Saturday, April 21, 2018

POEZI NGA NDRE MJEDA


Pranvera

Jeni lodhë, dallëndysha t'shkreta, 
Je molis'i ziu bylbyl; 
Ah! pushoni n'streh'ku u gjeta, 
Pusho n'kopshtë te njaj zymyl. 
Mbi krahë t'uej prei dhenash tjera 
Ju prendveren na pruet këtej; 
Shlodhn' ju pra, dallëndysha t'mjera, 
Rri, bylbyl, n'lulzim qi kthej. 
Se qe'j prrue prei malit ulet 
E t'tanë fushës ushqim i nep; 
E nen borë po shperthejn' lulet 
Porsi fëmië që zbulohen n'djep. 
Fllad i let me vapë dashtnijet 
Puthi pemen gemb për gemb; 
U zgjue pema, e qe prei shijet 
Buloj mbarë neper kopshtë t'em. 
Ndej' brië votres nieri myket: 
Vrapo bulk, ku puna t'thrret; 
Tui vrue fushen kau berlyket, 
Lyp'm'u vue per lavrë t'vet.


VVera

A zverdhe fusha, e nder grunore 
Po velojne korrcat porsi zogj; 
Kendojne katundcat me malcore 
Pa u kujtue si dielli i dogj 
Vec n'at are, porsi nji e tretun 
Zi nder petka e ne fetyre terr 
Korre nji cuce pa shoqe,vetun 
Me hije t'vet qe mbrapa e merr 

Tjetra here tri vet e treta 
Korrshe o bij me motra n'shend 
Si vjet vetun tiu korr t'gjeta 
Pa nji moter, pa gazmend.

Vaji i Bylbylit

Po shkrihet bora 
Dimni po shkon; 
Bylbyl i vorfen 
Pse po gjemon ? 

Pushoj murrlani 
Me duhie t`vet : 
Bylbyl i vorfen , 
Cou , mos rri shkret. 

Gjith fushet e mallet 
Blerimi i mbeloj; 
Livadhi e pema 
Gjith kah lulzoj. 

Nder pylla e ograja, 
N`ma t`mirin vend, 
Me rreze dielli 
Po e gezon gjith kend. 

E tuj gjimue 
Shkon rreth e rreth 
Nji prrue qe veret 
Rrjedh nëpër gjeth. 

A cile kafazi, 
Bylbyl, flutro; 
Nder pyje e ograja, 
Bylbyl, shpejto. 

Kerkush ma hovin 
Atje s`ta pret; 
Me zeher haejen 
Kurkush s`ta qet. 

Kafaz ke qiellin, 
Epshin pengim; 
E gjith ku t`rreshket 
Shkon fluturim. 

Neper lamije 
Ke me gjet mel; 
Për gjith prendveren 
Njajo buk t`del. 

E kur t`zite edi 
Nder prroje pi; 
Të njato prroje 
Qe ti vete di. 

Tash pa frige cerdhen 
E ban n`ndo`j lis; 
Nuk je si i njeri 
Qe nuk ka fis. 

E kur t`vin zhegu, 
Kur dielli shkon, 
Ti ke me kendue 
Si ke zakon. 

Rreth e rreth gjindja 
Me t`ndie rri; 
Prej aso vendit 
Dahen me zi. 

A cile kafazi 
Bylbyl flutro; 
Nder pyje e ograja 
Bylbyl shpejto. 

Nder drandofille 
Nder zamake nga; 
Ku qeshet kopshti 
Idhnim mos mba. 

Po shkrihet bora, 
Dimni po shkon; 
Bylbyl i vorfen, 
Pse po gjemon?

0 comments:

Post a Comment