( Erdoganit)
Nëpër damarët e tokës sime
Rrjedh gjaku i Gjergjit
Që rri me shpatë mbi kalë
Ik o brum Sulltani
As hijen s’ta duron ky qiell
Fle
Me ëndrra ankthi
Kam emrin shkruar në gjak
Diellin
Që zbret mbi Krujë!
Rrjedh gjaku i Gjergjit
Që rri me shpatë mbi kalë
Ik o brum Sulltani
As hijen s’ta duron ky qiell
Fle
Me ëndrra ankthi
Kam emrin shkruar në gjak
Diellin
Që zbret mbi Krujë!
O tru Sulltani!
PA FJALË
Sillen e mbështillen
Nëpër pelena të (pa)lara
Si foshnje të ( pa)fajshme
Natën
Shtijnë rruza të kuqe
Nëpër vrimë të gjilperës
Kur zbret dielli mbi breg
Arrnojnë me fjalë samarin e gomarit
Pa fjalë!
Nëpër pelena të (pa)lara
Si foshnje të ( pa)fajshme
Natën
Shtijnë rruza të kuqe
Nëpër vrimë të gjilperës
Kur zbret dielli mbi breg
Arrnojnë me fjalë samarin e gomarit
Pa fjalë!
ZËRI I VARFNJAKUT
Zgjohet në cdo mëngjes
Përballë pallateve të larta
Poshtë oborrit të tij
Zgërdhin dhëmbet mjerimi
Shtëpia prej baltës
Kulmi i thyer
Me qafë të shtrembëruar
Sy përdhe
E sheh cdo mbrëmje diellin
Që ik përtej shtatë qiejve
Zëri i varfnjakut
Me një tufë zogj rreth sofrës
Që më lugë duan ta zgjojnë
Zotërinjtë që flejnë
Mbi shtretër mëndafshi
Zëri i varfjakut !
Përballë pallateve të larta
Poshtë oborrit të tij
Zgërdhin dhëmbet mjerimi
Shtëpia prej baltës
Kulmi i thyer
Me qafë të shtrembëruar
Sy përdhe
E sheh cdo mbrëmje diellin
Që ik përtej shtatë qiejve
Zëri i varfnjakut
Me një tufë zogj rreth sofrës
Që më lugë duan ta zgjojnë
Zotërinjtë që flejnë
Mbi shtretër mëndafshi
Zëri i varfjakut !
POETËT
Nuk i zë gjumi
Cudi
Vrapojnë gjithandej vargjeve
Fjalëve
Nëpër biografi kohësh
Ngjarjesh të ditës
Thurin lavdinë e castit
Mjerimin e kohës
Turpin e politikës
Për buzëshkruara lajkatare
Njerëz pa kurrizorë
Mbledhin ëndrrat nëpër stinë
E sërish janë të pagjumët
Meteorologë rëniesh
Ngritjesh!
Cudi
Vrapojnë gjithandej vargjeve
Fjalëve
Nëpër biografi kohësh
Ngjarjesh të ditës
Thurin lavdinë e castit
Mjerimin e kohës
Turpin e politikës
Për buzëshkruara lajkatare
Njerëz pa kurrizorë
Mbledhin ëndrrat nëpër stinë
E sërish janë të pagjumët
Meteorologë rëniesh
Ngritjesh!
DHEMB DIÇKA
(Bedri Hysës)
Nëpër kohë e dhimbje është
Edhe fjala nëpër vargje
I urti i fjalës
Në Sharr me ëndrra
Për plisin e shekujve
Lisin me degë
Për një atdhe pa kufinj
Një kullë e një fyell
Deri në Paskajore
Dhemb diçka në prill
Te Prroi i Cucës
Fle stina me gjethe
E një Zog
Dhemb diçka!
Edhe fjala nëpër vargje
I urti i fjalës
Në Sharr me ëndrra
Për plisin e shekujve
Lisin me degë
Për një atdhe pa kufinj
Një kullë e një fyell
Deri në Paskajore
Dhemb diçka në prill
Te Prroi i Cucës
Fle stina me gjethe
E një Zog
Dhemb diçka!
NGJYRA JETE
Si lulet në vazo
Dashuri
Pritje nëpër stacione
Orët kalojnë
E shi bie
Si notat mbi pentagram
Përzier janë
Nëpër lëvozhgë pranvere!
Dashuri
Pritje nëpër stacione
Orët kalojnë
E shi bie
Si notat mbi pentagram
Përzier janë
Nëpër lëvozhgë pranvere!
KURBETQAR
(Frymëzim nga një këngë)
Ai e di se është thërmi
Në rrugët paskaj
Me lot bie në gjumë
Me ëndrra të kryqëzuara flë
Një strajcë mbi supe
Kalëron nëpër të gjitha udhët
Dhimbjen e shtrëngon me dhëmbë
Metaforë malli në strofë të humbur
Kurbetcar
Ti lot kënge shtrydhur në mallë
Koha të ik si retë nëpër qiell
Pa buzëqeshje nëpër trotuare
Me bagazhin e Sizifit ec
Me sy të përlotur për një copë diell!
Në rrugët paskaj
Me lot bie në gjumë
Me ëndrra të kryqëzuara flë
Një strajcë mbi supe
Kalëron nëpër të gjitha udhët
Dhimbjen e shtrëngon me dhëmbë
Metaforë malli në strofë të humbur
Kurbetcar
Ti lot kënge shtrydhur në mallë
Koha të ik si retë nëpër qiell
Pa buzëqeshje nëpër trotuare
Me bagazhin e Sizifit ec
Me sy të përlotur për një copë diell!
PIKA SHIU
Bien
Si tik- taket e orës
Kur ende bardhësia e borës
Fronin s’e ka lëshuar
Dy stinë
Si në dyluftim!
Si tik- taket e orës
Kur ende bardhësia e borës
Fronin s’e ka lëshuar
Dy stinë
Si në dyluftim!
EMËR LIRIE
(Abush Lokut, dēshmorë)
E ndjeve aromën e luleve të Sharrit
Puhizën e lehtë të erës së lisit
Në Kodrën e lulebozhurëve
Ah sa i ka marrë malli brinjat
Të Fiku i egër
Te Kroi i Katundit
Ëndrrat zbresin nëpër vargje
Te Guri i Lirisë në Koshare
Lule Kosove
Emër Lirie!
Puhizën e lehtë të erës së lisit
Në Kodrën e lulebozhurëve
Ah sa i ka marrë malli brinjat
Të Fiku i egër
Te Kroi i Katundit
Ëndrrat zbresin nëpër vargje
Te Guri i Lirisë në Koshare
Lule Kosove
Emër Lirie!
0 comments:
Post a Comment