Para se të futej në veturë, në ulësen e parë, u përshëndet me babanë . A.. Kontrolloi dritat dhe, vërejti se një dritë në anën e pasme të veturës ishte fikur, Do ta ndërroj ,si të mbërrij në banesë. E mori në ngryk babanë, i cili mezi po i mbante lotët. Por nuk jepej para tij,nuses fisnike nga një derë sojnike dhe fëmijëve , të cilët i përqafoi me mallë. Iu duk se iu nda një copë mishi nga krahërori i tij.
Kur vetura hyri në kthesën e fundit të rrugës së lagur nga shiu., A. mbylli derën dhe u fut në dhomën e pushimit. E mbërtheu një vaj. Qau si fëmijë, panderprerë derisa u çlirua nga kjo dhimbje që ndjeu , kur iku për
në folenë e tij, larg qindra kilometra.
në folenë e tij, larg qindra kilometra.
Në ato çaste iu kujtua Nënëlokja që qante sa herë kur e përcillte A. me tre fëmijë, të cilët tash janë bërë me fëmijë. E ndjera, vdiq nga një kollë e thatë në mushkëri që e mori herët. Ishte 4 korriku i vitit 1989. Por atëherë ndoshta nuk kishte hyrë në palcën e shpirtit të saj. Iu dhims edhe sot, shumë bile. Ishte nënë e shumë fëmijëve, nipave dhe mbesave. Grua në shtëpi, burrë në shtëpi, në fushë e në ara. Edhe bareshë, me një tufë delësh, të cilat i përcillte nëpër kullosa, kur s’kishte kush t’i lëshonte në kullosa.
-Ngadalë ngaje veturën !,- i tha pak para se të hynte i biri në veturë. Rruga është e lagur, me shumë kthesa.Kur të lodhësh, parkoje veturën dhe pusho. Mos u bërtit fëmijëve ! Ata kanë një botë të virgjër dhe vaji i tyre si turjelë më futet në zemër. U knaqa disa çaste, disa ditë. E sot po më duket m’u nda zemra në dysh, mu ba vrima-vrima
- Do të lajmëroj kur të mbërrijmë. Ndoshta në orën dy a tre të natës. Kaq pata kohë të vij të vizitoj. Punë e huaj, në vend të huaj. Po punoj të bëj një shtëpi, së paku fëmijët të kenë një oborr dhe një kopsht me lule . Ndjej se jam i humbur këtu. Të gjithë vijnë për disa vite, rritën fëmijët, shkollohen...dhe atdheu i babit ndoshta do të kujtohet dikur, brez pas brezi. Fundi i keq !
- Të ha si qen i fshehur, ngadalë, qetë, fshehurazi. E ti kujton se është veç një erë e lehtë që të të bie në gjoks, pas shpine, në fytyrë.Po janë rrudhat, si lakore nëpër kodra stinësh, mëngjeset me shi e mbrëmjet e mërzitura, të duket se je e s’je askund, në një tokë ku dielli nuk ngroh si në Jug. Pshëretimat e ëndrrave të shpien buzë një deti të panjohur. Thinohesh, ec me hapa zigzake. Mbyllesh në vetminë që të sos e nuk gjen ilaç për të qetësuar shpirtin e trazuar nëpër vite.
-Veç shpresa vdes e fundit , baba!- i erdhi një zë. As unë s’e paramendoja se do rri këtu shumë stinë. Tash do të futemi në kredi afatgjata dhe, kurrë s’do të mund të lirohemi më. Sthëpia, fëmijët, ndonjë pushim i shkurtër në atdhe, mërzitje të pafund kur sheh atje varfëri e papunësi dhe, sërish rikthesh aty jeta frymon më ndryshe se poshtë.
- Udhë të mbarë edhe një herë biri im ! ,-iu përgjegj zërit. Mos m’i bërtit Lonit. Përqafoje shumë, merre për dorë, ec nëpër udhë dhe mos ia vraj buzëqeshjen. Ai është një ëngjëll. Fytyrë rrumbullake, me flokë të lëshuara për fytyre. Nesën e heshtur që do të kthehet për dredhëza në Kodër.
- Do të vij sërish me aeroplan ,-kur të kthehesh pas disa javësh!-, ua dëgjua sërish zëri. Do të rri më shumë. Koha do të ngrohet . Pastah do të ik për pushim diku në bregdet. Kemi nevojë për rreze dielli. Në vend të diellit, pimë nga tabletë çdo ditë. Në shkurt do vij atje në Jug. Të ngjitem atje lart, të livadhet kur dikur ruanim lopët me Xirin. Nuk më hiqet nga mendja kurrë ajo kënaqësi.. Hapëroj nëpër ëndrra. Më duket se ende jam atje, mes zërave të fëmijëve barinj, që mbushnin luginën e livadheve me zhurmë. Sot, ah sot , atje kanë mbetur vetëm kujtimet !
Mbrëmja e ftohtë po afrohej. Disa pika të shiut të imët u shpërndan nëpër oborr. Zëra zogjsh dëgjohen gjithandej rrugës kryesore, mbuluar me plepa të gjatë. Ke parandjenjën se gjendesh mes pyllit të dendur me drunj e gjethe nga fieri e mjedrave.
Në programin televiziv dëgjoi me kujdes cicëronën e programit. Çdo vjedhje e votës , tha, do të dënohet me pesë vjet burg. Iu duk sikur po dëgjonte një përrallë biblike. Po kush u dënua për milona para të keqpërdorura atje ? Një shpresë, një dhimbje rëndoi mbi fjalë. Të besosh, është sikur kur të kafshon qeni me zgjebë !
Fjala “ Përshëndetje Kosovës !” e nuses së djalit sikur e rizgjoi nga ai ankth që e përcolli për disa orë A.
Në programin televiziv dëgjoi me kujdes cicëronën e programit. Çdo vjedhje e votës , tha, do të dënohet me pesë vjet burg. Iu duk sikur po dëgjonte një përrallë biblike. Po kush u dënua për milona para të keqpërdorura atje ? Një shpresë, një dhimbje rëndoi mbi fjalë. Të besosh, është sikur kur të kafshon qeni me zgjebë !
Fjala “ Përshëndetje Kosovës !” e nuses së djalit sikur e rizgjoi nga ai ankth që e përcolli për disa orë A.
Një skenë që pa në televizon e bëri të mornicohet. Një student i diplomuar u tërhoq zvarrë nëpër sallë.kur ttha se me diplomë punë nuk do të gjej askund. Ndoshta kam fatin të punoj ndokund si kamarier. Zëri i studentit nuk e ia prishi disponimin ministrit. Policët ruajnë rendin ! -, do të thoshte Migjeni sot. Si dikur !
Oslo,më 2.6.2017
0 comments:
Post a Comment