1.
Populli nuk është kategori e luftës,
sepse populli nuk ka bërë luftë,
vetëm se me të vrarët e vet u ka dhënë emër masakrave,
me marshimet e veta i ka dhënë emër historik eksodit,
me të uriturit, të eturit e të sëmurët e vet, u ka dhënë emër vuajtjeve,
me të dhunuarat ka shënuar një tjetër emër trishtimi.
Dhe këto nuk hyjnë në kategorinë e luftës.
Lufta këtu është më e çuditshmja në botë:
ajo heç dorë nga populli i saj, sepse populli përbuz luftën!
Ky është populli më i çuditshëm në botë, thotë:
aman, na e merrni këtë liri që na dhuruat, çojeni ku të doni,
Nuk më duhet gjë!

2.
Populli e tradhton luftën: i lutet Hyjit për t’i falur vrasësit,
vrasësit e fëmijëve me vajin në buzë,
vrasësit e pleqve që ranë te pragu i shtëpisë: ranë sikur të ndërtonin me eshtrat e tyre ashtninë e Truallit, Qenies, Fjalës dhe Shpirtit. i fal vrasësit e nënave e të shtatzënave.
Mbeta, tha Populli, brigjeve të lumenjve dardanë duke e shndërruar vdekjen në jetë,
duke e shndërruar shkretëtirën në blerim. U këndua edhe një lutje si këngë përshpirtërie, -
Lajthiti populli pse u bë Dështuesi më i madh në Paqe,
Lajthiti pse u bë Humbësi më i madh në Luftë,
Lajthiti si Shën Pjetri, poho e moho veten, duke e prishur e përmirësuar veten,
duke e pyetur Popullin e veten si Jezui tek kryqëzohej:
quo vadis, quo vadis, quo vadis?

DORACAK NGA LIGJ
NË RRËFYESTOREN E SOTME
ËRIMET E DËSHMORITNË RRËFYESTOREN E SOTME
(Çaste lirike-eseistike).
Unë qenkam ai I Vdekuri që endet I Gjallë në mesin tuaj!
Gjaku im ende i patharë, qenka mëkati që ju e zbrazni,
Unë qenkam zemërimi juaj i derdhur dhe lakmia juaj e pafund,
Te unë i mishëroni krejt gabimet, krimet dhe grykësitë,
Shembjet e brendshme, epshin e ndezur dhe zilinë e pa skaj.
Kur shembëm së bashku në luftë krimin e djeshëm,
nuk e dija se ju qenkeni sot ata rrënuesit e shembje-shpirtit!
Oh, si të përgatitem për tronditje të reja, kur zemra tashmë ka plasur!

Ju ma morët çelësin tim të lirisë dhe gjakut e varrit tim i vutë pranga.
Zhgënjimi bëhet litar i përbashkët rreth qafës,
Grykësia qenka kurorë lavdie, e cila rreth kokës shtrëngon gjembat e përgjakur.
Ju qenkeni ata që jeni verbuar nga kjo bukuri madhështore e pangopësisë.
Kur i bashkuat të ligat që vërshuan, kur i bëtë së bashku tradhtitë e makutërisë,
Nuk e vëreni sa çka ju mori ajo e çka ju la ajo.

MITI KUNDRUALL TË VËRTETËS
(Kundrime eseistike), 4
Miti nuk pretendon të vërtetën, përpos që përbën një rrëfim (pra, NJË RRËFIM) sipas traditës, për një hero, qenie apo ngjarje që kanë të bëjnë me hyjnitë apo gjysmëperënditë... me veshje të legjendarizuar...

Këtë rol sot (përafërsisht) e kanë artet... edhe kur ligjërojnë artistikisht për këta heronj a ngjarje antike, shikuesit a lexuesit nuk i shtrohen pyetje sa a është e vërtetë kjo (sepse ekziston E VËRTETA ARTISTIKE, si formante e krijimtarisë artistike)... ashtu sikundër edhe SHKENCA huazon nga artet METAFORAT (gjuha metaforike e nocioneve shkencore, ka burime mitet, religjionet dhe artet).

Ekziston edhe MITI SHKENCOR, kur zbulimet shkencore shpesh paraqiten në mënyrë mitologjike (bie fjala, ligji i Njutonit, mbi gravitetin universal, paraqitet si RËNIE E NJË MOLLE mbi kokën e shkencëtarit, që e shtyri të mendojë atë për njëzet vjet me radhë...pra TË MENDOJË), kurse shkrimtarët e shndërrojnë në parabolë artistike). Kësisoj, MITI NUK ËSHTË VETË E VËRTETA... por thjesht, një shteg rrëfimi, kësaj radhe, një shteg për gjurmim të së vërtetës...

3.
Evolucioni, bie fjala, a merret me prejardhjen e jetës apo të prejardhjes së universit, ...sado që evolucioni biologjik përshkruan procesin, me anë të të cilit rrjedhin llojet dhe nivelet tjera të organizmit biologjik dhe, së këndejmi, ato çojnë tek të gjitha format e jetës gjithnjë e më thellë në kohë, tek një PARAARDHËS UNIVERSAL I PËRBASHKËT, por ky PËRSHKRIM SHKENCOR nuk është vetvetiu dhe marrja me vetë PREJARDHJEN E JETËS dhe nuk mund të mbështetet në GJITHÇKA e në të gjitha, deri te formimi (burimi) i evolucionit të universit e të komponentëve të tij....etj, etj... dhe sa herë trajtohet ky problem, ndodh rrëshqitja në një mit (e pra, miti është trajtë e vetëdijes njerëzore, ekzistojnë edhe MITET MODERNE)...

4.
Raportet e mitit me shkencën janë të panumërta, ashtu sikundër të shumta janë raportet me shkencën edhe të FORMAVE TË TJERA TË DIFERENCUARA TË VETËDIJES SHOQËRORE. E këto forma të kësaj VETËDIJEJE SHIOQËRORE (pra, jo thjesht individuale), janë: FILOZOFIA, RELIGJIONI, SHKENCA, POLITIKA, ETIKA, KULTURA dhe ARTET. Asnjëra nuk merret PËR TJETRËN dhe asnjëra nuk mund ta zëvendësojë tjetrën... por që të gjitha gërshetohen, përafrohen apo dhe kundërshtohen... Njerëzimi gjithmonë ka jetuar me këto FORMA TË VETËDIJES (po qe se secila prej këtyre fushave bën përpjekje për t'i parë burimet e vetë këtyre formave, rrëshqet thjesht në një rrëfim, për të mos thënë në një MIT... e them në KUPTIMIN POZITIV e jo pse mitin u dashka ta përfytyrojmë si MIT NEGATIV, ani se ekzistojnë edhe ato).

5.
Së këndejmi, E VËRTETA nuk është ekskluzivisht E VËRTETA si kategori e dijes, e shkencës. Atëherë, ndërdija ,subkoshienca, kategori të cilës shkencë qenkan?!
Apo ëndrrat, bie fjala?!
Për KATEGORINË E SË VËRTETËS merren shumë dije, ajo shfgaqet shunmëformëshe. Në LOGJIKË (si lëndë mësimore) ligjërojhet për TË VËRTETËN LOGJIKE dhe për nënkategoritë e saj. Në lingusitikë flitet për KUPTIMIN (filozofia e gjuhës), kurse në NJOHJA është kategori që hyn në të gjitha dijet. Ekziston TEORIA E SË VËRTETËS (teoritë plurale mbi të vërtetën, ato epistemologjike, semantike, pragmatike,...) ashtu si ekziston dhe TEORIA PËR DY TË VËRTETA (tek budistët)...

6.
Ekzistojnë edhe mitet moderne, ashtu sikundër ekzistojnë dhe mitet individuale. Mitet kanë formuar historinë kulturore të njerëzimit. Eliade, studiues i miteve, thotë: Mitet janë idetë, por ato ushqejnë (dhe ndikojnë) përsëri direkt në botën materiale - mitet e popujve mbi perënditë dhe mbretërit, kanë pasur një efekt të drejtpërdrejtë jo vetëm në historinë-të ardhmen gjenetike dhe ekologjike njerëzore, duke formuar fantazmat e tilla. Kurse K.G Jung na ligjëron për mitet e koduara tek ëndrrat: asgjë nuk mund të jetë më e vërtetë se ëndrrat që formësojnë jetën tonë... Mitet janë të koduara në media, në kulturë, në shkencë, përgjithësisht në jetën njerëzore...
Në botën moderne flitet për mitin e suksesit, mitin e lumturisë... miti i aventurës (e pafund lista)... apo, vetëm le të shihen heronjtë fantastikë të filmave (mitet për supermenin e për heronjtë tjerë të fantashkencës në arte e në filmat modernë...mitet letrare,...(e gjatë edhe kjo listë)... Dhe autorë të panumërt bashkëkohorë merren me këto fenomene të botës moderne.

7.
Ekziston një listë e gjatë e SHTREMBËRIMEVE (apo deformimeve etj) në të gjitha fushat; jo vetëm në mite e religjione, por edhe në fushat e panumërta të shkencave...
Më pëlqen • Përgjigju • 7 orë • Është përpunuar
Miti në botën bashkëkohore kuptohet edhe nga një përmasë tjetër semantike: si RRËFIM. I tillë ka qenë në origjinë të lindjes si ZHANËR GOJOR... siç janë te shqiptarët përrallat, legjendat etj, si thesar i krijimtarisë popullore.
Ashtu sikundër ka shmangie nga E VËRTETA SHKENCORE nga të perceptuarit e gabuar nga ana e miteve, të tilla perceptime të gabuara ndaj mitit lindin edhe nga shkenca, qoftë edhe religjioni, apo fushat tjera të VETËDIJES SHOQËRORE... dmth, t'ia ngarkojmë mitit kërkesën për të vërtetën shkencore (siç pretendohet nga SHKENCËTARËT), është gabim... por mitet shërbejnë edhe si një shteg ndriçimi për SHKENCËN tek njohja... Ka shembuj të panumërt.

8.
Te E VËRTETA arrihet në rrugë të ndryshme e në forma, metodologji etj të ndryshme... Varet se për cilat TË VËRTETA e ke fjalën. Bie fjala, të vërtetën e botës shpirtërore a të vërtetën e jetës së përditshme, shkenca (në daç shkencat humanitare në daç ato ekzakte), nuk mund t'i paraqesin, as për së afërmi, bie fjala, si i paraqesin LETËRSIA apo artet dhe kultura. As përafërisht shkenca, në këtë drejtim, nuk mund të bëjë gjë...
Është gabim t'ia ngarkojmë shkencës GJITHËDITURINË (për të qenë përtej arteve apo letrësisë, kulturës etj), ashtu sikundër letërsia nuk mund ta marrë rolin e shkencës... Letërsia dhe artet nuk mund ta marrin rolin E GJITHËKRIJIMTARISË... e kësisoj ndodh edhe tek fushat tjera të vetëdijes shoqërore (besoj që kuptohet tashmë se ç'është VETËDIJA SHOQËRORE me format e saj, aty ku hyn edhe shkenca).

9.
Prandaj NJOHJA është kategori e shkencës, mendimi, mendja (kategori e filozofisë), shprehësia, krijimtaria shpirtërore (kategori në letërsi, arte), prodhimet materiale, shpirtërore dhe trashëgimore (kategori të kulturës), organizimi shoqëror (politika), morali e format e jomoralit etj (kategori në fushën e etikës), kurse BESIMI është kategori e religjionit, ashtru sikundër mosbesimi është kategori e ateizmit (pra, mosbesimi nuk është "kategori" shkencore...ateizmi dhe shkenca nuk janë e njëjta gjë, sepse, tek e fundit, edhe ateisti BESON, beson se nuk ka Perëndi, preokupohet me MOSEKZISTENCËN e Perëndisë, dhe ky është një fakt religjioz... Nuk ka njerëzim PA BESIM, pra)... Prandaj njerëzimi e krijoi (ose u krijua, ose ishte i amshueshëm) ABSOLUTIN (Perëndinë a Joperëndinë)... Njerëzimi ndien nevojë ta ketë ABSOLUTIN e vet! A nuk e synon shkenca ABSOLUTIN ose njohjen e ABSOLUTIT?!
Rruga është e pafund, pa skaj... tash për tash.
Besimi ka nevojë dhe për kategorinë e MREKULLISË (si paraqitet tek Moisiu...shih librin Ridley Scott: "Gods and Kings" që e paraqet një hipotezë... ose si mendon dhe dr. Bruce Parke, një autor, profesor i jashtëm në Institutin Stevens të Teknologjisë, Nju Xhersi dhe ish-kryeshkencëtar i Administratës Kombëtare Oqeanike e Atmosferike dhe i Shërbimit Oqeanik Kombëtar:.."eksperti beson se Moisiu përdori dijenitë e tij logjike për baticat dhe zbaticat për të siguruar kalimin e sigurt të njerëzve të tij").

10.
Përfundimi del njësoj prapë: E VËRTETA PËR UNIVERSIN është ideja themelore që i ka krijuar mitet, mbasi miti e shtron vazhdimisht pyetjen për universin. Edhe sot e shtron MITI MODERN (nuk e kuptove mirë atë që thashë: "...sado që evolucioni biologjik përshkruan procesin, me anë të të cilit rrjedhin llojet dhe nivelet tjera të organizmit biologjik dhe, së këndejmi, ato çojnë tek të gjitha format e jetës gjithnjë e më thellë në kohë,tek një PARAARDHËS UNIVERSAL I PËRBASHKËT"... e atëherë, për derisa E VËRTETA SHKENCORE ende nuk arrin të thotë gjë, a u dashka që njerëzit të mos mendojnë PËR UNIVERSIN, qoftë edhe nëpërmes fantashkencës si zhanër letrar, filmik APO EDHE MITIK MODERN)?! Pra, njerëzimi (kolektivisht), MENDON...dhe, së këndejmi, hulumton... Në këtë drejtim ka dhe një botë të tërë shmangiesh (ty të pëleqen të thuash: GËNJESHTRA) në të gjitha fushat e që marrin formën e miteve nëpër kohë (nëse MITIN e konsiderojmë si formë të gabuar të të vërtetës): shih listën e sugjerimeve që ta dhashë, sesi ato devijime (gëngjeshtra, mashtrime), perceptime iluzioniste etj shfaqen edhe në shkencë, edhe në të gjitha fushat e dijes etj etj...

0 comments:
Post a Comment