(Çaste: replikë poetike mes Autorit, Lirikës dhe Publikut)
1.
Ju thoni: hiqja, ti si autor,
Ato fjalë të rënda kësaj antipoezie,
Atë shëmti groteske të shprehjes,
Atë lojë të rëndë fjalësh.
E po ju dëshironi që kjo poezi të mbetet pa fjalë, eng,
Që t’ia lidhni sytë asgjë të mos shohë përreth
Se ç’po ndodh, ç’po bëhet,
Dhe tinëzitë e prapaskenat
Të mos pushojnë kundër një Njeriu a një populli.
Që të mos dëgjojë asgjë.
E mandej ju festoni:
e mundëm këtë poezi të poshtër,
E gjunjëzuam, e përulëm,
as gëk më s’mund të bëjë!

2.
E poezia thotë:
"Hej, ju të marrët,
Si s’pushuat me tinëzitë tuaja të poshtra,
Si mund të ma merrni Dritën, Shkëlqimin,
Zjarrin e Zemrës, Yllin tim Polar.
Pikërisht atëherë unë jam si ajri
Që nuk mund të mbërthehet në pranga,
Mandej bëhem unë skenaristi, regjisori, dramaturgu
Që e hap siparin e hekurt të realitetit:
Thur skena idhnake,
Skena që nuk duken nga sytë e publikut,
Skena që të djegin në të fshehtë
Skena krejt të turbullta.
Cilëndo akuzë mund ta thur kundër Autorit,
ta dërgoj në duar kidnapuesish,
a në vetmi të pafund.

3.
E ç’ju duhet atëherë e vërteta!
Hiqu nga e vërteta, pash nderën!
Atëherë koka ime e marrë ndan drejtësinë
Bëhet pushkë:
Ja, gjaku, urrejtja, vrasja
Këto janë të vërtetat e mëdha!"
E ç’ju duhet atëherë e vërteta!
Hiqu nga e vërteta, pash nderën!
Atëherë koka ime e marrë ndan drejtësinë
Bëhet pushkë:
Ja, gjaku, urrejtja, vrasja
Këto janë të vërtetat e mëdha!"
4.
E kjo poezi nuk ndjehet për asgjë fajtore
Nga askush nuk kërkon falje
Nuk ndjen nevojë për kurrfarë ngushëllimi
Nuk kërkon ta simpatizoni as të keni antipati.
E ajo atëherë bëhet edhe farë
Që frytnon arën djerrë,
A femrën e virgjër.

0 comments:
Post a Comment