Fragment i shkputur nga libri artistik i sapo prëfunduar me titull "ZEKTHI"
...Dhe kështu këta të tre morën përsipër që si merimanga të zeza të thurnin rrjetën e akuzave të gënjështërta kundër filozofit. Prapa tyre qëndronin të tjerë që ishin më të fuqishëm se ata që kishin pushtet. Në këtë treshe të akuzuesëve ishte dhe Aniti. Aniti kishte lindur në shek V-IV p.e s. Ai ishte biri i Antemionit i cili ishte një politikan në Athinën e lashtë. Ai shërbeu si general në luftën e Peloponezit, dhe më vonë si udhëheqës në lëvizjet demokratike në Athinë kundër oligarkëve dhe tridhjetë tiranëve. Ai ishte një nga persekutorët e Sokratit. Aniti vinte nga familja e Euonymidnes që ishte e sukseshme qysh nga koha e gjyshit të tij. Ai ishte një poltikan i fuqishëm dhe i klasës së lartë të Athinës së lashtë, ishte një nga më të pasurit e saj. Ndërsa ishte një general në luftën e Peloponezit, ai e humbi Pylosin tek Spartanët dhe u akuzua për tradhëti. Ai u pajtua me kushtetutën e Athinës duke u bashkuar me Arisotelin. Më vonë u lirua nga gjykata sepse i pagoi një rryshfet të majmë jurisë. Ai më vonë fitoi përkrahje duke luajtur një rol të madh në përmbysjen e tridhjetë tiranëve. Në vitin 403 p.e.s ai mbështeti amnistinë e Euklidit, të cilët ndalonin ndonjë që kishte kryer ndonjë krim para ose gjatë kohës së tridhjetë tiranëve. Euklidi ishte Arkondi i Athinës në fund të shek V-të p.e.s. Ai kontriboi për rikthimin e demokracisë në rendin e ri politik me propozimin që të bënin ndryshime potenciale, shkatërruese ose përçarëse pakicës që mund ta kenë shtyrë që të bëhet pjesë e kësaj shtrese të neveritshme intrigantësh për ta ndjekur penalisht Sokratin, besohet që të jetë bazuar në shqetësimin e tij se kritika e Sokratit ndaj institucioneve athinase rrezikoi demokracinë që Athina kishte rifituar kaq shumë kohët e fundit. Sokrati, i cili u shoqërua me disa persona të parë si përgjegjës për përmbysjen e demokracisë athinase, nuk mbajti asnjë sekret të përbuzjes së tij për politikanët si Aniti. Edhe pas rivendosjes së demokracisë, Sokrati vazhdoi të tallte në qendrat e tilla të demokracisë athinase, siç ishte zgjedhja e liderëve me shumicë votash. Filozofi megjithëse i vetëm nuk i kursente kritikat e rrepta ndaj kujtdo. Fama e tij tashmë i kishte kaluar kufijtë e Greqisë. Pikërisht këtu mendohet se ka lindur edhe armiqësia e filozofit me Anitin. Filozofi argumentonte se historia e burrave të medhenj të historisë së Athinës nuk kanë asgjë për të ofruar në kuptimin e virtytit, gjë e cila e tërboi jashtë mase Anitin dhe njëkohësisht filloi që të kishte frikë. Këtë ai e provoi sepse e paralajmëroi Sokratin duke e kërcënuar “Sokrat, mendoj se ju jeni gati të flisni me ligësi për burrat, dhe nëse ju e dëgjoni këshillën time, unë do t’ju them se duhet të jeni shumë i kujdesshëm." Por ai kishte edhe diçka personale me filozofin që e bëri edhe të hakmerrej ndaj tij duke iu bashkuar intrigave që ishin thurur për të.
Akuzuesi i tretë në këtë treshe të famshme është Likoni. Ai përshkruhet si një “orator”, prefesionist që mbështeti oligarkinë në vitet e mëparshme. Por cili ishte motivimi i Anitit që të bashkohej me intrigantët kundër filozofit? Mendoj se roli i tij duhet të sqarohet për lexuesin dhe cilat ishin motivet që e shtynë atë të bashkohej me anën intruguese të atyre njerzëve që kishin pushtet. Një nga motivet ishte se ky atë e shikonte si të ulët. Sokrati pretendonte se oratorët ishin më pak të shqetësuar për ndjekjen e së vërtetës se sa në përdorimin e aftësive të tyre oratorike për të marrë pushtetin, dhe të kishin ndikim të madh. Ishte pikërisht ky Likon që bëri pergaditjet e nevojshme për gjykimin e filozofit. Ai ishte edhe një nga nxitësit kryesor në këtë treshe që mbështeteshin nga njerëz të fuqishëm me pushtet ku e perceptonin Sokratin si të rrezikshëm për demokracinë.
Një natë para se Sokrati të thirrej në gjyq, në shtëpinë luksoze të Anitit ishin mbledhur që të tre dhe po diskutonin deri në imtësitë më të vogla se si filozofit t’ia merrnin jetën. Ata të vetmuar në atë dhomën e madhe të shtruar me pllaka mermeri, ku në koridor ishin vendosur skulptura të mermerta gdhendur me mjeshtri nga skulptorët e kohës, në atë dhomë të ndriçuar deri natën vonë ata tamam si merimangat thurnin rrjetën papushim që gjahu i radhës që ishte caktuar të binte në të, të mos kishte asnjë mundësi shpëtimi. Dhe intrigat ndaj filozofit ishin thurur në atë lloj mënyre që ai të mos kishte shpëtim. Ata nuk e kuptonin filozofin kur u thoshte se për mua është më mire që të vdes, sepse vdekja nuk është e keqe, ajo është e mirë. Ata si injorantë të veshur me pushtet kujtonin se dinin gjithçka dhe se mund të bënin çdo gjë. Injoranca gjithmonë është lidhur me atë që nuk ekziston, mirëpo ajo njerzëve u jep një fuqi të tillë që të arrijnë atë që synojnë.
Por megjithatë shtrohet pyetja se a prireshin ata nga doktrina e tij? Çfarë do të bënte ai? Ai shkaktoi një konfuzion, ai i përmbysi besimet që kishin ekzistuar qysh në fillim, ai fliste për virtytet e reja që duhej të njiheshin, dhe kërkoi të flitej për hyjninë e deritanishme që ishin të panjohur për ne.
Blasfemuesi e konsideronte veten më të mençur se perënditë! Jo, më e mira ishte që ne të mbeteshim besnik të perëndive të vjetra që i njohim. Ata mund të mos jenë gjithmonë të drejtë, ngandonjëherë ato ndaj nesh mund shpërthejnë me zemrim të padrejtë, por nuk duhet të harrojmë se ata mund të jenë edhe të papërmbajtshëm nga epshi i tyre për gratë njerzëve të vdekshëm këtu në tokë, por stërgjyshërit tanë jetojnë në paqe me shpirtrat e tyre, paraardhësit tanë i kryenin veprat e tyre heroike me ndihmën e këtyre zotave. Edhe tani fytyrat e këtyre Olimpianëve e kanë ngatërruar virtytin e vjetër që është jashtë bashkimit. Pse të gjithë i ndjekin ato? A nuk duhet një fund për këto mosbesimtarë të mençur njëherë e për të gjithë?
Kështu folën qytetarët e Athinës kur u larguan nga vendi ku u gjykua filozofi i madh, ndërkohë po binte muzgu blu. Ata kishin vendosur që ta vrisnin zekthin nervoz, duke shpresuar që perënditë do të shndërrisnin përsëri. Megjithatë para tyre ngrihej fytyra e butë e vetë filozofit. Kishte disa qytetarë që e rikujtonin se si ai me guxim kishte ndarë dhe zgjidhur problemet e tyre në Potidha, ai vetë i kishte parandaluar ata që të mos e kryenin mëkatin e padrejtë të ekzekutimit të gjeneralëve pas fitores së Arginusit, se ai vetëm kishte guxuar të ngrinte zërin kundër tiranëve që kishin vendosur që të ekzekutonin njëmijë e pesqind vetë, duke folur në sheshin e pazarit në lidhje me barinjtë dhe tufën e tyre të deleve.
- A nuk është një bari i mirë - pyeti ai - kur një bari kujdeset dhe ruan kopenë e tij që ta shtojë sa më shumë? Apo puna e mirë e bariut është që të zvogëlojë për ditë kopenë, dhe të nëjtën të mirë sundimtari të bëjë me popullin e tij? Burrat e Athinës le të na shqyrtojnë këtë pyetje!
Dhe në këtë pyetje të filozofit të pambrojtur e të vetmuar, fytyrat e tiranëve erdhën dhe u zbehën më shumë se nga ç’i kishin, ndërsa sytë e të rinjëve digjeshin nga zjarri i zemrimit të indinjatës...
0 comments:
Post a Comment