Sunday, April 22, 2018

POEZI NGA DHIMITRI KOKAVESHI

PA QELLIME
Shkujdesur ëndrrat
dhe prekjet?!..
Shpirtit përballur
ngjarjeve
Mbi realitete të cunguara
mbi kohën
e ëndrrës... zjarr!...
Ndezur
dhe shuar, qellimeve!...
Fundosur si
perëndimeve ngadalë kur
çlirohet
Nata?... Mes ëndrrash
Më zgjon
impulse jete në projeksione
zgjuar dhe
sapo zgjohem?… Rikthej
të nesërmen
Që më mundon. Na mundojnë
Largësi
Dritës por dritës! ..
Jetohet
Përballjeve nuk jetohet utopive
Aty, ka veç kohë
Përshkrimeve të largëta detajuar
Kohës:
Po linim!... Frymëmarrjet?...
Mes fatit ja linim
Krijimit, si mbi qëllim jetën
Më mundon
Perëndimeve... po të lë dëshirat
shuar ... ndrohen
me epokat?!..
Si hijet dhe hijet e tyre na lanë
gëzimeve shuar!...
U joshëm me hidherimet
fshija
mosmarrveshjet e frymëmarrjeve
të çakorduara sërish
na riprodhojnë!... Sërish!...
Mbi të njejtin
vizion!... Nuk programoj.

KALTËRSIVE, TRONDITUR!
Me dallgët, gërryeja
thllësitë?...
Privonin dehjet!... 
Ëndërrimtare
mes kaltërsive matesha
mbi rrëfime
të një krijesë po lija
prehje!...
Në mungesë të koherencës
së udhëtimeve
më eliminonte
hapësirat?... Edhe ato
Stresit!...
Bregut zbuluar më linin
Mbi ironitë e fatit
mateshim jetës!...Përplasur
impulsivitet
Në trasmetim nuk gjeja por
Gjeta!...
Me kaltërsitë dhe dallgët
gjeja fryrjet!...
Mes dallgëve përplasur
mbi rikthimet
i gjeja aty... ku shuaja
Zilitë!...
Na depërtonin mbi freski
bregu
po gjeja çdo fantazi
të tejkaluar
ndryshimit?!... Tronditur
më shtronte
ëndërrimet!... S'ja mohoj.

X
Zgjerova!... Përkëdheljet
mbi buzët e saj
Gjeta strehuar!...Shpirtin.

X
Dijet, si një lypsar mençurie i gërmonte studimit dhe mendimeve, harkohej, informacionit, gjente shkujdesje mospërfillëse në indiferentizmin e të vobektit dhe në mungesë drite qëndronte... si një informator "i udhëtimeve të largëta" primitive strukturave në premtimet e të paditurit, lodhur, furnizonte dhe krehte trurin e tij si një rrëmbim shtrëngate shkarkonte dhe merrte perceptimet, i gjente, përshtypjeve ku linte kujtesën nënshtruar apriorive të tij si një revoltë gjithësie të vobektësisë trishtuse të tij, si mund të marr informacion shkarkimesh të trishtueshme zhvillimit!... Në energji dhe dije të mpira, nuk qëndroj. 

0 comments:

Post a Comment