Thursday, April 12, 2018

SADBERE GAGICA SPAHIA: DY POEZI

PSE HESHT
Deti im i trazuar
Në dallgën e lehtë
Të më përkundesh
Kam zjarrë
Në këtë natë të qetë
Ç'faj ka qielli e kjo stinë malli
Që notojnë mbi vargun e lotëve
Deri ne agim në ujëvarat tua
Të qëndisura me hënë
Më rrëmbe
Ledhato dhimbjen e mbetur
Lotë ngjyrë vuajtje,zemër e djegur
Me lundrën e mendimeve të trishta
Shtrat në zhurmë u shtri qetësia në
Ëndrrën e pritjes
Hije portreti mbretëron
E varun në qafë zinxhirë mendimit
Në krah vetminë
Me frikë e pashë nga dritarja
E jetës së mjegulluar
Me pallto të grisur e flokë të thinjura
Mbeta jashtë
Në guacën e vetmisë
Mbi vranësira të syrit
Lotët mblodha me shallin e dimrit
Fiksoj me nje pend
Sdo mbetesh statu ne letër
Do te pres ne ngjyrat e vargut
Mbeta ne pritje edhe sot
Me shiun qajta me lotë
Pse hesht?

MË GRISH

Në ëndërr një zë në perin e hollë të jetës
Si një fyell që maleve bie buzë ditës
Zog i strehuar në çerdhen e shpirtit
Kënga e këngës në lagjet e braktisura
Ky lot malli shterrues ujëvarësh detesh
Ëngjëll i (pa)harruar në sytë pritje e pambarim
Më ndjek pas a të ndjek unë ora do flas
Unë ëndërrimtarja me zjarr në gji grimcoj netët
Tek brohoris edhe njëherë pranvera ime
Në hirin e verës të dehem në vargje të vdes
E të ringjallem përsëri në ditën e Krishtit
Tek i bekon të urtit e këtij qielli në emër Zoti
Më grish të bëhem dallëndyshe mali mall
Në ndërrim të moteve të puth muza ime
Të shelbohem me dashuri heshtjen ta vras
Më grish…

0 comments:

Post a Comment