Saturday, March 4, 2017

Prend BUZHALA: - MINUS LIRIA QË NJEHSOHET ME LIRINË MINUS


(Çaste: një poezi që i kopjoi Dy Letra 
të një fëmije në kohë lufte e kohë paqeje)
Në letrën e parë ai fëmijë shkroi:
"Ky libër është djegur pak.
Arrita ta nxjerr nga flaka.
Është me rëndësi që e shpëtova këtë libër.
Beteja po ndodhte rreth shtëpisë sime.
I thashë një luftëtari
se nuk dëshiroj të vritem në luftë.
Ai ma dha dorën
dhe eca drejt nëpër dritë."
(Mos u habitni: kjo poezi gjendet në minus
për shkak të mungesës së autorit të saj.)
Në Letrën e Dytë pas luftës:
"Këtu po i shënoj emrat e shokëve
dhe emrat e shoqeve që mungojnë,
emrat e librave dhe fletoreve të djegura,
emrat e fotografive të zhdukura,
vizatimet e fjalët që i patëm shkruar
në murin e shkollës.
Plus emrin e Luftëtarit të Plagosur
që nuk më la të vritesha.
Tash po shkoj t’ia jap dorën
Që ai të ecën nëpër dritë."
Tash ai është i rritur, rravgon nëpër botë.
Me Minus Vendlindje.
Me Leksionet e Humbura
me numrat minus para Lirisë.
Lirisë nuk ka kush ia zgjat dorën
Në Lirinë Minus: të ecën nëpër dritë.
Kjo liri u njehsuaka vetëm me minus para zeros.

0 comments:

Post a Comment