Shko vetëm. Bëju Njeriu më vetmitar.
Kështu e ka jeta: i vetëm të lëvizësh, krejt i zbathur.
E si t'i dalësh përpara një takimi të padëshirueshëm,
E ato i ke në çdo hap.
Si të mos e fyesh asnjë njeri të gjallë.
Posa ta takosh të tillin,
të duhet ta thuash Fjalën më të papëlqyeshme.
Ec i vetëm, si I Përndrituri Këmbëzbathur!

Bëju i panjohur!
Bëju i tillë pikërisht kur drejt teje vijnë nga të katër anët.
Të drejtohen ty!
Bëju i panjohur për ta, shikoji yjet,
Sikur pesë para s'i jep për asgjë.
Bëju Njeriu Më i panjohur në Botë!

Bëju Njeriu Më i Padije, Njeriu Më i Paditur!
Më i Parëndësishmi.
Pikërisht atëherë kur mijëra pyetje t’i drejtojnë.
E ke parë, as Perëndia vetë nuk jep asnjë përgjigje.
E përse ti të jesh Ai i Duhuri?!
Hiqu kësaj pune!

E pra, bëju erë!
Le ta dinë: qenke si era që nuk mund të prangoset.

FJALËSHENJTI I PADUKSHËM
(Çast lirik)
(Çast lirik)
Atë që ti e sheh, të tjerët nuk e shohin. As nuk e njohin.
Bie fjala, i sheh qirinjtë e shuar në një tempull të shkatërruar.
Bie fjala, vëren si zbret një shtyllë drite drejt Dheut,
për t'i zbrazur zërat e dhimbjes.
Bie fjala, i sheh zjarret e mbledhura në guvën e shekujve
për t'u liruar nga ortekët e maktheve.
Arrin ta dëgjosh Lutjen e një shenjtori që rend përbotshëm nëpër kohë.
E ndien si pëlcasin zinxhirët e padukshëm të emrave të rrëmbyer,
Bie fjala, vetëm ti e ke takimin e shenjtë me eshtrat e tokës së lashtë,
Bie fjala, arrin të shtegtosh e të udhëtosh në të nesërmen,
Bie fjala, arrin të trokasësh larg dyerve të së sotmes,
kur duart e njerëzve nuk mund ta bëjnë atë trokitje hyjnore.
Bie fjala, ti e di si ndërtohet ura në hapësirë midis Qiellit dhe Tokës,
Bie fjala, arrin ta lexosh atë Gur të Shenjtë, që askush nuk e ka zbërthyer,
Si qëndroi kur luftërat, tërmetet, armiqtë zhbënë gjithçka.
Aty, me të tjerët gjendesh e krejt të tjerët kahmos të kërkojnë.
E ti aty je, si jeta në jetën e përjetshme.

O ZOT, MË SHPËRNGUL
ME GJITHË SHTËPINË TIME NË PARAJSË
(Nga ligjërimet e Nënës për të birin e zhdukur në luftë)
(Çast lirik)
ME GJITHË SHTËPINË TIME NË PARAJSË
(Nga ligjërimet e Nënës për të birin e zhdukur në luftë)
(Çast lirik)
1.
Më vjen në ëndërr e nga ëndrra më zgjon buzëqeshja jote, nga hareja jote. Sytë tu i ngjajnë diellit. Dhe ai shkëlqim sysh lëshon rreze.
Erdh dhe kjo Pranverë, pa Syrin Tënd e pa Buzëqeshjen tënde. Qe pesëmbëdhjetë herë.
Oh, jo, jo! Unë e shoh Syrin Tënd Pranveror dhe Buzëqeshjen Tënde Diellore.

2.
(Nuk e di pse syri im është kaq i nxirë e kaq i përzishëm. I zi, futë.
Nuk e di pse një mallkim po më sillet si pëshpërimë ndër dhëmbë e nuk del jashtë meje.
Po përpiqem t'i shkul fjalët nga kënga ime... jo, jo...unë nuk di të këndoj...nuk e di pse kënga më del si vaj. E fjalët e mia mund t'i shkëpus vetëm nga Vaji dhe Mallkimi.
Oh, bir! Më fal, mos i shiko lotët e mi, as vajin tim që nuk po mundem ta shndërroj në këngë, mbetet vetëm këngë vaji, nuk dua që me lotët e mi ta vras buzëqeshjen tënde. Jo pra, ja, unë jam mirë. Dhe jetoj mirë...)

3.
Nuk kam kujt t'i besoj.
Të vërtetës së armikut nuk i besoj.
O Zot, as të vërtetës sonë nuk i besoj.
Nuk e di pse nuk i besoj asnjë të vërtete.

4.
Ti tashmë gjendesh në parajsë. I buzëqeshur. Në shtëpinë qiellore të Atit.
O Zot, më shpërngul me gjithë shtëpinë time atje, te Buzëqeshja e Djalit. Te Buzëqeshja e Hyjit.

DORACAK PËR SHENJËN TËNDE MBROJTËSE
(Çast shkrimi)
(Çast shkrimi)
Mund të gjendesh midis mure zjarresh dhe midis tërbimesh.
E ti, mos e shkatërro vendin tënd të strehimit në zemër.
Aty e ke mburojën vetjake, kur gjithçka të ka braktisur në jetë.
Aty, te ajo strehëz, ke kështjellën tënde dhe fuqinë e shpëtimit,
Ke Çlirimtarin Tënd, Dritën Tënde në Ditën e Fatkeqësisë.
Aty të rrethojnë Këngët tua të Çlirimit, Dituria jote e Thyerjes së Prangave.
Më kot të pabesët të rrethojnë, më kot ngrihen lart kundër teje.
Më kot të vënë prita të fuqishmit, edhe pse asnjë borxh nuk ua ke,
Ata laku i ligësive të veta i zë, dora e tyre e pabesë i lidh,
Nuk ka se si drejtësia me të braktisë, si me të braktisë vetë Zoti.
Nuk ka se si me të braktisë Mirësia e Hyjit,
Edhe kur të akuzojnë pse je i butë në nderim të të pambrojturve,
Ti e njeh Të Tejetlartin si shenjën tënde mbrojtëse.

0 comments:
Post a Comment