Monday, January 2, 2017

Nehat Jahiu - Lufta e vitit 2001 në Maqedoni dhe harresa politike


Pas një shkrimi që bëra para ca ditësh vendosa që ti them edhe sot disa fjalë , sepse e kam për obligim si qytetar dhe si shqiptar të them edhe njëherë mendimin tim  rreth një çështje të rëndësishme që fare nuk po përmendet gjat bisedimeve të liderëve të partive poltike shqiptare qoftë këtu në Maqedoni, por edhe në takimet që kishin në Tiranë me kryeministrin shqiptar z. Edi Rama. Dua të dija a thua nuk e dinë apo nuk po duan të dinë ose kanë harruar tani dhe fare nuk po e përmendin dhe nuk prezentojnë në tryezën e bisedimeve çështjen e pazgjidhur të veteranëve, invalidve dhe të familjeve të  Dëshmorëve të Kombit të luftës së vitit 2001. Është për tu habitur se si mu këta njerëz të cilët qe 15 vite me radhë gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe ato lokale i marrin votat në emër të këtyre njerëzve dhe mu në emër të gjakut të tyre kanë zënë pozicione të larta dhe shijojnë të mirat e pushtet për vete dhe familjet e tyre. Si mund ti harrojnë dhe të shkelin mbi djersën dhe gjakun e bijave dhe bijve më të dashur të popullit dhe mos të bisedojnë dhe mos të përpilojnë një pikë të veçantë dheta fusin në platformën e tyre të përbashkët për të ia prezentuar partive politike maqedonase  dhe kjo pikë të jetë ndër pikat më kyçe që do të vendoset në këtë platformë të përbashkët ku do të jenë edhe shumë pika tjera të cilat do të jenë si pika kushtëzimi për tu future partitë politike në negociata me njërën nga partitë politike për ta formuar qeverinë e re.  Tani  gjat kësaj kohe pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare kemi pas rast të dëgjojmë dhe të lexojmë  disa pika të përpiluara nga partitë tona politike shqiptare dhe ku do të pajtohen të gjithë që të jenë të unifikuara  me një platformë të përbashkët  me të cilën do të futen në negociata me partite politike maqedonase dhe  kjo platformë do të jetë si platformë kushtëzimi që ajo parti e pales tjetër e cila do të jetë e gatshme ti pranoj të gjitha pikat e kësaj platforme , atëherë partite shqiptare do të vendosin të futen në qeveri, ndërsa nëse nuk janë të gatshme asnjëra nga partitë politike për ti pranuar këto pika, atëherë mos të futet asnjëra nga partitë poltike  shqiptare në qeveri.


      Unë besoj se kjo pikë, pra rregullimi me ligjit të statusit  të veteranve, invalidve dhe familjeve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare  duhet të jetë më prioritare nga të gjitha pikat tjera dhe si pikë e parë dhe më e rëndësishmja duhet të jetë e vendosur në tryezën e bisedimeve qoftë mes palëve shqiptare dhe asaj me të cilën parti maqedonase që do të vendosin të bashkëqeverisin në këtë mandat të qeverisë e cila pritet së shpejti të formohet. Kisha dashur të dija se a është përmendur ndonjëherë kjo pikë pas përfundimit të zgjedhjeve parlemtare apo fare nuk është përmendur dhe ndoshta është hudhur në harresë, sepse tani zgjedhjet kanë kaluar dhe statusi i këtyre njerëzve më të merituar duhet të përmendet vetëm gjatë zgjedhjeve që në emrin e tyre ti mbledhin votat për tu ulur si depute në  kulltuqet e parlamentit, ministrive, ambasadave, drejtori ve dhe shumë e shumë posteve tjera  që do jenë joshëse për interese personale. Edhe njëherë po e potencoj duke mos dashur të zgjas më shumë se nga pikat kryesore që do të vendosen në platformën e përbashkët të partive politike të cilën do ua prezentojnë dhe që do jenë si kusht për pjesmarrje në qeveri si pikë e vacant në këtë platformë duhet të jetë edhe rregullimi me ligj dhe zgjidhja e çështjes së statusit të veteranve , invalidve dhe familjeve të dëshmorëve të vitit 2001. Me keqardhje do e them se këtë çështje pos liderve dhe strukturave partiake shqiptare që përfaqësohen me deputetë në parlament deri më sot pas përfundimit të zgjedhjeve nuk kam mundur ta dëgjoj dhe të lexoj as nga analistë të shumtë që kemi pasur rastin ti shohim dhe dëgjojmë nëpër media elektronike në debate, por edhe të lexojmë ndonjë artikull edhe në media të shkruara. Kjo është me keqardhje dhe shumë e dhembshme që mos të përmendën njerëzit më të merituar dhe të sacrificës dhe moszgjidhja e statusit të tyre deri më tani siç është rregulluar me ligj statusi i palës tjetër e ne tani edhe heshtim duke mos reaguar te partitë politike shqiptare duke ua thënë në sy se nëse nuk futet si një pikë e veçantë dhe nuk bisedohet edhe për zgjdhjen e kategorisë së këtyre njerëzve me një ligj të posaçëm dhe të marrë fund njëherë e përgjithmonë zgjidhja e statusit të tyre, atëherë besoj se nuk ia vlenë fare te futen shqiptarët në qeveri, sepse do jetë turp i turpit. Në fund do ti kisha bërë kërkesë tek krerët e partive poltike që në bisedimet e radhës të gjitha partite politike të jenë të një zërit që pikën për zgjidhjen e statusit të veteranve, invalidve dhe familje të deshmorëve ta fusin në platformën e përbashkët të tyre dhe të ia afrojnë sëbashku me pikat tjera palës maqedonase me të cilat do të të negocohet për formimin e qeverisë së re. Njëherit edhe të gjithë analistët, opionistët, shoqatat e dalur nga lufta e vitit 2001, intelektualët , ish ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare pamarrë parasysh se cilit subjektëpoltik i takojnë të reagojnë unnanimikisht që kjo pikë të futet në platformën e partive poltike shqiptare dhe pa këtë pike mos të futen fare në bisedime me dy partite maqedonase për formimin e qeverisë se ardhme.

0 comments:

Post a Comment