Thursday, April 12, 2018

DY POEZI NGA DHIMITRI KOKAVESHI

TEJ FANTAZISË!
Nuk e di pse
ngutem
por ngutem.Ngutem!...
Imagjinatës
të zbërthej dhe të fal
meloditë
e derdhura, material
i shkrirë
formave të tua?...
Ka jetë dhe
ngjarrjet rrjedhin
Krijimit
ndër më të bukurit
kompozim
ideve!... Ngutur
humbas
madhështinë?...Nuk e hartoj
zbehur kohës
si një hartim ose
glisando
rëshqitëse bukurisë i jap
frymëmarrje
i jap!...Liri shprese
të mos përplasesh
kohës së ngutur
të prek
ngultazi prek krijimin
jo mes legjendash
as tregimesh
medituar!... Trupit tënd
më le jetën!...
Përkthimesh!...Nuk ta lë.
KOMPOZIM .
Si një trajtim
mjekësor
mes ngjarjeve 
mos u lodh.
Mos më lodh!... Ngrohtësisë
nuk dhurohet
as mes recetave
të atonisë
mendore shpirti?...
Shkujdesur
mbetet mes çasteve
Mbi vizitat
e lodhura mos lodh as
mos i hidh
t'i shtrosh, me idetë?...
Nuk falen
ndjenjat, qëndrojnë dhe
nuk ndryshojnë
guximit?!... Provokoj
fenomenin
e mashtrimit mos manifesto
liro!...
Ndërgjegjen dhimbjes?...
Lejo..., dritën.
Drita!... Rrjedh agimeve
Buzëqeshjet
ndrisin dhe!...
S'na mundojnë. 

0 comments:

Post a Comment