Monday, March 6, 2017

Arqile Gjata - NË FESTËN E GRAVE


Sot qyteti
mblodhi gjithë rrezet e diellit,
ngjyrosi sytë dhe buzët e grave!
Gratë,
u krehën bukur
për të krijuar tinguj
për çdo dëshirë.
Ato ecin kudo,
çdo çast në bregun e ditës
kërkojnë diejt e jetës.
Të thinjura nga mjegulla në të njëtët yje
mbrëmjeve shkëlqimin ua kthejnë të dashurve
me përkëdhelje e lirizëm si tek poezit erotike!
8 Mars
Dhe pse 8 Marsi ende nuk ka mbritur...në mjediset e emigrantëve kudo u festuan festat e 7-8 Marsit.

0 comments:

Post a Comment