Friday, May 4, 2018

POEZI NGA DHIMITRI KOKAVESHI

GJURMË.
Lëpihem lotit
syrit tënd
ujëvarë studimi 
bëhem.
Bëhem?... Lakmi
si një tregim
në çdo gjurmim
mes ligjesh! ..
I udhëzuar
të qëndroj gdhëëndur
Shpjegimeve!...
Si dashuritë e heshtura
skulpturave
po na mundojnë:
I lartësojnë?...
A mund t'u fal
shpirtin?...Të ngjall!...
Në çdo kërkim
Dhe një krijim mbi
rinumërime
heshtjesh apo zgjatime
Shmangjesh
Prej diellores shtohen!...
Largësitë. 
RINGJALLJE.
Deshirash zgjuar
një prekje
dhe një qëndrim 
i afruar!...
Si mes ringjalljes
ulem
Buzëve... gjeta!...
Pasurinë
e falur belbëzimeve
Mbuluar
Mbi çdo shprehje
Dhe një ndjenjë
Na relaksonte dhe linim
shpirtin?...
Zgjuar!... Mbi frymëzime
dhe një ide
trupi ynë?... Veson
Ndërgjegjësuar
madhështisë jetë!...
Përjetohet.

X
E josha!... Tepër
dashurinë
dhe vlerave!...
Më fshihej.

INTIMITET.
E di
Që çdo moment përbri teje
Po qendroj?!
Dhe në momente intimiteti
Sërish mua, fantazon.
Klithëzat e tua
S΄mundet
Pulëbardhës t’i ngjasojnë.
Mëkat, thellësis së misterit
Idet brënda realitetit qofshin eklektike
T’i zbërthej!
Pohim apo mohim, qenia dallgëzim
Shpirtin, shumë e shoqeronë.
Fati! Është shumë i vogël
Në pjesën ëngjëllore.
Botës kërkon, kur deperton!...
Transformohet djallëzor!

0 comments:

Post a Comment