Zemra e gruas
rreh bashkë me agimin,
Bashkë me zogjtë
ia merr këngës anembanë,
Fluturon bashkë
me ta,
Mundohet të
coptojë litarët e shqetësimit,
Prej lotëve që i
rrjedhin nga sytë, mbijnë lule,
Në gjoksin e saj
e ardhmja ëndrra është duke parë.
Në sharapollin e
jetës luginave bredh,
Zgjohet prej
tyre,
Një ëngjëll mbi
buzët ngjyrë alle valle hedh,
Nektarin e jetës
ajo sjell në shtëpi.
Pas natës
kthehet dhe zemra e saj,
Në një kafaz të
huaj tik- tak fillon e rreh,
Gjendja e vështirë
asnjë hap s’i është ndarë,
Perëndeshë e botës,
botën përkund në djep.
Ëndrrat për yjet
janë ninullat e saj,
Kur nata copëzohet
sytë i ndrisin bashkë me diellin,
Buzqeshja në
horizont ia admiron fytyrën ,
Si mjellma, këngët
e saj shpirtin ta ndezin…
08.03.2017.
0 comments:
Post a Comment