Tuesday, April 3, 2018

Mentor THAÇI: Cikli poetik " ÇETINA E ÇELISË"

NUK T´VYN GJA SOJI I IBRETIT

N´dallavere e n´dallavran,
fal o Zot shumë pshesh n´vagan,
s´ka randësi hallall, haram,
kajtja e keqe gjithçka han!
Dikush i fortë prej huxhutit,
i vjen malli si n´zgurojën hutit,
kurrë me skamjen nuk asht rropatë,
nuk e ka vorfninë ispatë!
Fjala e tij gjithmonë qon peshë,
t´pordhonon tuj u zgërdheshë,
thonë se nuk ka limë që e han,
se vet dreqin e ka jaran.
Me ia ngu fjalë e kopalla,
t´merzitet shpia e mahalla,
t´bon mezhburë me dalë me hupë,
me shpi tande me vnu hudut!
Me t´pru mallë sa uji i detit,
nuk t´vyen gja soji i ibretit,
ma mirë t´varfën k´shtu si jem,
por me nderë den baba den!
M´ka marrë malli për i fjalë t´ndershme,
fjalë t´pa hile, t´kthjelt e t´vlershme,
githësecili për hu të vetin ...
paj, bashk me dreqin se ndaj salepin!

ÇETINA E ÇELISË

Prej rraj´s s´saj
n´gjakun tim
rrjedhë damar uji
N´pikë t´korrikut
era akull i vjen,
kah më freskon dufin
N´er hije t´saj motiiii
se e kahmotshme është,
mbretneshë e pa emen,
Dukle, Risani, Shkodre ...
vekut pa ia da
pëlhura t´bardha ilire
për Etninë e lirë
Sa herë rrahu çerpik´t
mbretneshë syshqiponjë,
pikoi vesë loti,
kaltroi kthjellësi moti
E Çetinë Çelie
gjithmonë n´shkëmb me rrajë,
bukurisë hije mbi ije
pasha flokun e saj,
fije lahute Thanushe,
jehonë mali drejt fushe.

HEROIT

Më thanë atëbotë se shkoi në luftë,
nuk më preku n´befasi ... i bindur
Ai në luftë pat lindur
Më thanë, paskësh marrë plagë,
n´trup ... n´gjymtyrë
po plagët e jetës i pat vrragë,
por jo vrragë n´fytyrë
M´thanë ... e panë
qe kthyer nga lufta ... gjallë,
po ai nga lufta ka dalë,
luften e ka kryefjalë
Thanë ... memzi po e mbijeton paqen,
me vështirësi,
iu thash e di ... ai nuk e nxinë faqen
kurrësesi ... e di ... nuk rron bardh e zi
M´thanë ... çudi ... po, m´thanë,
nuk don t´a quajn veteran
e dijm që është hero
Iu thash ... avash ... avash ...
ai është veteran, hero ...
por jo nga kushdo ... nuk e don do si do.

PAK HINGRIZJE

Bashk me nanen shkon me i mjelë lop´t,
zhag për toke po t´shkojn flok´t,
pse s´e thirre njëherë bac´lokun,
me dur´ t´mia me t´a mbajtë flokun?!
N´prehen t´emin meu ulë si n´shkam,
me ta rujt´ çiko atë sallkam,
mos me t´lanë baca n´siklet,
po me mjelë tam´lin me salltanet!

Oooo ... ose o

O ... rri i dekun e knoja kujen veti
diku e kurrku
va e pa va, 
se kori mortor tjeter punë nuk ka!
Eh, për axhamillëqe lyp n´gjeti
se neve mjekrra bardh si bora na u ba
me rropatje,
dhe ... jemi ende n´kambë tona,
ende!
Paj, pasha nderin e vetvetes e t´Shqipnisë,
atje naltë te ato bjeshkë t´pashkelne,
ka nji kokerr hahet fasulja e rek´s,
gjysa tjeter ruhet per diten e dek´s ...
i kemi ende do tradita
o zotni i pa zotnillëk,
hë tu nxiftë dita
e ofshama t´mbet´të n´fyt!

MEN´O M´THA

Fjala e bab´s
me frymen e fun´it:
- Biro, rri n´kamë tua
edhe kur t´zezat dalin maje kreje,
meno për ata mas teje
Ai dha
e unë mora frymë,
të dytë n´ecje hymë
U mundu me i mshelë sytë,
po s´mujti t´dytë,
e frymen e tij
ende e maj´ n´gji
edhe sot n´pleqni.

HOW A LONG SONG

Shtrydhe vargun poet, shtrydhe e ndrydhe
dhe po e quajte serenatë
dije që është lëngatë
Nxjerri lot e gjak deri në fund,
deri n´tarrible posible
How a long song ...
Dje, qaja kur këndoja
e sot këndoj n´qarje
Po ... a nuk është kjo vrasja e fundit e shpirtit,
nëse nuk po e ditkam unë,
kush dreqin janë këta që po e dijnë
E ti poet ... i ftuem në darkë qenësh,
gajasesh ... jargasesh ... dalldisesh
bashk me lukuninë, për një cukel marre
që gjith´çka mund t´jetë
e më së shumëti ... s´po e thëm
se fjalës i vie erë kutërbuese
Non sens! E kush po e thotë këtë,
urimet bëhen me zemër,
bekimet me hile, buzëqeshja me ngile,
fundja, vetëvrasje e suksesshme,
më ndryshe se ajo e djeshme
Bjeri kah të duash, poet
as ti sot nuk je vetja jote,
jopak t´dijnë për sall një cukël muti,
një jashtëçitje bote ... për shkarravina kote
Ah, po më dhimbsesh
o i lënë n´lajthitje hilesh,
kohë e fjalëve iku ... iku
është kohë vrasjesh ... vulosjesh manafiku
How a long song ...
harrible ... terrible ... posible ...
o tempora o mores ... non sens.

DISIDENTI

Emër (s)ka,
emër la
N´errësirë çelie,
n´errësirë vetmia,
një jetë
vetëm ... vetë
Dritë (s)pa,
dritë na dha,
dritë pastë
U ngri,
u shkri,
u dogj n´terr ... n´errësirë
dritë t´na jepë
n´t´pakohë t´pështyrë,
dritë për jetë
- 2 -
Ti që s´e sheh,
ti që s´e njeh,
e çka s´i the
e gjë s´i dhe,
as nderë ... as vlerë
Kthjello kokën,
mos ia humb tokën
Hise n´Atdhe,
hise n´Dhe,
hise n´obligim,
njëjtë me të ke
e n´përfitim
sall ti, jo ai, jo ne
O tempora o mores,
pjellë e marres ... për (pa)besë.

PO PO, DIKUR

Dikur
të të quanin burrë
duhej një barrë e madhe sakrificë
pa hile
Të të thonin njeri
kufijt e Botës duhej të mos njiheshin
sall rrotullimi i pandalshëm human
I mirë të ishe
mund edhe të mos flisje
të mos ecje, shihje, dëgjoje ...
sall të rrezatoje mirësi
Kur të mirën tënde e falje
bukur i thonin
E sot ...
i përpiu njoma e zezë
Untue jemi për një kafshatë njerëzi
na mbyti diarrea e t'hëngres
së fjalëve ... hileve ... të ndotura.

APOTHEOZË DINJITETI

Zhag ... zhag bre ... zhag
nëpërkëmbja jonë
në rrokada qe dy dekada
Çilimijt e lazdrimllëkut
t´agjenturave t´kuqe
në vrap me hap në truqe
Krrokatjet ... si ato t´hershme
n´hile e t´pandershme
lënë ngile t´mistershme
Sa herë që zap i bëhet nërshpina
aty fillon vetëdijsimi,
t´´ i ruhet e epra prej s´poshtmi
... paj, del diçka si fetfâ
dhe zgjatë tri ditë
dejsa e reja t´vjetren vërvitë
As nën kinkë t´kresë
e as m´i vetull,
m´bi dy gisht f´tyre nuk bâhen
e kur zhlyhen ... nuk lahen
Metamorfozë ... n´apotheozë,
n´matje pa dozë,
sall dinjitet n´identitet,
as sa t´zitë e thonit s´mbet
Eh ... çilimijt e lazdruar,
u rriten ... pa i ndalë gjâ,
s´ka dorë që i prekë
dajm-i-da ... edhe mbi arshi-ala
Çudia tjeter n´rend
dhelpnisht ... me dije ... pa mend
ec e bjeri n´fije ... sui generis vivend.


0 comments:

Post a Comment