(Poezi dramatike në Çastin e Krijimit)
Kësaj radhe u grindën Poezia dhe Maska:
Cila do ta merrte rolin
Për ta mbuluar a për ta mbrojtur Autorin?

Maska tha:
Unë jam e bukur.
Ia nis e buzëqeshi, po trishtimin nuk e largoi,
Kur u desh të heshtte Autori, ajo zinte e bërtiste.
Bëhej e lumtur e Autorin e linte të dëshpëruar,
E shndërronte në një Qenie të panjohur.
Ishte e verbër vetë dhe nuk lejonte as të tjerët të shihnin.
Ajo fliste me gjuhën e saj, e Autorit iu pre fjala.
Dinte të zbukurohej para botës, Ai ziente në trishtim.
E fshihte të keqen para publikut, Autori mbytej në vetmi.
Vetë nuk merrte frymë, e si të merrte frymë Tjetri pas saj?

Poezia,
për dreq, gati doli mendsh.
Nxori pezmin e Autorit për fushë, gati sa nuk ia mori shpirtin
zemërplasjen e tij e shpalli Hyjni Publike.
Iu drejtua Maskës dhe Autorit:
"Më detyruat të bëhem një artiste cirku,
një kloun, një palaço qesharake
që shan e flet fjalë pa u matur.
Unë e shoh e flas të vërtetën,
që as ju, as Publiku nuk e sheh.
Mua askush nuk më sheh,
askush nuk më vëren, e gjithëpranishme jam."
U bë idhnake, dhe aq e rrëmbyer qeshja e saj.
Nganjëherë tërheqëse, si sirenë e fshehur në barkun e detit.
Poezia, si një pasqyrë e humbur
I nxjerr sheshit tinëzitë e të tjerëve
E thotë: dashuria juaj është një groteskë.
E ka raste kur kjo poezi shndërrohet në furtunë
Dhe secilin që vë kurthe intrigash
Ajo me ushtrinë e saj të padukshme
Ia zë të gjitha shtigjet, e vë në rrethim.
Nuk i vjen turp të fyejë e t’i turpërojë të tjerët,
Madje, t’u thotë se e kanë mendjen fyçkë,
Sa herë që zënë e flasin për jetën a për botën.

Autori
mbeti eng. Nuk mund të fliste. As të shkruante.
Po e jetonte dramën e paparë të krijimit.
Mos e provofsh atë krijim dramatik, shpirt-sfilitës,
ti Lexues i Pasionuar.

0 comments:
Post a Comment