Tuesday, April 3, 2018

"AROMË DARDANE" NGA MUSA JOPULLI

PANVERA E VONUAR SHQIPTARE … sonet
Kohë e dridhshme që këputë frymë e ndezë shpirt
As lulet e arava të Fusha e Loshnjës nuk qelin më
Zëra të vaktë nga që i merrë erë e flladshme pranvere
Në vallëzime të një tufe delesh pa barinjë aty pari
Çdo lule sikur pret dashnoret e ndaluar nga liria
Kitare me nota të melodisë nga kohë e pritjeve
Në vallëzim mungojnë dallëndyshet, lejlekët
Ku më as qielli nuk iu ep drejtim për kalim
Aty më as shqiponjat nuk ndalën për ta parë lulën
Të vyshkur në dorë nga dita që mërgoi poeti
Qiellit i kanë humbur ngjyrat e buzëqeshjës
Dielli sikur u shkri në trupin e saj prej mëndafshi
Një shkresë e ardhur me postë në kalim mali e deti
Shkresë e pa lexuar deri sot, nesër veq lot për derdhje
më fal sonet, për një varg të gjatë më shumë
Poeti dhe pena janë me një shpirt që nuk shlyhen nga letra të himta si trupi në përvlim dielli, nën hijën e qershisë ku fruti i saj ka ngjyrën e buzëve tua, ku balli yt ka hapësirë për romanin më të gjatë që mund të shkruhet nga dorë kriujuesi, oh …Atdhé që m’ike dashurinë time.

Të shkruhet nuk është lehtë…Poet
DËSHPRIMI dhe KUNDËRSHTIMI
Aty ku etikë e estetikë përjashtohën nga e drejta e një populli, poemë e poezi derdhën në dëshprim. Kohë e shkrimeve, e dëshprimeve me tema të ndryshme që shpërthejnë nga penë e krijuesit, dhe që është e natyrshme.
Dëshprimi ndihet në analizën që i bëjmë vargut, poezi a poemë, mos të flasim për sonet, çka dhimbjet e krijuesit vihën në letër nga penë ndjenje :
Kundërshtoj :
Për gjithë ato të liga që i ndodhin Atdheut tim
Kundërshtoj :
Për gjendjën ekonomike që nga dita në ditë varfërohet
Kundërshtoj :
Për ramjen aq të dhimbshme n’arsim
Kundërshtoj :
Për gjendjën e mjerueshme në shëndetësi
Kundërshtoj :
Klasën politike të zhveshur ndjenjash e të zhytur në korrupcion edhe tej fytit
Kundërshtoj :
Gjykatën e Dardanisë të zënë n’fyt nga ndikime politike
Kundërshtoj :
Me tërë qenjën time, me ngjyrën e penës sime, të gjithë ata që « myhurin » vënë në përqarje, në coptim të trojeve arbërore !
*
Poeti e ka të drejtën, dhe, poezi e poemë nuk flasin vetëm për dëshprimet politike, por me theks të veçantë kundërshtojnë edhe filozofinë pasive të intelektualëve që heshtin para të ligave, me aq dhimbje edhe për popullin që hesht para kësaj politike dëmtuese, në rend të parë për rininë së cilës iu është shuar ëndra për t’ardhmën e saj.
*
Kombi im :
Lexoni poetët, siq i lexuam Rilindasit, që tash po e kuptojmë sa dhimje të mëdha paskan pasur, pra, që t’ua sherojmë plagtë kemi detyrë ti dalim zot Atdheut !
(Sot e për t’ardhmën tonë, nga se kjo ditë më ishte e rëndë , e rëndë sa pesha e Bjeshkës, e lotshme sa ujtë e gurrës së Rugovës)!
Për atë zemër që t’flet shqip
duaje natyrën,
ajo të mbanë në gji
mos e shqelmo,
mos e ndotë
se ajo t' ushqen
t 'jep ujë me pi.

O SHQIPTAR
ËT E SHQIPËRISË BASHKUAR

Atdheu pasqyrë e shpirtit t’atë
ta nderojmë, ta sherojmë
E vuajtur NËNË zemër grishur
loti n’sy asnjëherë terur
me shekuj kërkoi dheu ynë
ndihmën tonë për Liri
Atë ditë që dheu u lirua
Dielli n’dëshimi
ju nuk e respektuat
harruat vuajtjet
kur Porta e Ferrit
n’prag e n’oxhak
ua vëriste fëmijtë
ua mirrte kafshatën n’gojë
ua ofendonte t’lindmet tuaja.

Për AT-Dhé

Respekt ju lutem
për atë zemër
që rrah shqip
për atë flamur
që flet shqip
mos e shitni
mos e vidhni
mos e lendoni
mos e shqelmoni
mos e gjuani
Atdheu ynë i poezisë
ËSHTË
n’përgjegjësinë kombëtare.

me gjakun dhe lotin e Rugovës sime

…me grusht qello Jupiter
burimin e lotve t’mi n’atë Bjeshkë
njerin sy n’atë anë, tjetrin në këtë anë
…në ballë Jupiter
se vetëm ti mund t’më vërbosh
Bjeshkën lëre të qetë
rrjedha e ujtë mos të ndalet
isha n’anën tënde Jupiter
Mbretëria jote paqësore
më vërboi sy e mëndje
n’Dhé nuk paska paqë
Trashegimia, Jupiter m’u shëndërrua
në ëndër të ligë
kundër gjykimit në dorën tënde
…qello Jupiter
në zemrën time
Bjeshkën lere të qetë
me gjakun dhe lotin e Rugovës sime.

Dardani
A ka klarinist t'mi përcjell vargjet 
Me dashurinë që kam për Ty
Apo edhe në fletë peme
Notën e të rrahurave të zemrës sime
Në largësi mërgimtari e lot deti
Me netët e pa gjumta, tokë e flakshme
Arbërore e legjendave shekullore
Me pamje nga dielli, ku lahen zanat e malit !
Dardani ,
Për herë të parë në histori të veshëm me fustan lirie
Duke ta mbuluar gjoksin e gjakshëm
Me rrobën e ruajtur në arkën e ndalueme
Dhjetëmiloin shqipe krushq lirie !
Dardani ,
Mesiana, Dukagjini me zë Rugove , Malësi e Çamëri
E tërë Shqipëria , bukë katua e ujë kroi
Mollë e humë nga katërgjyshja ime
Për Ty ,
T'më vishësh me të qëndismën e Arbërisë
Dardani nuse më e bukura e Ilirisë !

Erza Muqollit

Erza dardane muzë, dashuri e poezi
Engjëlleshë, yll që zbreti nga qielli
Gjatë ditës notë e aromë si dielli
Natë në shëndritje si hënë
Harmoni e vargjeve në rimë
Nuk ka notë që s’kalon det
Për ta parë Erzën hyjneshë
Romantike për çdo poet
Arti i saj poezi e muzikë
Zë që del nga shpirti
Zë që rrjedh nga Bjeshka
Dymbdhjetë poema shëndërruar në literaturë
Vetëm zëri i saj do ta këndonte himnin e Arbërisë
Aty dielli dhe hëna do të jenë në takim
Erza ,
Zëri yt vjen nga malet e Dardanisë
Në sy tu shohim qiellin e Shqipërisë
Nuk ka piano që nuk dridhet
Nga zërit i Erza Muqollit !

"Nuk e vrava Esat Pashën"

Në takim me Avni Rrustemin
Nuk e vrava Esat Pashën
Vrasjet nuk janë të gjenit tonë
Ai vrau vetëvetën
Për tradhti ndaj kombit tim
Unë vetëm gishtin i vura revolës
Ajo shkrepi si lindje dielli
Nga shpirti më dualën fjalët
Në emër të popullit
Gjykimi :
Avni Rrustemi nuk është vrasës
Në Paris u vra tradhtia !
Nga këtu Avni Rrustemi është n'udhëtim !

Poiesis
Varg pas vargu arrita në Olimp
Preka majën e poezisë n’antikë
Orfe !
Shkruante në maje të penës
Hesiode e Homer aty në dehje
Me folën me një gjuhë, frymë Muze
“Muses” shkruante n’Iliadë e n’Odise
Me atë anë e në këtë anë të detit Jon
Në rrezën e pare të diellit, Afrodita me foli
Fjalën “germe” e kuptova, “Time” po ashtu
Poezia tha është Hyjnore , “Poiesis,”
Me foli me gjuhën e saj, gjuha ime !
Mbeta sa i hamendur !
Ennius ka recituar më shumë se 600 vargje !
Aq më shumë tha Fishta i juaj !
Po ne jemi një i thash !
Flas për epokën tuaj !
Më erdhi si qortim !!!


*    *        *
Për sa të ketë jetë,
Afrodita e shpirtit tim flet shqip ,
Mesianase, n'origjinë pellazge 
Postulën që e mora nga Eneu !

ËNDRRA
Aromë jote ruhet në lulet e kopshtit tim
Çdo ditë ngutëm të kaloj aty pari n’takim
Me ëndrën time që ruhet në fletë manifere
Vetëm aty zbutën dhimbjet e mia shpirtërore
N’akcentin tim ta vodha buzëqeshjën
Në humbje t’hapit më ike si meteor
Me penë në llampë drite, çërpikët
Sy m’ërrÊsuan, si një Ë e lotme shkolle
Në gabimet e bukura të dashurisë
Nëse shpirti im ëndron ende, thesar ËshtË
Emblemë besnikërie, lule mjaltë, në mes zgjimit
Vetëm një engjëlleshë kupton notën e ndjenjave t’mia
Kur ende pa Afroditësim me një duhan e një kafe
Pres hapat e saj në lulishtën e kopshtit me lule manifere
Denimin më të bukur që m’ep gjumi para zgjimit
Buzët ende i kam të njoma, me ngjyrë ëndre
Gjaku me duket i voktë nga ledhatimet e dorës së butë
E gjithë kjo që të nisemi për një udhëtim të gjatë
Ku as diell, as hënë nuk do pendohën nga dashuria jonë
Nga mëkatët e shkruara me lotin e luleve që pikon
Në gotën e dehjeve që derdhet mbi trupin e saj
N'ëmbëltyrën e gjithë kësaj një dëshirë kishte :
Një djalë me emrin e Atdheut t’ma pagëzosh për dashurinë tonë
Atëherë bindjën do ta kem se më deshte si dua vetë
Ëndra ime, pse me zgjove aty ku vdekjën e prita me aq mallë
Jo se nuk dua të jetoj, po pse endra dhe vdekja kanë një kuptim
Horizont me ngjyrë rubini, si shqiponjë në fluturim
Shpirti im nyje lidhur në bukurinë e saj
Gotë e mbushur, e zbrazur gote është JETA
Puthje që ka gjithë nektarin e Parajsës !

HASAN Ramadani i Shajkocit
(Hero i orëve të para)
Zjarr e flakë për Dardani
Kështu fliste Hasan Ramadani me zë mali
Diell që zbraste rreze shprese për Liri
Të një populli t’etshëm për Drejtësi
N’aromë bjeshke të këngëve epike
Atdhetar Hasan Ramadan Shajkoci me karakter
Ti besove në ëndërrat e këngëve heroike
Mjegullat i shëndërrove n’aromë Lirie
E hec Heroi im, ta njoha zërin që dilta si vullkan
Pas teje erdhën edhe zëra tjerë me Atdheun në shpirt
Në kujtesë letra të bardha, në Qiell fle një yll
Një miku im i orëve të para për frymëzim
Për dheun e Dardanisë , lis me fletë
Që të shkruhet historia e Atdheut
Hasan Ramadan Shajkoci mesianas zë LIRIE !

IN/PE/RA/TO/RE/BT 

Gjergj Kastrioti Skenderbe/ Mbretëria Arbërore
(Poema e kombit tim)
Netët i shëndërronte në të ndritëshme
Betejë pas beteje, luftrat i shpallte fitore arbërore
Shekujt kaluan me emrin e tij
Me Gjergjin shpirt arbëror në kujtesë
Ne hecem me kalendaret e jetës
Pa pasur guxim emrin ta thomë
Nga ndalesa të egra të pushtuesit
Shpëtimi ynë ishte Folja e shenjtë e gjuhës shqipe
Si bimë të ndaluar mbajtur në shpirt .
Kur flitet për Gjergjin bota kthen kokë nga ne
Vetëm atëherë bindemi në mëngjeset e etura
Në etje të kemi, Profet në sy, në mëndje
Për shërim plagësh, për lotët e derdhur
Lumë e det, ëmbël e njelmtë .
Fjalën e mbajmë në dorë, kalorsi i shpetimit me emër
Vdekja na merr në vetmi, larë në ujë të bekuar
Atje ku derdhet ngjyrë pene e shkruhet e kaluara
Për antikën, për Aleksandrin, për Gjergjin Skënderbe,
Dhe çudi nuk pendohemi kur vdekja na merr
E quajmë heroike të vërtetën e moralit n’Epope
Kohën e tij që ta njohim një botë të Re
Gjergj Kastriot njaj damar në jetësimin e sotëm e për sa të jetë kjo tokë, Od(e) e Odë si në shkrime po në ndeja
Mesie i një populli të lashtë sa vetë lashtësia e Evropës .
*
-N’Alfabetin tonë prej legjende Haemosi
N’valë jete, n’dallgore deti, Ulisi
N’Itakë, sy e shpirt për Penelopën
N’fytyrën e së cilës lexohej bukuri e urtësi
N’metamorfozë Zoti i saj si Diell
N’Diell t’artësuar shkrirje në buzë mjaltë
N’Pallatin e dashurisë, çdo yll një thesar
Engjëll e Engjëlleshë n’bekim t’Afroditës
Dhe më asgjë nuk do t’i ndante
Ndaj n’aromë t’Atdhut piqët mallë
Ku as Apollon nuk do t’i kundërshtonte .
U hapën letrat e vjetra , t’himta trupore të banjimit
Ulis, Alexandër e deri ke Gjergji Skënderbe
Kohë e shkrirë n’Iliadë e Odise Pellazge
N’takim t’Arbërisë me Gjergjin Skenderbe .
Alfabeti ynë ka themel, zotërat e Olimpit
Me këtë gjuhë të zjarrshme u dehën
Në Parajsën tokë, bukuri e virgjër shpirt banjimi .
Në mes detit, në mes tokës, në mes kohës
Nuk mund ta duamë kulturën tonë
Nuk mund ta duamë Atdheun tonë
Nëse atë nuk e njohim, nëse atë nuk e respektojmë
Vdekjën nuk e kemi dështim, Muzat në vënerim
Me lotin e tyre shuajnë etjën e poetëve
Poetët dinë të dashurojnë
Siq Ulis Penelopën
Siq Gjergji Skenderbe Atdheun
Shqipëri të kemi në zemër për lindje dhe vdekje !

0 comments:

Post a Comment