KRESHNIK ALIÇKAJ, KOMPOZITOR,
VENDI I PARË NË LUKSEMBURG
VENDI I PARË NË LUKSEMBURG
(Çast reflektimi dhe për një sistem vlerash integruese europerëndimore)
Kreshnik Aliçkaj (1982) është kompozitor që tashmë ka bërë emër, është profesor universitar në Akademinë e Muzikës në Prishtinë, veprat e të cilit janë interpretuar në Kosovë dhe Shqipëri. (E njoha nëpërmes prindit të tij tashmë të ndjerë dr. Xhavit Aliçkajt, në manifestime kulturore, letrare e muzikore. Xhaviti ishte studiues letrar, sidomos i Fishtës, profesor autoritativ, edhe vetë ishte muzikant, si dhe njeri i lëvizjeve kombëtare të kohës).
1.
Kësaj radhe, shkas për të shkruar për Kreshnikun, ishin dy prezantime e suksese në fushën e muzikës në Evropën Perëndimore, në radhë të parë, SHPËRBLIMI I PARË në garat ndërkombëtare "Artistes en Herbe" Luksemburg, me veprën e tij “Kuintet Pianistik” (e shkruar për 2 violina,violonçel e piano, që, si e kategorizon autori, "është në kategorinë e veprave të dhomës", e kompozuar para dy viteve).
Po ashtu, do përmendur edhe një prezantim të mëparshëm, vitin që shkoi. Fjala është për pjesëmarrjen e tij në Vatikan (shtator 2016), në Bazilikën Papale të Shën Palit, me rastin e shenjtërimit të Nënës Tereze e ku u shfaq vepra e tij muzikore “Nëna Terezë". Ishte një interpretim premierë që u interpretua nga Kori dhe Orkestra e Filarmonisë së Kosovës, në koncertin që mbahet në mend e ku merrnin pjesë personalitetet më të spikatura shqiptare të skenës ndërkombëtare të artit.

2.
Që të dy këto vepra muzikore karakterizohen nga shfrytëzimi i folklorit tonë burimor; një ndërthurje e mahnitshme e autoktones me klasiken muzikore europerëndimore. Gjithnjë spikatet fryma origjinale, krijuese. Vetë kompozitori shprehet: "Gjithnjë mundohem që të shkruaj muzikë të bukur dhe të jem vetvetja në krijimtari, duke i shfrytëzuar ato elemente muzikore të përgjithshme siç janë: harmonia, forma, polifonia, orkestrimi, etj, dhe të gjitha këto në mënyrë sa më origjinale. Kombinimi i ritmeve tona, i moduseve (shkallëve), dhe gërshetimi i këtyre me modernizmin evropian të shek. XX-XXI e bëjnë këtë vepër profesionale dhe të kohës, pra ashtu siç shkruhet edhe sot në Evropë... Për sa i përket dramaturgjisë në vepër, është e trajtuar me mjaft kujdes, me kontrastet e nevojshme, me ndryshimet harmonike gjegjësisht modulime të logjikshme, me një formë të qartë, e gjithashtu rëndësi të madhe ka edhe vendosja e materialit muzikor në instrumentet e caktuar dhe në regjistrat ku ato tingëllojnë si tërësi, pra me tingull të plot e të rrumbullakësuar mirë."

3.
Në mediet e vendeve europerëndimore shpesh kultura zë kryet e vendit...
Për këta afro 18 vjet e sa, rrallë Kosova jep një kryelajm kulturor (si ndodhi vetëm nga lëmi i kinematografisë... për nominimin zyrtar të filmit "SHOK"... ). Kemi jo pak personalitete të kulturës që e lartësojnë emrin e Kosovës... por që i përbuzim barbarisht...
Dihet: ne mund të konkurrojmë me vlera kulturore, për shkak se nuk prodhojmë mercedesë, aeroplanë apo kompjuterë...
E përse të mos ishte kryelajm një prezantim i tillë edhe i Kreshnikut në mediet tona që mbajnë monopolin informativ (më shumë monopol i uzurpuar)?
Thuhet: pas bukës vjen kultura...

4.
Në dyert e integrimeve evropiane, ne mund të trokasim (konkurrojmë) me SISTEM VLERASH dhe projektesh, e jo me SOPATË NË DORË (me sharje e sulme, se jemi trima, të tjerët, "Evropa kurvë" na kanë borxh, prandaj ata DUHET të na dëgjojnë vetëm ne, URDHËRAT TANË etj etj); apo të biem në ekstremin tjetër, të trokasim me STRAJCËN E LYPËSIT (se të tjerët u dashka të na mëshirojnë)?
Sigurisht, që konsiderojmë që duhet të trokasim (konkurrojmë) me sistem vlerash...
E nëse ato vlera na mungojnë?!
Fatmirësisht, nuk na mungojnë!

( 28 mars 2017)
0 comments:
Post a Comment