- Sa i trashë që je, more Gimi, - i kishte thënë dikur zysha e klasës së parë fillore gjatë orës së abetares, ndaj dhe ky mediokritet për të i cili gjatë viteve u kthye në zakon, nuk krijoi aspak probleme serioze të lidhura ngushtë me shkrimin apo leximin, dijen ose padijen, sikurse krijimin dhe shtimin e pasurisë, lekëve, banesave, pallateve që ndërtoi më pas me firmat e veta të ndërtimit, makinat luksoze që bleu e shiti, probleme pronash apo mbivendosjesh hipotekore, të cilave ai u dha zgjidhjet më të mira të mundshme!
- Eh, si u krijuan tërë këto mundësi, - u tha më pas për atë djalë të vockël, që dikur shokët e tallnin për shkak të mosdallimit të disa germave të thjeshta të alfabetit. Por nga këto dallime-mosdallime u përcaktuan fatet e tyre të mëvonshme, ku për të, ato shkarravina u kthyen në lulëzim dhe begati, kurse për ata fati solli solli fatkeqësitë më të mëdha të kontradiktave në vijim.
Ata që studiuan dhe e vranë mendjen aq shumë për të parë gjërat e mëdhaja të botës, nuk panë një detaj fare të vogël që u kaloi para syve! Kurse djali i vockël, që nuk mësonte dot lëndën e abetares dhe që të gjithë kujtuan se aq i "trashë" sa ishte nuk do të arrinte të shkruante as shkurtimin e emrit tij të thjeshtë "Gimi", një ditë panë se në regjistrin e zyrës së gjendjes civile, ai nuk figuronte Gimi si Agimi, por Gimi si Trashëgimi!
Modifikime të anshme të justifikuara - dilemë nga P.M.
P. M. Philosophy
P. M. Philosophy
Nëse emrin shkurt unë e kam Goni, dhe e gjithë shoqëria më njeh kështu, por në regjistrin e gjendjes civile dhe në pasaportë emrin zyrtar e kam Antigoni, atëherë:
1. Ky dualizëm a mund të krijojë një mjedis ku ekzistenca e tezës "Anti" e patheksuar krijon një paragjykim zakonor të anshëm, kundrejt Antitezës "Anti"?
2. A mund të krijojë kjo përqasje, besimin e justifikueshëm se edhe në brendësi të qenies, kjo tezë - antitezë do mund të modifikojë mjaftueshëm lidhjen mes "Unit" dhe "Antiunit"?
1. Ky dualizëm a mund të krijojë një mjedis ku ekzistenca e tezës "Anti" e patheksuar krijon një paragjykim zakonor të anshëm, kundrejt Antitezës "Anti"?
2. A mund të krijojë kjo përqasje, besimin e justifikueshëm se edhe në brendësi të qenies, kjo tezë - antitezë do mund të modifikojë mjaftueshëm lidhjen mes "Unit" dhe "Antiunit"?
Shembull :
1. Teza : Unë jam Goni dhe jam i uritur
2. Antiteza : Unë jam Antigoni dhe nuk jam i uritur.
3. Sinteza: Uni - Antiuni/ Goni - Antigoni / Uritur - (Anti) uritur - jo uritur - jo i uritur;
pra kur unë jam Goni i uritur dmth se jam Antigoni i pa uritur.
1. Teza : Unë jam Goni dhe jam i uritur
2. Antiteza : Unë jam Antigoni dhe nuk jam i uritur.
3. Sinteza: Uni - Antiuni/ Goni - Antigoni / Uritur - (Anti) uritur - jo uritur - jo i uritur;
pra kur unë jam Goni i uritur dmth se jam Antigoni i pa uritur.
Nëse zakoni im mendor është i paanshëm (unë jam Goni), dhe ky zakon modifikohet në një sjellje të anshme por të justifikuar (unë jam Antigoni), atëherë ky modifikim mund të përcillet nga Uni - Antiuni po në mënyrë të anshme por të justifikuar (unë jam i uritur) - (unë nuk jam i uritur).
Testamente të pashkruara - dilemë nga P.M.
P. M. Philosophy
P. M. Philosophy
Ai jo vetëm që ishte supersticioz por madje e kishte vërtetuar se i ishte qepur syri i keq. E dinte mirë se kur të qepet syri i keq i ke punët pisk.
Për ta eleminuar këtë përndjekje, si pjesë e profecive të parealizuara që stërgjyshi dhe katragjyshi ja kishin lënë amanet në testamentet e pashkruara kurrë më parë, ai vajti herët në mëngjes te markata dhe bleu dy vargje me hudhra.
Njërën për te dhoma e gjumit dhe tjetrën për në makinë.
Tani jo vetëm syri i keq, por atij nuk i shqitet as era e hudhrave!
Njërën për te dhoma e gjumit dhe tjetrën për në makinë.
Tani jo vetëm syri i keq, por atij nuk i shqitet as era e hudhrave!
Modeli studimor i 'farës së kungullit' - dilemë nga P.M.
P. M. Philosophy
P. M. Philosophy
Ai dikur ishte një fshatar i devotshëm dhe punëtor, i cili mbillte kunguj.
Më pas edhe doktoraturën e mbrojti mbi tezat e mbjelljes, rritjes dhe shitjes së farave të kungujve. Me reformat universitare u krijuan kushtet, hapësirat, dhe mundësitë, kështu që ai u bë doktor, profesor, dekan dhe rektor.
Më pas edhe doktoraturën e mbrojti mbi tezat e mbjelljes, rritjes dhe shitjes së farave të kungujve. Me reformat universitare u krijuan kushtet, hapësirat, dhe mundësitë, kështu që ai u bë doktor, profesor, dekan dhe rektor.
Tek universiteti i tij ngriti standardet më të mira bashkëkohore duke e pranuar me modesti se suksesi i kishte rrënjët në studimet e tij të mëparshme.
Ai tha se: "Sekreti i gjithë kësaj ishte që dija dhe nxënësit duhet të mbillen e të zhvillohen njësoj si farat e kungujve, pasi nga të gjithë modelet, më i miri, më profesionali dhe më eficienti për tregun e punës ishte modeli studimor 'studenti-kungull'!"
Reforma Proceduriale - dilemë nga P.M
P.M. Philosophy
P.M. Philosophy
Aai nuk luajti fare as nga vendi dhe as nga vendimi i tij. Për këtë paluajtshmëri ishte mjaft i vendosur dhe tha se kishte mbledhur fakte dhe argumenta nga më të fortat dhe të padiskutueshmet që edhe vetë universi nuk i kishte hasur më parë nga krijimi i tij.
Pasi u shqyrtuan të gjitha faktet dhe argumentet, të gjithë u habitën sesi u kishin kaluar para syve gjëra kaq të rëndësishme, sa të humbur e të qërruar kishin qenë më parë, u bindën se askush nuk do mundte kurrë ta luante më Aatë.
Atëherë e vetmja gjë që ngeli të bëhej ishte që të gjithë të ndryshonin. Të gjithë duhet të ndryshonin mënyrën e të menduarit, mënyrën e të mbledhurit të fakteve dhe argumenteve, mënyrën e studimit, mënyrën e gjykimit, madje gjithë gjykatën, prokurorinë, ligjet, kodet dhe procedurat civile.
Aq shumë e kuptuan ata se sa kishin gabuar e se sa i paluajtshëm Aai ishte, sa edhe në kodin civil ndryshuan klasifikimin e Ttij, nga:
"Sende të Luajtshme", e kaluan në:
"Sende të Paluajtshme"!
"Sende të Luajtshme", e kaluan në:
"Sende të Paluajtshme"!
0 comments:
Post a Comment