Thursday, April 5, 2018

POEZI NGA RAMIZ KUQI

NË KËTË KUVEND
Fol
E rruj fjalën
Ky vend
Ka hyrë kallmishtave
Askush askujt
S’i bën hije më
Ngarko shkarko
Deri në fund të këtij vargu?
O Fjala ime , o fjalë.

KA DISA DITË
Që shtëpia rri e heshtur
Zgjohet e bie
Pa buzëqeshje dite
Pa zëra skajeve të dhomave
Melinë e Dion
Lent e Lion
E ti Vanesë
Që shtrin duart e medituar
Shtëpinë e ka marrë malli
Për këta zogj me zë
Që dashuri i japin ëndrrave
Frymëzimit të fjalëve
Ka disa ditë!

I MORËN TË GJITHA
Edhe atë copë ëndërr
Që thura nëpër kohë
Shpresat
M’i kanë thyer
Diellit
Ia vërbuan sytë
Konakut të shekujve
Ia vodhën emrin
O zot
Sa keq kundërmon !

KUR NATA IK
Unë kridhem nëpër ëndrra
Grindem me një fjalë
Nëpër udhët e vjetra
Zbres deri shpirti i vargut
Pyes veten
Përse njerëzit mëkatnojnë
Harrojnë
Germat e përflakura
Si yjet e zjarrta
Kur nata ik
Hapet një kaptinë e re!

BIE SHI
Bora e bardhë dridhej në rrugë
Tash komandën e mori pranvera
Me zogj e dallëndyshe vec kojrilat
S’i shoh t’i derdhin krahët nëpër qiell
C’ më zuri nata mbrëmë me yje deri vonë
Me një shkronjë malli ëndrra sec u fik
Si një kandil i vjetër me flakë të tretur
Nëpër dhomën e poezisë shoh pak dritë
Bie shi sot ujët derdhet nëpër qiell
Mbi ombrellë derdhen pika tik e tak
Një zë vjen buzë përrockës kur pyllin vështroj
Në horizontin e paskaj deti i mrrolur fle pa diell
Bie shi!

INTRIGANTËT
Spekulantë të stërvitur si qen
Bishtin e mbajnë nën shalë
Si kuajt e erës
Sytë zhbirues dallkaukët
Përcarësit e fjalës
Mbi kurrizin e kësaj lirie
E brishtë deri në paskajore
Hedhin vallen e zezë
Kur nata troket
Në sofrën e varfnjakut
Që i numron lekët për një bukë
E krahun e punës e nxjerr në udhë
Kur kthehet në muzg duarthatë
Pështyn mbi reklama
Mallin e ndaluar
Hije
Në trotuarin e këtij teatri
Pa asnjë duartrokitje
Nis të qesh si i cmendur
E mallkon veten dhe shtetin
Që s’i afron asgjë!

ËNDËRR
Më bart nëpër dete oqeane
Liqeneve
ku flokët i lajnë shtojzavallet
Te Udha e Kombit
Ku luftë të pashpallur bëjnë paria
E gërvishtet syri i bukur i kufirit
Xhepi i punëtorit
Deri në Tiranë e Prishtinë
Bie shi i ftohtë
E nata kreh flokët
Më bart nëpër orë të lodhura
Si të ishte fjala lodër
Për fëmijë endacakë!

KUR FJALËT
Marrin udhën e zogjve
Qielli mbushet me yje shkëlqimi
Ata që rrinë pas perdeve në skenë
Kanë harruar tekstin e Poetikës
Kur fjalët
Puthin ëndrrat në mesnatë
Agimi
Lind me diell të ngrohtë
Mbi buzë të kuqe
Mbijnë gjethe e trëndafila
Kur fjalët !

GJITHÇKA DO IK
Njerëzit
Ditët e ngrysura në vetmi
Pranë qiriut të Naimit
Kur të rrok malli
Për një varg fyelli
Asgjë s’ēshtē perfekt!




0 comments:

Post a Comment