Princesha ime
e dëshiron shtratin e dashurisë
lartë, në lartësira
mbi gjethet e një lisi,
atje, cicërimat ta nanurisin
ose-ose mbi rrepet e Buronjave.
Sa mall kam, ta shohë afër meje
…se si fle!
Ka teke Princesha ime,
duart dhe gjoksin i do plotë!
Shpesh i hedh krahun ta kem pranë
...ajo ikën
mbështetet tek retë,
nuk do të notoj nëpër cekina.
Sa i pëlqejnë ujëvarat!
e dëshiron shtratin e dashurisë
lartë, në lartësira
mbi gjethet e një lisi,
atje, cicërimat ta nanurisin
ose-ose mbi rrepet e Buronjave.
Sa mall kam, ta shohë afër meje
…se si fle!
Ka teke Princesha ime,
duart dhe gjoksin i do plotë!
Shpesh i hedh krahun ta kem pranë
...ajo ikën
mbështetet tek retë,
nuk do të notoj nëpër cekina.
Sa i pëlqejnë ujëvarat!
Nga ditari i kujtimeve
0 comments:
Post a Comment