Ti dhimbja fjale
Krushë
Sa shpejt të harruam
Krushë
Sa shpejt të harruam
Asnjë faqe libri
S’ë zë atë plagë!
S’ë zë atë plagë!
Krushë!
PA FJALË
Ç’mi vodhe këto lule
Kur gjelbërimi vuri sytē
Mbi këto bjeshkë
E gryka mërgoi
Në natën e pafund
Drejt një terri
Pa gjurmë
A ka fjala ëndrra më?
Kur gjelbërimi vuri sytē
Mbi këto bjeshkë
E gryka mërgoi
Në natën e pafund
Drejt një terri
Pa gjurmë
A ka fjala ëndrra më?
KA DISA DITË
( Dy të rinjve policë)
Që lumi hesht
Dallgë o lumë dallgë
Këtë ditë maji
Ç’mi përplas
Këto orë pa akrep
Koha ka mbetur në vend
E nga syri
Loti u bë lumë!
Dallgë o lumë dallgë
Këtë ditë maji
Ç’mi përplas
Këto orë pa akrep
Koha ka mbetur në vend
E nga syri
Loti u bë lumë!
Ka disa ditë...
AS MBRËMË
Nuk dëgjova asnjë zë
O lum i dhimbjes
Kam mbetur në dritare
E fjala
Asesi të hyj në varg
Më thuaj lum lumi
A ra shi mbrëmë
A u derdhën ato dallgë
Si çdo pranverë?
Pse nuk më flet lum
Në cilin sportel e mban
Këtë cicërimë stine?
O lum i dhimbjes
Kam mbetur në dritare
E fjala
Asesi të hyj në varg
Më thuaj lum lumi
A ra shi mbrëmë
A u derdhën ato dallgë
Si çdo pranverë?
Pse nuk më flet lum
Në cilin sportel e mban
Këtë cicërimë stine?
As mbrëmë ...
PESË NET
E pesë
Po lumi mbeti lumë
Nuk u zgjua nga ky ankth
I rëndë paskaj
Në asnjë gjeth peme
Në asnjë faqe shkëmbi
E guri të Grykës
Nuk shpalosi fjalët
O zot
Sa e rëndë qenka nata
E netët
Që vijnë me pshëretimë
Pesë net e sa net pa gjumë!
Po lumi mbeti lumë
Nuk u zgjua nga ky ankth
I rëndë paskaj
Në asnjë gjeth peme
Në asnjë faqe shkëmbi
E guri të Grykës
Nuk shpalosi fjalët
O zot
Sa e rëndë qenka nata
E netët
Që vijnë me pshëretimë
Pesë net e sa net pa gjumë!
ATA
Do të na i kërkojnë
Sytë
Të mos e shohim
Diellin kurrë
Bebëzat
Të na i djegin në zjarr
Janë farë e Karpatëve!
Sytë
Të mos e shohim
Diellin kurrë
Bebëzat
Të na i djegin në zjarr
Janë farë e Karpatëve!
SONTE
Përvajshëm derdhet
Sonte Lepenci
Nga gjiu i dallgëve
Nxjerr një trishtim
Atje
Te bregu i mosharrimit
Dita
Ik me nxitim
Sonte Lepenci
Nga gjiu i dallgëve
Nxjerr një trishtim
Atje
Te bregu i mosharrimit
Dita
Ik me nxitim
Sonte
lOTI U BË SHI !
lOTI U BË SHI !
0 comments:
Post a Comment