fajet për gjithçka ia hedhim vitit që shkoi, së kaluarës; e ne ishim ata që i vuajtëm ato pasoja, vështirësi, pengesa a dështime që na i paska sjellë viti që shkoi! Aniekee Tochukwu Ezekiel na këshillon: ""Harroje atë që u bë, e rëndësishme është ajo që ne kemi bërë, dhe me potencialet që kemi, të arrijmë tutje." Dhe Lailah Gifty Akita, një grua afrikane nga Gana, te vepra e saj "Perlat e Urtësisë: Shpirti i Shquar" shprehet admirueshëm: ""Për ta parë rritje-ngritjen e parë të diellit në Vitin e Ri, është shenjtëria më e madhe e jetës."
Nis një vit, dhe kujtimet na vijnë të reja, të freskëta...
Nis një vit plot dritë. Plot urti. Me shëndet të plotë.
Na pret një Derë e Hapur e Shqiponjës. E të thotë: eja, urdhëro në Vitin tënd të Shqipes!
Nis një vit që sjell bekimet e veta. Gëzuar!
2.
E tani, krejt ia hedhim vitit që shkoi këto mëkate e faje, për ta shijuar Çastin e Gëzimit, Shpresës, Mundësive të Reja. Shfaqim dëshirat tona, pikësynimet, drejtimet...
A thua, vetëm i përsëritim dëshirat e vjetra?
Paj, jo vetëm ato!
Viti i Ri nën kuptpon të kemi një Shpirt të Ri, si ka aspiruar gjithmonë njerëzimi.
Po e përsëris:
Në Vitin që vjen do të kemi zë të ri, fjalë të tjera. Mu ashtu si thotë T. S. Eliot: "Fjalët e Vitit të kaluar i përkasin gjuhës së vitit të kaluar. Dhe për t'i dhënë fund, do bërë një fillim."
Mirësia të jetë frymëzim,
Ringjallje të kemi në dëshira,
në dëshirat që të jenë më të thella, më thelbësore,
Prandaj kur themi që të jetë i Ri, ky Vit, atëherë dhe qëllimet, dëshirat, drejtimet, këndshikimet t'i kemi të reja,
Shpirtin ta kemi të ri...
Sikur te secili vit i varim shpresat. E po, ka shumëçka që ne nuk mund ta ndryshojmë, ka shumëçka që as ne vetë nuk mund të ndryshojmë.
3.
E atëherë, çka kemi ne në dorë?
Atë që e kemi përsëritur shpesh: mund ta ndryshojmë QASJEN tonë, KËNDVËSHTRIMIN tonë ndaj shumë gjërave, ndaj jetës... Pa dyshim që realitetit mbetet ai që është, porse këndvështrimi ynë ndryshon kundruall këtij realiteti, kundruall njerëzve, bëhet këndvështrim i ri.
Kemi shkaktuar rrëmuja e kaos. Kaosin nuk kemi si ta mënjanojmë, por është në dorën tonë ta transformojmë ta bëjmë kozmos (të vëmë rend, rregull, ligj).
Në një shkrim të ngjashëm dikush e ka përsëritur thënien e Shën Augustinit: "Hyji na ka krijuar pa ne, por pa vetveten tonë ai nuk mund të na shpëtojë." Mbase, thënia ka të bëjë me ftesën për të qenë i hapur edhe me Hyjin, mu ashtu si Hyji është i hapur ndaj nesh. Jeta nuk është e lehtë për t'u përballuar, as e lehtë për t'u jetuar. Së këndejmi edhe realiteti, edhe shoqëria përreth nesh, e do pëlqimin tonë. Dhe ftesa e tillë, ftesa e HAPJES, na e krijon një horizont të ri, një dëshirë për perspektivë të re, për një tjetër PËRMASË të jetës... për të na bindur se kjo PËRMASË e realizimit të qetësisë, paqes, mirëqenies, është më e rëndësishme se përmasa financiare, se paratë! 
Nuk është e rastit pse Dita e Parë e Vitit të Ri është Dita Ndërkombëtare e Paqes, paqes, kësaj aspirate universale njerëzoreSIPAS TË RESË

Monday, January 2, 2017

Kujtim Stojku - Sfiniksi

Ai u rrit përmes miteve dhe legjendave,
Edhe sot mbretëron në heshtje në tërrin e natës,
Si një imazh i gjallë gjurmë lë mbi rërën e nxehtë,
Me kokën e tij gjigande hënës i prek trarët.

Sytë e tij çdo gjë vështrojnë përreth,
Gulçon me dëshprimin e të vdekurve të gjallë,
Të clët në fillim në varr u ringjallën,
Ai vazhdon të digjet pa fund,duke luftuar si skllav.

Zgjohet në ankth nga ëndrrat me intriga të tmerrshme,
As vetë s’e kuptonte se n’mes përjetësisë është përherë monoton,
Në mbretërinë e bukurisë ngrihej një armik,kjo atë e trembte,
Pikërisht ky ishte një makth i heshtur,i verbër dhe monstruoz…

Nehat Jahiu - Lufta e vitit 2001 në Maqedoni dhe harresa politike


Pas një shkrimi që bëra para ca ditësh vendosa që ti them edhe sot disa fjalë , sepse e kam për obligim si qytetar dhe si shqiptar të them edhe njëherë mendimin tim  rreth një çështje të rëndësishme që fare nuk po përmendet gjat bisedimeve të liderëve të partive poltike shqiptare qoftë këtu në Maqedoni, por edhe në takimet që kishin në Tiranë me kryeministrin shqiptar z. Edi Rama. Dua të dija a thua nuk e dinë apo nuk po duan të dinë ose kanë harruar tani dhe fare nuk po e përmendin dhe nuk prezentojnë në tryezën e bisedimeve çështjen e pazgjidhur të veteranëve, invalidve dhe të familjeve të  Dëshmorëve të Kombit të luftës së vitit 2001. Është për tu habitur se si mu këta njerëz të cilët qe 15 vite me radhë gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe ato lokale i marrin votat në emër të këtyre njerëzve dhe mu në emër të gjakut të tyre kanë zënë pozicione të larta dhe shijojnë të mirat e pushtet për vete dhe familjet e tyre. Si mund ti harrojnë dhe të shkelin mbi djersën dhe gjakun e bijave dhe bijve më të dashur të popullit dhe mos të bisedojnë dhe mos të përpilojnë një pikë të veçantë dheta fusin në platformën e tyre të përbashkët për të ia prezentuar partive politike maqedonase  dhe kjo pikë të jetë ndër pikat më kyçe që do të vendoset në këtë platformë të përbashkët ku do të jenë edhe shumë pika tjera të cilat do të jenë si pika kushtëzimi për tu future partitë politike në negociata me njërën nga partitë politike për ta formuar qeverinë e re.  Tani  gjat kësaj kohe pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare kemi pas rast të dëgjojmë dhe të lexojmë  disa pika të përpiluara nga partitë tona politike shqiptare dhe ku do të pajtohen të gjithë që të jenë të unifikuara  me një platformë të përbashkët  me të cilën do të futen në negociata me partite politike maqedonase dhe  kjo platformë do të jetë si platformë kushtëzimi që ajo parti e pales tjetër e cila do të jetë e gatshme ti pranoj të gjitha pikat e kësaj platforme , atëherë partite shqiptare do të vendosin të futen në qeveri, ndërsa nëse nuk janë të gatshme asnjëra nga partitë politike për ti pranuar këto pika, atëherë mos të futet asnjëra nga partitë poltike  shqiptare në qeveri.


      Unë besoj se kjo pikë, pra rregullimi me ligjit të statusit  të veteranve, invalidve dhe familjeve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare  duhet të jetë më prioritare nga të gjitha pikat tjera dhe si pikë e parë dhe më e rëndësishmja duhet të jetë e vendosur në tryezën e bisedimeve qoftë mes palëve shqiptare dhe asaj me të cilën parti maqedonase që do të vendosin të bashkëqeverisin në këtë mandat të qeverisë e cila pritet së shpejti të formohet. Kisha dashur të dija se a është përmendur ndonjëherë kjo pikë pas përfundimit të zgjedhjeve parlemtare apo fare nuk është përmendur dhe ndoshta është hudhur në harresë, sepse tani zgjedhjet kanë kaluar dhe statusi i këtyre njerëzve më të merituar duhet të përmendet vetëm gjatë zgjedhjeve që në emrin e tyre ti mbledhin votat për tu ulur si depute në  kulltuqet e parlamentit, ministrive, ambasadave, drejtori ve dhe shumë e shumë posteve tjera  që do jenë joshëse për interese personale. Edhe njëherë po e potencoj duke mos dashur të zgjas më shumë se nga pikat kryesore që do të vendosen në platformën e përbashkët të partive politike të cilën do ua prezentojnë dhe që do jenë si kusht për pjesmarrje në qeveri si pikë e vacant në këtë platformë duhet të jetë edhe rregullimi me ligj dhe zgjidhja e çështjes së statusit të veteranve , invalidve dhe familjeve të dëshmorëve të vitit 2001. Me keqardhje do e them se këtë çështje pos liderve dhe strukturave partiake shqiptare që përfaqësohen me deputetë në parlament deri më sot pas përfundimit të zgjedhjeve nuk kam mundur ta dëgjoj dhe të lexoj as nga analistë të shumtë që kemi pasur rastin ti shohim dhe dëgjojmë nëpër media elektronike në debate, por edhe të lexojmë ndonjë artikull edhe në media të shkruara. Kjo është me keqardhje dhe shumë e dhembshme që mos të përmendën njerëzit më të merituar dhe të sacrificës dhe moszgjidhja e statusit të tyre deri më tani siç është rregulluar me ligj statusi i palës tjetër e ne tani edhe heshtim duke mos reaguar te partitë politike shqiptare duke ua thënë në sy se nëse nuk futet si një pikë e veçantë dhe nuk bisedohet edhe për zgjdhjen e kategorisë së këtyre njerëzve me një ligj të posaçëm dhe të marrë fund njëherë e përgjithmonë zgjidhja e statusit të tyre, atëherë besoj se nuk ia vlenë fare te futen shqiptarët në qeveri, sepse do jetë turp i turpit. Në fund do ti kisha bërë kërkesë tek krerët e partive poltike që në bisedimet e radhës të gjitha partite politike të jenë të një zërit që pikën për zgjidhjen e statusit të veteranve, invalidve dhe familje të deshmorëve ta fusin në platformën e përbashkët të tyre dhe të ia afrojnë sëbashku me pikat tjera palës maqedonase me të cilat do të të negocohet për formimin e qeverisë së re. Njëherit edhe të gjithë analistët, opionistët, shoqatat e dalur nga lufta e vitit 2001, intelektualët , ish ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare pamarrë parasysh se cilit subjektëpoltik i takojnë të reagojnë unnanimikisht që kjo pikë të futet në platformën e partive poltike shqiptare dhe pa këtë pike mos të futen fare në bisedime me dy partite maqedonase për formimin e qeverisë se ardhme.

Mentor Thaçi - FALË T´KJOFTË AI LOT G´ZIMI


Duartrokitjet e tejgjata ... frenetike,
e thanë atë që n´shpirtëra ndjehet,
është ajo kulmorja kënaqësi Etike,
që mbetet e vulosur ... kurrë s´tretet!

- Nuk e di nëse n´Maj linda, tha Majlinda,
jam lule n´pip dege t´Trungut tim,
por, që kam rrajë t´forta, heret u binda,
Rrajë t´mia, të një Trungu Sublim!

Eh, kjo sportiste stine, viti, dekade ...
do të mbetet personalitet shekulli,
kah mbarësia në themel rrokade,
e pse t´mos merr bekim Dishepulli?!

Ah, falë t´kjoftë ai lot gëzimi që t´dhashë,
t´pastë beku Zoti o bacalok, t´thashë!
...

Sinan Kërpaçi - Kostumi i gurit


Në gardërobën e shekullit të ri dhe të vjetër
e kam një kostum që nuk griset edhe unë,
e nxjerr nga vitet dhe e quaj veten me fat,
varur e mbaj në kremastarin e kujtimeve
me etiketën fringo “Kostumi i Gurit të Gjatë”.
Nga bujani tri pëllëmbë më vjen kostumi i nënës
në fluturimin nga shkëmbi për notin “fundo”
që vetëm “Bujani i Gurit” e dinte se ç’qe.
Deti i fëmijërisë nuk i lejoi kurrë nepërkat
të kafshonin te vendi ku trembesha unë
e merak e kish edhe vetë nëna.
Rrotullonin bishtin dhe gjuhën “nepërkë"
dhe loznin gjithë ditën me mua brenda.
Bujani i kish dhënë fjalën asaj që më preu kostumin
se nuk do ta gjente kurrë gjë djalin.
Ndaj edhe shkoj: të më ruajë nëna “lakuriq”.