së një çasti të jetës.E
vjen me hapin e lehtë
si një vajzë me bukurinë
e saj paqëvashërore:
e ligshton njeri-ëndërrimtar
– shkretin në shpirt,
e çon në varr si Martir
të Bukurisë.
E ta zbulon për Një Çast
atë Botë të Padukshme
të Amshimit – Liri – Bukurisë,
ta çet në shuplakë të
dorës
moshën e bjerrur në
kotsira,në gjumë – jetë.
Shpirti njerzor bëhet
një monstrum që pushton veten.
E ke vërejtur se i zgjuar
s’ke qenë,që e ndjekin,kur ka rënë zilja
e Amës së Përjetimit të
Së Bukurës së Një Çasti.
I ke ngjarë jetës së
një orëpremi
që fyejnë dhe e pështyjnë,
që e poshtërojnë dhe e
sakatojnë,që e ndjekin.
E në Prag të Jetës e ka
brakrisur Fati e Lumturia.
Gazi i Fëmijës,fara e
mbjellun në arë.
E mbërthehet në mënxyrën
e Pritjes e të Vetmisë,
kundër jetës hakmerret
me vetveten e braktisur.
E jetën nuk e shpërblen
me Krenarinë e vdekjes:
e qëndis me puthje
laviresh e grash të përdalme,
çon miqësi me djemarakë,me
libertinë e tundues,
me njerëz të
shkarzuar,epsharakë e hileçarë,
me nepsçarë,shpërkëndyes
e kusarë e ndjen veten mirë,
qan halle me spiunë,batakçinj,falsifikues
ordinerë,
me plangprishës,vrasës,krijues
të rremë e me horra,
do për t’ua njohur
shpirtin vjedhsëve të bankave,
kontrabandistëve të armëve
e të drogave e vëllavrasëve.
Oh,Amë e Jetës, e
mbetur peng në Pirgun e Vdekjes!
Nga libri "O Amë,
O Amë".
1995
0 comments:
Post a Comment