Sa herë vjen
pranvera dhe lulet lulzojnë,
Zogjtë këndojnë si
të dehur këngët e tyre si nga hera,
Yjet e rastit në
kupën qiellore xixëllojnë,
Cjapi hutohet
kur sheh gjethet e gjelbra.
Ai bredh nëpër
vragat e tij në shtigjet shkëmbore,
Mundohet të
ngjitet nëpër frashra dhe lisa,
Në majë të kresë
i zgjaten dy brirë në formë kurore,
Pas kurorës
mbretrore e gjithë tufa e dhive nga pas e ndiqka.
Rrëketë për çudi
të gjithë rridhnin qumësht,
Cjapi si kokoroç
kalonte tutje me këmborë në qafë,
Përtyp gjethe të
njoma,pas ferrash fërkon mjekrën e gjatë.
Duke u endur nëpër
pyje ai pa nimfat,
Që bashkë me
lulet zbukuronin livadhet,
Atherë ai bërtiti meee me të madhe,kjo ishte gjuha e tij,
Atherë ai bërtiti meee me të madhe,kjo ishte gjuha e tij,
Rapsodinë e tij t’gjitha nimfat e pranuan edhe kësaj
radhe.
Kështu që ne dëgjojmë
sot një muzikë me kompozim të ri,
Shohim nimfat nëpër
pyje vardallë duke u sjellë,
E,më pas ky cjap
i gjorë iu dorzua një kasapi shpirt zi,
Pasi e vari në
çengela,pa mëshirë filloi me e rrjepë…
Tiranë.30.03.2017
0 comments:
Post a Comment